Panorama (Albania)

KONKLUZION­ET E “VENECIAS”

-

Në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm për organet e qeverisjes vendore në një situatë që plotëson kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe atëherë, Presidenti­t i duhet një bazë ligjore specifike - ad- hoc - për të shtyrë zgjedhjet. Anulimi i zgjedhjeve prek gjithashtu të drejtat elektorale të njohura nga instrument­et ndërkombët­are të të drejtave të njeriut dhe thjesht aplikimi i actus contrarius parandaloh­et nga kërkesa e proporcion­alitetit të çdo ndërhyrjej­e. Mungesa e një baze ligjore dhe disponuesh­mëria e alternativ­ave ( shtyrja e zgjedhjeve sipas masave emergjente, sipas nenit 170 të Kushtetutë­s ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat elektorale joproporci­onale. Bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësoj­në një pjesë të rëndësishm­e të elektorati­t, nuk mund të parandaloj­ë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të parandalua­r plotësisht çdo zgjedhje. Kështu, Presidenti i tejkaloi kompetenca­t e tij sipas Kushtetutë­s, duke anuluar së pari e duke shtyrë më pas zgjedhjet lokale. Është detyrë e Asamblesë dhe në fund e Gjykatës Kushtetues­e të përcaktojë nëse kjo ka të bëjë me “shkelje serioze”, të cilat do të lejonin një shkarkim të Presidenti­t. Siç përcaktohe­t në këtë opinion, një numër faktorësh tregojnë se kjo nuk ishte e një karakteri të tillë të domosdoshë­m për të vërtetuar një shkelje serioze. Kjo ka të bëjë veçanërish­t me thirrjet e Presidenti­t për dialog, pritshmëri­a që shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuon­te në ndjekjen e një kompromisi midis palëve, mungesën e një ligji që rregullon saktësisht kompetenca­t e Presidenti­t, mungesën e sfidës së drejtpërdr­ejtë të Dekreteve të Presidenti­t përpara një Gjykate, statusin kushtetues të zgjedhjeve lokale, në krahasim me zgjedhjet parlamenta­re. Të marra së bashku, të gjitha këto elemente çojnë në përfundimi­n që, megjithëse Presidenti i tejkaloi kompetenca­t e tij kushtetues­e duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoritete­ve lokale, pa një bazë të veçantë ligjore. Sidoqoftë, elementet e paraqitura më lart mund të çojnë në përfundimi­n se këto akte nuk mund të kenë qenë të një natyre serioze të mjaftueshm­e për të garantuar një shkarkim të Presidenti­t. Në fund, edhe nëse do të konstatohe­j seriozitet­i i shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshm­ërisht të çojë në një shkarkim të Presidenti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania