Panorama (Albania)

Dokumenti, në tetor hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Gazeta amerikane “Bloomberg”: BE do të vendosë çeljen e negociatav­e si një bast për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

- ARDIT HOXHA

Më 15 tetor, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian do të rekomandoj­ë hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky është përfundimi në të cilin del gazeta prestigjio­ze amerikane, “Bloomberg”. Në një shkrim të saj, gazeta e njohur pretendon se ka parë dokumentin e hartuar të premten, ku thuhet se për këto dy vende do të jepet një rekomandim pozitiv për nisjen e procesit të negociatav­e. “Bloomberg” thekson se do të jepet ky mendim pozitiv, edhe pse më herët nga Holanda erdhën sinjale negative, me ministrin e Jashtëm holandez, Stef Blok, i cili shprehej se të dyja vendet duhet të trajtohen ndarazi, pasi problemet dhe arritjet i kanë të ndryshme. Në shkrimin e saj, gazeta amerikane shton se ky mendim i përpiluar ditën e premte, deri në datën 15 tetor mund të ndryshojë. Bashkimi Europian ka të ngjarë të autorizojë hapjen e negociatav­e për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm, duke vënë një “bast” që perspektiv­a e anëtarësim­it në Union të këtyre dy vendeve do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të rajonit të trazuar të Ballkanit. “Në dritën e përparimit të arritur nga reformat”, mbledhja e ministrave të BE- së në Luksemburg në 15 tetor do të vendosë “të hapë negociatat” me qeveritë në Tiranë dhe Shkup, sipas një drafti të qarkulluar të premten, i cili është parë nga “Bloomberg”. Ndërsa formulimi mund të ndryshojë në vijim, një draft i mëparshëm i parë nga “Bloomberg” nuk përfshinte rekomandim­in për të filluar bisedimet. Një shtytje e ngjashme për të hapur negociatat ra në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka refuzuan. Qeveritë e Bashkimit Europian janë acaruar nga dështimi i disa kombeve lindore, që iu bashkuan bllokut në vitin 2004 në betejën për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsion­it. Nën këtë shembull, ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarë të rinj në Unionin më të madh tregtar në botë. Vendet Lindore, duke përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Rumaninë - ndër përfituesi­t më të mëdhenj të fondeve strukturor­e dhe ndihmës bujqësore nga BE- janë mbështetur nga Komisioni Europian për të rritur standardet e tyre demokratik­e dhe krahu ekzekutiv i bllokut deri më tani nuk ka arritur t’i detyrojë ata të futen në linjë. Në komunikatë­n e saj në qershor për zgjerimin, BE- ja tha se pranimi i anëtarëve të rinj duhet të marrë parasysh aftësinë e bllokut për t’i integruar vendet e reja. Edhe pse bisedimet e pranimit zgjasin me vite - apo edhe dekada, si në rastin e Turqisë - dhe përfundimi i tyre nuk është i garantuar. Fillimi i procesit është një fitore për qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila kishte investuar pjesën më të madhe të kapitalit të saj politik në një marrëveshj­e me Greqinë për të ndryshuar emrin kushtetues, me shpresën se kjo do t’i hapte rrugën anëtarësim­it në BE. Qeveria e re greke ka thënë se nuk pajtohet me marrëveshj­en donisë e së bërë Veriut midis Maqe- dhe paraardhës­it të saj Tsipras, por nuk do të kërkojë ta anulojë atë për shkak të nevojës për të ruajtur vazhdimësi­në në marrëveshj­et ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania