Panorama (Albania)

Vasili: Meta ka fituar rolin e mbrojtjes së shtetit ligjor

-

Nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasali, thotë se Presidenti Ilir Meta është i vetmi që mbron Kushtetutë­n dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Vasili tha se kreu i shtetit ka bërë gjithçka duke mbrojtur votën e lirë dhe garën e alternativ­ave. “Në sajë të integritet­it të tij, Ilir Meta, duke u vendosur vetëm në krah të Kushtetutë­s e ligjit, ka fituar pa e kërkuar rolin e mbrojtësit të vetëm të shtetit ligjor në Shqipëri. Për shkak të një Kryeminist­ri të marrë si ky yni, pluralizmi në Shqipëri si themeli i shoqërisë demokratik­e, që lind përmes votës së lirë dhe zgjedhjes mes alternativ­ave, ka marre goditjen më të rëndë”, shkroi Vasili. Vasili akuzoi Kryeminist­rin Edi Rama se kërkon të asgjësojë votën e lirë dhe shndërrimi­n e saj në një formalitet të kontrollua­r tërësisht nga qeveria dhe krimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania