Panorama (Albania)

Deputeti i opozitës së re: Të pyesim PD për Reformën

“Edhe ata e kanë kuptuar se dalja nga sistemi ishte gabim i madh”

-

Deputeti i Grupit Parlamenta­r Demokrat, Korab Lita, kërkoi dje kushtëzim të votave të deputetëve opozitarë për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjatë fjalës së tij dje në Parlament, deputeti i opozitës së re tha se “Kjo qeveri nuk meriton asnjë votë tonën për të gjitha ligjet e thjeshta. Mënyra e gatimit të ligjeve, koncesione­t korruptive, janë të tilla që nuk përfaqësoj­në votën opozitare dhe asnjë prej tyre nuk meriton votën tonë duke filluar nga më e rëndësishm­ja, projektbux­heti i ardhshëm që pritet të vijë. Me votat e vjedhura të 2017- ës, qeveria miraton të gjitha ligjet që asaj i shërbejnë për vjedhjen e taksave të shqiptarëv­e. Ne s’kemi arsye të bëhemi pjesë e kësaj megavjedhj­eje që po bën qeveria çdo ditë”. Për votimet e cilësuara, deputeti i opozitës u kërkon kolegëve të tij që të negociohet me maxhorancë­n dhe qeverinë. “Për të gjitha votimet që kërkojnë 84 vota dhe për të cilat vota jonë është e domosdoshm­e, ne duhet të negociojmë me maxhorancë­n ndryshime sistematik­e të ligjeve organike, që kërkojnë shumicë të cilësuar e të cilat sjellin vërtet një dobi për vendin dhe duhet të ulemi rast pas rasti për të koordinuar grupet parlamenta­re që të jemi të bindur që kur e japim këtë vote, ajo t’i shërbejë vendit”, u shpreh deputeti i opozitës së re. Por risia e propozimit të deputetit demokrat është bashkëpuni­mi që ai kërkon me Partinë Demokratik­e. “Për të gjithë elementët që kërkojnë 2/ 3 e votave, siç është Reforma Elektorale dhe Sistemi Elektoral, shoqëruar me ndryshimet Kushtetues­e, unë mendoj se duhet të konsultohe­mi shumë më gjerë se kaq. Duhet të konsultohe­mi sepse është një përgjegjës­i historike dhe ne nuk mund ta marrim atë përsipër me një votim të thjeshtë parlamenta­r, por duhet të konsultohe­mi me Qytetaret Shqiptare, me aktorët e tjerë politikë, pse jo dhe me Partitë nga ku kemi dalë ( pasi tashmë edhe ata e kane kuptuar që dalja nga sistemi ishte një gabim i madh), me faktorët shoqërorë, në mënyrë që vota jonë, decizive për të krijuar 2/ 3 e votave, të jetë e mirëmendua­r dhe të jetë vërtet e dobishme për vendin”, u shpreh Lita. Sipas tij, “misioni i ri i imi dhe i kolegëve parlamenta­rë mendoj se është ky: Të përfaqësoj popullin opozitar, votat e të cilit kemi marrë dhe votat e të cilit përfaqësoj në këtë Parlament, për të bërë jo thjesht sa më të shkurtër jetën e kësaj qeverie, por për shumë më tepër se kaq”.

 ??  ?? Deputeti Korab Lita
Deputeti Korab Lita

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania