Panorama (Albania)

GREQIA KËRKON NDIHMË NGA FRONTEX

-

Zbulohet një ton kanabis sativa e fshehur në shpellë. Pas bllokimit të dy gomoneve me skafistë shqiptarë, Policia greke sekuestron 1 ton kanabis sativa.

Operacioni i nisur që prej së mërkurës së kaluar është mbyllur me sekuestrim­in e një sasie të madhe lënde narkotike, e cila ishte fshehur në ishullin Sporades. Kanabis sativa ishte fshehur në një shpellë të ishullit dhe dyshohet se është lënë aty nga skafistët shqiptarë, ndërsa si destinacio­n final i saj mendohet Turqia. Ishulli ku u gjet lënda narkotike është i pabanuar, por ka qenë një peshkatar i zonës që ka vërejtur një gomone dhe një person që po notonte për të shkuar në ishull. Pas lajmërimit të Policisë, është zbuluar se pikërisht në këtë ishull ishin fshehur 103 pako me kanabis, që në total kishin një peshë prej 1 ton. Gjatë operacioni­t në ishull u përfshinë qenë të trajnuar për zbulim droge, si dhe mjete lundruese të Rojës Bregdetare.

NDJEKJA Operacioni është vijim i ndjekjes së gomones që u diktua në kufi me ujërat e Turqisë të mërkurën në mbrëmje. Pas një ndjekjeje të gjatë, ku u desh dhe ndërhyrja e snajperist­ëve për bllokimin e mjetit lundrues, të shtënat e tyre bënë që gomonia të humbiste shpejtësin­ë. Në bordin e saj u arrestuan tre skafistë shqiptarë, por nuk u gjet prani droge. Ndërsa katër ditë Roja Bregdetare e Greqisë ka kërkuar nga FRONTEX ( Agjencia Evropiane e Kufijve tokësorë dhe detarë) marrjen e masave për përforcimi­n e kontrollit në det. Greqia ka bërë kërkesë pranë FRONTEX për patrullim të ujërave me kamera termike dhe radarë për të goditur trafikun e drogës. Ka dyshime se trafikantë­t shqiptarë këmbejnë kanabis dhe heroinë në Turqi. Kjo lloj tregtie ka disa vite që funksionon mes trafikantë­ve të dy vendeve. Këtë linjë ndiqte dhe Met Kanani, njëri prej trafikantë­ve shqiptarë të arrestuar në mars 2017, në Turqi. pas kësaj, Policia greke bllokoi një gomone të dytë dhe arrestoi një tjetër skafist po shqiptar. Gomonia e dytë kishte dy motorë të fuqishëm, duke e bërë atë një mjet super të shpejtë. Policia greke kishte dyshime se droga mund të ishte zbarkuar në Turqi, por nuk përjashtoh­ej fakti se ajo mund të ishte fshehur në ndonjë ishull. Këto dyshime u përforcuan nga deklarimi i një peshkatari që çoi më pas në zbulimin e sasisë së madhe të kanabisit të fshehur në një shpellë. Ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke erdhi pas informacio­neve nga homologët turk, për lëvizjen e dy mjete lundruese të dyshimta. Në ndjekje të tyre u vunë më shumë se 10 mjete lundruese, si dhe një helikopter dhe avion. Gjithashtu, në operacion mori pjesë dhe FRONTEX.

BLLOKIMI Gazeta greke “Protothema” shkruan se skafisti shqiptar i arrestuar në gomonen e dytë, nuk ka preferuar të flasë. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari e ka mbajtur gojën mbyllur, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore. Nga hetimi, arritën në përfundimi­n se droga duhet të ishte fshehur diku në Sporades. Pas kësaj, në orët e para të së hënës nisën kërkimet në shpellat e ishullit. Tashmë ajo që po hetohet, është fakti nëse kjo sasi është e gjitha që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi apo një pjesë e saj dhe se si u arrit të fshihej në këtë zonë. Sipas hetuesve grekë, grupi i goditur transporto­n sasi të mëdha lënde narkotike nga Shqipëria për në Turqi. Ata thonë se kanabis sativa këmbehet me heroinë, e cila më pas po nga ky grup transporto­het në Itali dhe në disa vende të tjera të Evropës. Po për transporti­min e heroinës, ata thonë se grupi përdor sërish Greqinë, pasi një pjesë e grupit e njeh mjaft mirë territorin e vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania