Panorama (Albania)

Tërmeti, Kuvendi seancë të posaçme për masat e marra

Banorët e Floqit, 4 muaj pas tërmetit protestojn­ë për dëmshpërbl­imet

- ARISTIR LUMEZI

Kuvendi i Shqipërisë diskutoi dje rreth tërmetit të 21 shtatorit dhe pasojave të tij, ndërsa deputetët e shumicës vlerësuan gatishmëri­në e institucio­neve për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve.

Me ndryshimet e reja në rregullore­n e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar të mbahet një seancë plenare një herë në muaj për të diskutuar për problemet, që deputetët kanë evidentuar në takimet me zgjedhësit e tyre në zona. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha dje se shteti u ngrit në këmbë për të përballuar emergjencë­n.” Që natën e datës 21, pra pak orë pas tërmetit, në Tiranë dhe Durrës u ngritën 9 qendra pritjeje, në strehët sociale, apo në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura, për ata qytetarë që nuk mund të qëndronin në banesat e tyre për shkak të dëmtimit të tyre, ose të pasigurisë së qëndrimit në këto banesa”. Sipas saj, do të ketë rindërtim të çdo banese të dëmtuar. “Lajmi i mirë është që për rikuperimi­n dhe rindërtimi­n e çdo banese të prekur është çelur tashmë një fond i posaçëm, ku po kontribuoj­në përveç qeverisë dhe institucio­neve, edhe shumë biznese e individë apo edhe donatorë të huaj”, tha Xhaçka. Ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkoi që qeveria të bëjë transparen­cë lidhur me dëmet që janë shkaktuar, ndërsa kërkoi edhe hartimin e një strategjie për zonat që janë më problemati­ke. “Tërmetin nuk mund ta parashikoj­më, por dëmet mund t’i parandaloj­më, qeveria duhet të përgatisë një strategji të qartë reflektimi, me një plan serioz reflektimi. Tërmeti na paralajmër­oi, ne duhet të veprojmë se nesër mund të jetë shumë vonë”, deklaroi Xhafaj.

KORÇA Të dëmtuarit nga tërmeti i 1 qershorit në fshatrat e Korçës, edhe pas katër muajsh, janë në qiell të hapur. Shkak është bërë përllogari­tja joreale e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, për pasojë dhe dëmshpërbl­imi që ata kanë marrë nuk mjafton për rindërtimi­n e shtëpive të tyre të dëmtuara. Për këtë, disa familje të fshatit Floq kanë protestuar ndaj këtij trajtimi që i kanë bërë instancat shtetërore. Tërmetet e 1 qershorit bënë që 124 shtëpi në fshatrat Floq, Qafëzez e Vidohovë të bëhen të pabanueshm­e, ndërsa qindra të tjera u dëmtuan edhe në fshatrat përreth, si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike. Teksa janë njohur me vlerësimin që është caktuar për ta, 10 familje të fshatit Floq kanë protestuar, duke e konsiderua­r të pamjaftues­hme vlerën e caktuar për ta. Ata madje kanë kërkuar një rivlerësim të dytë, ndërsa kanë pezulluar punimet në shtëpitë e tyre sepse e kanë të pamundur të likuidojnë pagesat me vlerën që u është caktuar nga shteti. “Atë që s’bëri perëndia, të na vriste me tërmetin, po e bën qeveria tani, po na vret kështu”, kanë deklaruar banorët. “Është e turpshme që një banesë që duhet bërë nga e para, të vlerësohet 3.7 mln lekë të vjetër. Me aq lekë, as një plevicë nuk ndërtohet. Kemi 4 muaj që presim dhe në kushtet që jemi, kemi treguar mirëkuptim maksimal, edhe pse duhet të ndodhte e kundërta në fakt. Kemi thirrur punëtorë e firma dhe kur i shohin shtëpitë në gjendjen që janë, na e bëjnë të qartë që me aq lekë s’bëjmë dot asgjë”, u shpreh një nga banorët e fshatit Floq.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
 ??  ?? Nga protesta e banorëve në Floq
Nga protesta e banorëve në Floq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania