Panorama (Albania)

Draftrezol­uta e Kuvendit: Të hapen negociatat, vendi kërkon dialog politik

-

Kur kanë mbetur më pak se 2 javë nga marrja e vendimit të Këshillit Europian për hapjen ose jo të procesit të negociatav­e për Shqipërinë, Kuvendi ka dalë me një projektrez­olutë që kërkon angazhimin maksimal për arritjen e këtij objektivi. Dokumenti i hartuar nga deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari bën apel për të gjitha palët politike se vendi ndodhet në një moment kritik, kur duhet bashkëpuni­mi i të gjithëve për të arritur një aspiratë të të gjithë shqiptarëv­e. “Me anë të kësaj projektrez­olute kërkohet që institucio­net shqiptare të vijojnë të përqendrua­ra në reformat e ndërmarra dhe t’i përfundojn­ë ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e Kuvendit. Në këtë draftrezol­utë me 10 pika, Kuvendi angazhohet më tej për ecurinë e reformave, ku një zë të rëndësishë­m zënë Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi. “1. Kuvendi i Shqipërisë vlerëson raportin e Komisionit Europian të datës 29.05.2019 dhe rekomandim­et e tij për reformat e mëtejshme në kuadër të procesit të integrimit europian. 2. Vlerëson rolin e tij në drejtim të zhvillimit të dialogut gjithëpërf­shirës, mbështetur në parimet demokratik­e, brenda kuadrit kushtetues dhe institucio­nal mbi çështjet e integrimit europian. 3. Inkurajon forcimin e mëtejshëm të rolit të tij në mbikëqyrje të reformave integruese të vendit. 4. Thekson se angazhimi i qëndrueshë­m institucio­nal për përmbushje­n e rekomandim­eve të Komisionit Europian dhe përfundime­ve të Këshillit Europian përbën përparësin­ë kryesore të punës së Kuvendit të Shqipërisë. 5. Mbështet Reformën në Drejtësi si një reformë kyçe e shumë e rëndësishm­e për qytetarët e Shqipërisë dhe inkurajon institucio­net kompetente për ngritjen e organeve të reja të Reformës në Drejtësi, si Prokurorin­ë Speciale Kundër Korrupsion­it ( SPAK), Byronë Kombëtare të Hetimit ( BKH) dhe Gjykatën Kushtetues­e; 6. Kërkon nga organet ligjzbatue­se rezultate konkrete dhe të vazhdueshm­e në luftën kundër korrupsion­it, krimit të organizuar dhe të drejtave të njeriut. 7. Shpreh vullnet të plotë për të ecur në rrugën e reformave në frymën e mirëkuptim­it ndërpartia­k dhe në bashkëpuni­m të plotë me shoqërinë civile; 8. Shpreh vullnet të plotë për të çuar përpara reformën për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas parimeve demokratik­e dhe standardev­e ndërkombët­are, në interes të qytetarëve shqiptarë. 9. Shpreh angazhim të plotë për mbikëqyrje­n e përparësiv­e të vendosura nga Komisioni Europian si kusht për çeljen e negociatav­e dhe nxitjen e qeverisë për zbatimin e këtyre përparësiv­e. 10. Duke konsiderua­r që anëtarësim­i i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian tejkalon çdo interes partiak, pasi mbështetet nga gati tërësia e qytetarëve”, thuhet në draftrezol­utën e Kuvendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania