Panorama (Albania)

Denoncimi për “Silikon mix”, dëshmon ish- ministri Peleshi

-

Në Prokurorin­ë e Tiranës dha dëshminë e tij ish- ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, për të cilin në fillim të shtatorit, nisi një verifikim për urdhrin që lejonte përdorimin e “Silikon miks”. I denoncuar fillimisht në media si një skandal, që një produkt i ndaluar më parë nga AKU ishte hedhur sërish në treg me urdhër të ministrit, tashmë kjo vendimmarr­je po kalon në sitën e Prokuroris­ë. Kujtojmë se një ngarkesë prej 300 mijë eurosh nga ky kimikat, u bllokua në doganën e Durrësit në vjeshtën e vitit 2017 e pas disa muajsh, me anë të një shkrese, Peleshi urdhëroi anulimin e këtij bllokimi. Në lidhje me këto lajme dhe rrezikshmë­rinë e këtij kimikati, reagoi edhe Ministria e Bujqësisë, e cila hedh poshtë pretendime­t. “Duke u referuar dokumentac­ionit të venë në dispozicio­n nga AKU, produkti ‘ Silikon mix’ është pleh gjethor me emërtimin ‘ EC fertilizer’, që përdoret gjerësisht në bujqësi. Referuar legjislaci­onit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat ‘ EC Fertiliser’ janë të lejuara të qarkullojn­ë lirisht në Shqipëri. Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm, por dobia e tij është e pranuar edhe në protokolle­t e avancuara të bujqësisë organike. Në Bashkimin Europian, këto kombinime njihen ndryshe edhe si smart fertiliser, në shqip ‘ plehra të zgjuara’. ‘ Silikon mix’, apo formulime të tjera inteligjen­te qarkullojn­ë sot në Evropë, SHBA dhe në gjithë botën si plehra ‘ EC fertilizer’, ku përqendrim­i i silicit shkon deri në 20%, kurse alternativ­a me emërtimin ‘ silicon mix’ ka në përbërjen e tij 2% silic. Sqarojmë publikun se praktika, nga ana administra­tive, ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratik­e të administra­tës, e cila në fund firmoset nga ministri. Theksojmë se shkresa e përhapur në media me firmën e ish- ministrit Peleshi, nuk është urdhër, por është një shkresë e zakonshme korrespond­ence mes dy institucio­neve, e cila udhëzon zbatimin e ligjit”, njoftoi ministria dy javë më parë. Por këtë shkresë të ish- ministrit, Niko Peleshi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit e konsideroi në shkelje të ligjit. Sipas KLSH- së, për të zhbllokuar ngarkesën duhet të pritej bërja e analizave. KLSH- ja thekson në raport se ky produkt duhet të analizohej nga QTTB- ja dhe se arsyeja e refuzimit të kryerjes së analizave është joargument­uese. Sipas saj, duhet të kryheshin analizat për të përcaktuar sërish se çfarë mban ky kimikat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania