Panorama (Albania)

Basha: Rama premtoi legalizim falas, tani po u grabit pronat

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, duke komentuar aksionin në vijën bregdetare në Vlorë për shembjen e objekteve që nuk kanë certifikat­ë pronësie, thotë se është në favor të një numri të vogël njerëzish të lidhur me qeverinë dhe në kurriz të qindra familjeve. “Premtoi legalizim falas, por shkatërroi qindra banesa dhe nxori mijëra fëmijë e të moshuar në mes të katër rrugëve. Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët. Vetëm largimi i Hajdutit Psikik dhe bandës së tij sjell siguri, mirëqenie dhe punësim për çdo familje shqiptare”, shprehet Basha.

Ndërkohë, dje, gjatë aksionit të IKMT- së, në mbështetje të banorëve dolën kreu i degës së PD- së për Vlorën, Genc Deromemaj dhe ish- deputetja, Nada Meçorapaj. “Banorët këtu kanë përjetuar një tmerr të vërtetë, nuk ka një projekt. Vijnë këtu me forca speciale sikur po përballen me pushtuesin e radhës. Pse? Vetëm e vetëm për të bërë një parregulls­i. Kryetari i bashkisë të dalë e të njihet me shqetësime­t e qytetarëve dhe të bëjë të ditur projektin”, tha Mecorapaj. Ndërsa për ish- deputeten, Meçorapaj, pas fshihen interesa klientelis­te. “Banorët janë duke vuajtur arrogancën e këtij pushteti, thjesht se ti si shtet kërkon ta japësh këtë zonë, një mikut apo dikujt tjetër që ty të intereson. Bashkia e Vlorës nuk ka këllqe të vijë të përballet, ashtu si vetë kryetari që nuk mund të përballet. Nëse ka një projekt të vijnë dhe ta bëjnë të ditur për qytetarët. Këto janë veprime makabre, janë terror ndaj qytetarëve. Çdo e keqe e kësaj qeverie, çdo palaçollëk, fillon nga Vlora. Vlora nuk ka nevojë për të tillë show të qeverisë dhe pushtetit lokal. Të vijnë nëse kanë guxim e të bëjnë të njohur projektin”, u shpreh ish- deputetja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania