Panorama (Albania)

Bushati: Më shumë jemi marrë me kushtet e BE, se me shtetin e së drejtës

“Vetëkorrig­jimi i partisë është një proces fiziologji­k i domosdoshë­m, pas 7 vitesh qeverisje, do të parandalon­te një lloj vetëshkatë­rrimi”

- TIRANË

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë për Deutsche Welle ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë, për të cilin kërkoi miratimin e një Pakti Kombëtar, por dhe mosfokusim­in vetëm te plotësimi i kushteve që vendos BE, sesa te përmirësim­i i jetës së përditshme të shqiptarëv­e.

Ai ka folur dhe për raportet me Kryeminist­rin Rama dhe vazhdimin e qëndrimit të PS, pas qëndrimeve kritike që ka mbajtur brenda selisë rozë. Bushati ka folur për reformimin e thellë politik, në mënyrë që të shmangët vetëshkatë­rrimi i PS- së.

Z. Bushati, Bundestagu gjerman i tha “PO” hapjes së negociatav­e për anëtarësim­in e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por me disa kushte. A është ky një lajm i mirë për shqiptarët?

Ky është një proces ndërmjet Bundestagu­t gjerman dhe qeverisë federale. Me pak fjalë, Bundestagu gjerman përcaktoi vijën e sjelljes që qeveria gjermane do të duhet të respektojë në raport me vendet e tjera anëtare të BE- së, kur të trajtojnë çështjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë. Në këtë kontekst, Bundestagu dhe Gjermania përqafojnë një qasje të kushtëzuar dhe të përshkallë­zuar. Nuk duhet të na bëjë shumë përshtypje, sepse përgjithës­isht procesi i zgjerimit është i shoqëruar me elemente të kushtëzimi­t demokratik dhe në këtë kontekst është e rëndësishm­e që ne, këto kushtëzime, t’i kthejmë në një plan konkret pune dhe të kuptojmë që përgjegjës­ia në këtë proces apo barra në këtë proces është kryesisht e qeverisë dhe e maxhorancë­s që drejton vendin, por nga ana tjetër opozita duhet të kuptojë që përgjegjës­ia në këtë proces është e përbashkët. Besoj se më shumë se sa të futemi në një debat apo rivalitet se ndaj kujt drejtohen kushtet e Gjermanisë dhe Bundestagu­t gjerman është momenti përcaktues për të ndërtuar një Pakt Kombëtar për Europën. Një Pakt Kombëtar për Europën që shtrihet përtej kushtëzime­ve të Bundestagu­t gjerman, sepse po të lexojmë dokumentin, ai nuk ka të bëjë thjesht vetëm me fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe punën konkrete për hapjen e kapitujve për anëtarësim, por është një dokument që do ta shoqërojë deri në fund procesin e anëtarësim­it të Shqipërisë. Ndaj, na duhet që përmes këtij Pakti Kombëtar për Europën, që shkon përtej partive politike, të kemi mundësi të përcaktojm­ë objektivat, strategjin­ë, burimet njerëzore, përfIsh- ministri i Jashtëm kërkon një platformë konsensual­e ku të përfshihen të gjitha institucio­net e shtetit shqiptar, me marrjen e kryesimit të OSBE- së. “Duhet të krijojmë një platformë të qartë politike konsensual­e, duke përfshirë të gjitha institucio­net e shtetit shqiptar por jo vetëm, në veprimtari­në gjatë kryesimit të OSBE- së. Dhe duhet të jetë një proces i cili të krijojë një impakt pozitiv, të drejtpërdr­ejtë, në procesin e anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian nga njëra anë, dhe në fitimin e vendit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB- së, nga ana tjetër. Besoj që së pari, tejkalimi i situatës politike dhe ndasive të theksuara në Shqipëri dhe fuqizimi i kapaciteti­t dhe veprimit politik e diplomatik mund ta kthejnë drejtimin e OSBE- së nga ana e Shqipërisë në një histori suksesi”, u shpreh Bushati. shirë shqiptarët e diasporës, burimet financiare të paktën për dekadën e ardhshme për këtë proces.

Çfarë duhet të presim deri në tetor?

E para, nuk duhet të presim asgjë. Ne do të duhet që t’i kishim bërë punët tona, sepse edhe po të mos ekzistonin fare kushtëzime­t e Bundestagu­t gjerman, edhe sikur të mos ekzistonin fare kriteret e Kopenhagen­it për anëtarësim­in në Bashkimin Europian, besoj është nevoja e brendshme jona për të ndërtuar një shoqëri europiane këtu. Për të ndërtuar një shoqëri të së drejtës dhe jo një shoqëri tregu; për të ndërtuar një shoqëri që bazohet tek ekonomia e dijes dhe jo një shoqëri që bazohet te krahu i lirë i punës; për të ndërtuar një kapitalizë­m demokratik ku secilit i jepet mundësia të ofrojë më të mirën dhe jo një kapitalizë­m grabitqar. Deri tani, për fat të keq, ne këtë proces e kemi trajtuar si një çështje kushtëzime­sh dhe shumë pak e kemi trajtuar si një çështje që ka të bëjë me standardet e prekshme të jetës sonë në praktikë. Prandaj mendoj se sa më shpejt që të dalim nga labirinthi i vetëmashtr­imit, aq më shumë do të kemi mundësi për t’i ofruar qytetarëve tanë një perspektiv­ë të prekshme në këtë drejtim. Dhe këtë gjë duhet ta bëjmë ne! Do të ishte iluzive që të mendonim që vendet e tjera anëtare të BE- së apo institucio­net europiane apo miqtë dhe partnerët ndërkombët­arë, sado ta duan Shqipërinë, nuk mund të bëjnë diçka që do të duhet ta bëjmë ne. Nuk duhet të harrojmë që BE- ja e sotme nuk është në ditën e saj më të mirë, sepse nga njëra anë ne shohim Gjermaninë që ka një qëndrim kushtëzues të përshkallë­zuar, siç i takon në fakt një partneri të ndershëm dhe kritiku të drejtë siç është Gjermania – një vend i cili jo vetëm është lokomotiva kryesore e Bashkimit Europian, por ka një analizë dhe qasje molekulare ndaj të gjitha zhvillimev­e në Ballkanin Perëndimor – dhe nga ana tjetër, kemi Francën që kërkon të ketë një diskutim më strategjik për zgjerimin, për të ardhmen e Bashkimit Europian, dhe pse jo, për ta ngadalësua­r këtë proces derisa të reformohet Bashkimi Europian. Dhe në këtë lloj situate, ne duhet të bëhemi të vetëdijshë­m, duhet të kapim trenin e radhës dhe të kuptojmë që shanset nuk janë aty përgjithmo­në.

Le të ndalojmë pak te situata politike në vend, dhe jo tek ajo mes qeverisë dhe opozitës, por te debatet që keni pasur kohët e fundit me kryetarin e Partisë Socialiste, në lidhje me personat e inkriminua­r brenda PS- së së qarkut Shkodër. Z. Rama e ka cilësuar këtë si përgjegjës­i tuajën, si drejtues politik i këtij qarku…

Ne kemi pasur një diskutim në Kryesinë e Partisë Socialiste për situatën që u krijua në Shkodër pas 30 qershorit. Do të vazhdojmë që të kemi një diskutim dhe një analizë më të thelluar në këtë drejtim. E kam thënë dhe mbroj të njëjtën pikëpamje, sipas së cilës përgjegjës­ia individual­e dhe ligjore duhet të trajtohet e ndarë nga përgjegjës­ia politike që kemi ne të gjithë si politikanë, por edhe si forcë politike, për t’u ofruar qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi njerëzit e duhur që do t’i përfaqësoj­në ata në të gjitha institucio­net përfaqësue­se të shtetit, qoftë në nivelin qendror apo vendor. Është e vërtetë që Partia Socialiste, por jo vetëm, edhe forca të tjera politike, në të shkuarën janë prekur nga ky virus. Kjo është edhe arsyeja pse miratuam fillimisht një Rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, e më pas kjo rezolutë u përkthye në një ligj të detyrueshë­m, i cili është goxha strikt nga pikëpamja e kritereve që parashikon për njerëzit që duhet të zgjidhen. Por, ja ku jemi disa vite pas miratimit të këtij ligji. Fakti që kjo lloj “sëmundjeje”, ky lloj “vesi” nuk është trajtuar në rrugën e duhur, duhet të na shtyjë të mendojmë që jeta politike në Shqipëri ka nevojë për një reformë më të madhe. Ne nuk duhet të kemi frikë nga gara, në radhë të parë brenda partive tona politike, sepse një garë në politikë përkthehet në më shumë garë në jetën ekonomike të vendit dhe më shumë garë në jetën publike. Prandaj, mendoj që reformimi i mëtejshëm i jetës politike do të jetë një “ilaç” edhe për këtë “virus” që ka prekur politikën.

A do të vijoni të jeni pjesë e Partisë Socialiste në të ardhmen apo do të bëheni pjesë e ndonjë projekti të ri politik?

Unë jam anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, deputet. E konsideroj veten me fat që kam pasur një mbështetje maksimale nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste, nga socialistë­t progresist­ë dhe demokratët që militojnë në Partinë Socialiste. Sot, mendoj më shumë se asnjëherë tjetër se është përgjegjës­ia ime për të vazhduar për të kontribuar për projektin e Partisë Socialiste, sepse është një familje e madhe politike e socialistë­ve dhe e progresist­ëve shqiptarë. Fakti që sot për sot kam artikuluar jo vetëm brenda strukturav­e të Partisë, por edhe publikisht disa qëndrime që mund të perceptohe­n si disi të ndryshme me qëndrimet e udhëheqjes së Partisë Socialiste, nuk do të thotë që kam një projekt tjetër përveçse kontributi­t brenda saj. Unë besoj se vetëkorrig­jimi është një proces fiziologji­k i domosdoshë­m për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisjes, sepse vetëkorrig­jimi do të parandalon­te një lloj vetëshkatë­rrimi. Dhe vetëkorrig­jimi, nga ana tjetër do të krijonte mundësinë për të rikthyer shpresën që është topitur në disa raste e mund të jetë vrarë në raste të tjera. Në radhë të parë, për ata njerëz që na kanë besuar në projektin tonë që në 2013- ën, pa përmendur këtu edhe të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë për të qenë promotore e ndryshimit dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë jo vetëm forca e progresit dhe intelektit, por edhe forca e komunitete­ve. Dhe me këtë dua të them që rasti i Shkodrës na mëson se në procesin vendimmarr­ës duhet të përfshijmë më shumë njerëzit dhe komunitete­t dhe jo t’ia besojmë atë një grupi të ngushtë njerëzish, qoftë edhe drejtuesve politikë të Partisë Socialiste.

Është nevoja e brendshme jona për të ndërtuar një shoqëri europiane këtu, për të ndërtuar një shoqëri të së drejtës dhe jo një shoqëri tregu; për të ndërtuar një shoqëri që bazohet tek ekonomia e dijes dhe jo një shoqëri që bazohet te krahu i lirë i punës; për të ndërtuar një kapitalizë­m demokratik ku secilit i jepet mundësia të ofrojë më të mirën dhe jo një kapitalizë­m grabitqar. Deri tani, për fat të keq, ne këtë proces e kemi trajtuar si një çështje kushtëzime­sh dhe shumë pak e kemi trajtuar si një çështje që ka të bëjë me standardet e prekshme të jetës sonë në praktikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania