Panorama (Albania)

Shmangia e radhëve, aplikimi për karta identiteti ndahet në 3 fasha kohore

Zv. ministrja e Brendshme: Atyre që u skadon ID në janar- prill aplikojnë në tetor, në maj- gusht, në nëntor, të tjerët në dhjetor

-

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, u bëri sërish thirrje dje të gjithë qytetarëve që të verifikojn­ë datën e skadencës së kartave të identiteti­t, në mënyrë që t'i paraprijnë procesit të rinovimit të tyre dhe të shmangin radhët e mundshme kur duan të marrin karta të reja.

Gjatë vizitës në ambientet e aplikimit për dokumente biometrike në Bashkinë Kamzë, ajo shoqërohej nga kryebashki­akut, Rakip Suli, i cili u shpreh se po punohet për hapjen e zyrave të aplikimit edhe në Bathore, në mënyrë që të lehtësohet i gjithë procesi. Nga ana tjetër, zv. ministrja theksoi edhe njëherë që për lehtësimin e procesit të aplikimit është planifikua­r që të bëhet një ndarje në 3 fasha të ndryshme kohore, përkatësis­ht në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Duke folur për fushatën e ndërgjegjë­simit të qytetarëve, Voda tha se ndodhej në Kamzë, bashkë me kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli, për të vazhduar fushatën e ndërgjegjë­simit për të gjithë qytetarët, jo vetëm të Tiranës, por edhe të bashkive të tjera si Kamza apo Laçi. "Kemi qenë edhe në bashki që janë pak më të vogla se bashkitë e mëdha, duke bërë një thirrje për qytetarët që të vijnë të aplikojnë, pasi situata tashmë e ambienteve ku ata aplikojnë, është krejt ndryshe me vitet më parë. Pikërisht këtu kemi 5 operatorë, të cilët janë në shërbim", u shpreh Voda. Duke folur rreth ndarjes në fasha kohore, ajo u shpreh se për të shmangur radhët, Ministria e Brendshme bashkë me kompaninë Aleat, kanë vendosur të ndajë aplikimin për karta në tri fasha kohore. "Do të thotë, atyre që u skadon karta në periudhën janar- prill, do të aplikojnë në tetor, pra kujt i skadon brenda janar- prill, do të aplikojë në tetor. Atyre që u skadon nga maji deri në gusht, do të vijnë të aplikojnë në nëntor dhe atyre që u skadon në shtator- dhjetor, do të vijnë të aplikojnë në muajin dhjetor", tha zv. ministrja. Ndërsa duke theksuar se në fund të vitit skadon afati i përdorimit të tyre, i shtyrë me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, për shkak edhe të procesit të votimit, u bëri thirrje qytetarëve të respektojn­ë ndarjen në fasha kohore që të shmangin radhët.

 ??  ??
 ??  ?? Rovena Voda dhe Rakip Suli, dje në Kamzë
Rovena Voda dhe Rakip Suli, dje në Kamzë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania