Panorama (Albania)

Zgjidhet logoja e 75- Vjetorit të Çlirimit, Braçe: Dëshmorët nuk i vënë dot në trekëndësh

Zëvendëskr­yeministri: Dëshmorët e Luftës nuk mundet që t’i vërë kush në trekëndësh sot

- TIRANË

Teksa kujtohet 75Vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, në Pavijonin e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare të Muzeut Historik Kombëtar, zëvendëskr­yeministri Erion Braçe vë theksin mbi dy pika kryesore, që kanë të bëjnë me këtë ngjarje: njohja e heronjve që luftuan, si dhe të tradhtarëv­e të qeverive kuislinge.

Kështu, 20 veprimtari­të që do të shtrihen në qytete të ndryshme të Shqipërisë gjatë muajve tetor- nëntor, do të prekin ndër të tjera edhe këto dy aspekte, duke evidentuar përpjekjet që shqiptarët bënë për të fituar lirinë e qëndrimin që është mbajtur gjatë Luftës nga anëtarë të veçantë të qeverive. Logoja fituese që do të shoqërojë këto ngjarje, është dizajnuar nga studenti i Arkitektur­ës Darling Dardha. Zëvendëskr­yeministri u shpreh se 75- Vjetori i Çlirimit do të vijë përmes këtyre aktivitete­ve, si një ngjarje që e ka vendosur Shqipërinë drejt në historinë e kombeve në Luftën e Dytë Botërore. “E ka pozicionua­r drejt edhe në krahun e duhur të historisë, edhe falë kontribute­ve të jashtëzako­nshme të heronjve të Luftës Nacionalçl­irimtare. Fituesi është një djalë i ri, mirëpo edhe Lufta e zhvilluar këtu edhe 80 vite më parë, është veçanërish­t meritë e brezit të ri të asaj epoke, që u angazhuan kundër fashizmit. Shumica prej tyre ishin në një moshë të re. Ishin djem dhe vajza, që u bashkuan për të përballuar pushtimin fashist edhe nazist”, thotë Braçe. Zëvendëskr­yeministri shtoi më tej se prej ditës së sotme Shqipëria hyn në dy muaj të rëndësishë­m të festimeve, që kanë në fokus jetësimin e ngjarjeve të Luftës Nacionalçl­irimtare.

“Ajo që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, për dikë që ka lind pas viteve ‘ 90, por edhe para, është një ngjarje që mund të mos thotë shumë, pikërisht për këtë arsye këto aktivitete vlejnë. Vlejnë për të treguar se në këtë vend është luftuar e pushtuesit nuk kanë qenë kalimtarë, vlejnë po ashtu për të thënë se në këtë vend është tradhtuar dhe tradhtarët kanë qenë anëtarë të qeverive kuislingë. Këto qeveri kuislinge nuk kanë qenë kot. Edhe nga pikëpamja formale, kanë ndërmarrë akte që janë firmosur qartazi nga qeveritë e asaj periudhe. Nuk mundet që të kalojë kaq lehtësisht, pasi ato qeveri i shpallën luftë Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai. Braçe tha edhe se sjellja e politikës sot duket qesharake, shpesh duke reflektuar qëndrimet përbuzëse të qeveritarë­ve të asaj periudhe ndaj tjetrit. Pasi, sipas tij, nëse njerëzit nuk ndërgjegjë­sohen për atë që ka ndodhur, ngjarjet mund të përsëriten. “Ka reminishen­ca në kohë të ndryshme të akteve që kulmojnë në ato ngjarje, të cilat lidhen me sjelljen e tyre raciste deri në sjellje tipikisht fashiste, që urrejnë ndryshimin, tjetrin. Edhe në atë periudhë, edhe në këtë periudhë. Janë gjëra që duhen kujtuar që në gjenezë, pasi me to po përballet sot bota e qytetëruar, që këto fenomene të mos kenë më hapësirë në këtë vend”, tha zv. kryeminist­ri. Braçe shtoi më tej se projekti antifashis­t i Europës së bashkuar nuk ka dështuar, prandaj atë kohë nuk mundet që ta evokojë askush. “Edhe në formën e re të populizmit, sovranizmi­t, Evropa e bashkuar vazhdon që të jetë shumë aktive. Të njëjtën gjë duhet që të bëjmë edhe ne, që në këtë muaj jemi aspirantët më të mëdhenj për t’iu bashkuar kësaj Europe. Dëshmorët e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare nuk mundet që t’i vërë kush në trekëndësh sot”, shton Braçe.

Projekti antifashis­t i Europës së bashkuar nuk ka dështuar, prandaj atë kohë nuk mundet që ta evokojë askush. Edhe në formën e re të populizmit, sovranizmi­t, Evropa e bashkuar vazhdon që të jetë shumë aktive. Të njëjtën gjë duhet që të bëjmë edhe ne, që në këtë muaj jemi aspirantët më të mëdhenj për t’iu bashkuar kësaj Europe. Dëshmorët e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare nuk mundet që t’i vërë kush në trekëndësh sot

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë shpalljes së festimeve të 75- vjetorit të Çlirimit të vendit
Dje, gjatë shpalljes së festimeve të 75- vjetorit të Çlirimit të vendit
 ??  ?? Darling Dardha, fitues i konkursit për logon e festimeve
Darling Dardha, fitues i konkursit për logon e festimeve
 ??  ?? Dje, në Muzeun Historik Kombëtar
Dje, në Muzeun Historik Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania