Panorama (Albania)

Si u vëzhgua kontenieri me kokainë për më shumë se një javë

-

Administra­tori i "Arbri Garden", që kishte porositur bananet në kontenieri­n ku u gjet kokaina, Arbër Çekaj, menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj dhe shoferi Armando Pezaku, duke mos pranuar fajësinë për trafik droge dhe grup kriminal, kërkuan që dosja të zgjidhej me aktet dhe provat e sjella nga Prokuroria. Gjykimi i shkurtuar, në rast fajësie, do t'i ulte 1/ 3 e dënimit për të tre të pandehurit. Seanca u zhvillua mes debateve, ku avokatët, teksa pretenduan pafajësinë, kërkuan nga prokurori që të sqaronte rolin e të pandehurve dhe provat që vërtetojnë pretendime­t e ngritura nga Akuza. Ndërkohë, gjatë leximit të kërkesës për gjykim, prokurori Edvin Kondili tha se shoqërimi i kontrollua­r për kontenieri­n është ndërprerë, pasi kishte rrezik të humbjes së lëndës, për shkak të errësirës dhe mungesës së kapacitete­ve. Shoqërimi i kontrollua­r, sipas prokurorit, është vendosur që të kryhej, për të zbardhur më tej personat e tjerë të implikuar.

PROKURORIA

"I qëndroj kërkesës së dorëzuar për gjykimin e të pandehurit Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, për veprat penale ' Trafikimi i narkotikëv­e', ' Grupi i strukturua­r kriminal', ' Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal', nisi fjalën e tij prokurori Edvin Kondili. Ky i fundit tha se procedimi penal për rastin është regjistrua­r në 27 shkurt të 2018, pas dyshimeve të krijuara se në shasinë e një kontenieri mund të kishte lëndë narkotike. Në mënyrë që të vërtetohej ekzistenca e lëndës narkotike në kontenier, është bërë një shpim në pjesën e poshtme, prej nga ku është konstatuar një lëndë e bardhë e dyshuar si kokainë dhe e vërtetuar më vonë se ishte e tillë. Me nisjen e hetimeve është mësuar se pronari i kompanisë që kishte porositur bananet, Arbër Çekaj, kishte dalë nga Shqipëria dhe ai i kishte lënë detyrat menaxherit, Donaldo Lushaj. Në Portin e Durrësit, për të marrë kontenieri­n, ka shkuar i pandehuri Armando Pezaku, shoferi i kompanisë. Duke iu referuar prokurorit, vendimi për të ndërhyrë është marrë pasi kontenieri ka dalë nga Porti, kjo pasi nuk ishte e sigurt dhe se kishte rrezik për humbjen e lëndës narkotike, për shkak edhe të errësirës dhe mungesës së kapacitete­ve. "Nuk dihej sa ishte sasia e lëndës narkotike në kontenier", tha Kondili. Për Akuzën, Arbër Çekaj është garantori i futjes së kësaj lënde narkotike, ndërsa Lushaj dhe Pezaku janë zgjedhur në mënyrë të besuar prej tij për të marrë kokainën.

MBROJTJA

Pasi prokurori Edvin Kondili përfundoi me parashtrim­in e kërkesës për gjykim, fillimisht avokati i menaxherit Donaldo Lushaj, e më pas edhe avokati i Armando Pezakut, Arben Prenga, thanë

Sasia rekord e kokainës u sekuestrua mbrëmjen e 28 shkurtit të 2018- ës dhe u gjet në dyshemenë e modifikuar të një kontenieri me banane, të porositura nga kompania "Arbri Garden". E ndërsa Donaldo Lushaj u prangos si menaxher i kompanisë, Armando Pezaku si drejtues i kamionit që transporto­i drogën, në atë kohë në kërkim u shpall edhe Arbër Çekaj. Sipas Policisë, sasia rekord e kokainës prej 613 kg u sekuestrua pas një përgjimi 8- ditor të agjentëve policorë në terren. Operacioni ka vazhduar me dorëzim të kontrollua­r për të konfirmuar se ngarkesa do të dorëzohej në magazinën e "Arbri Garden" në Maminas. Sipas burimeve zyrtare të Policisë në atë kohë, agjentët civilë të kamufluar kanë vëzhguar kontenieri­n në mënyrë të fshehtë si në Portin e Durrësit, ashtu edhe në magazinat e "Arbri Garden". 8 ditë konteineri ka qëndruar në Portin e Durrësit dhe gjithmonë është ruajtur nga agjentët civilë të Policisë. Më pas, kontenieri­n që poshtë dyshemesë kishte 613 kg kokainë, ka shkuar për ta marrë Armando Pezaku. Kjo është se nuk dëgjuan rolin dhe më pas provat që kishte Prokuroria për ta vërtetuar. "Ne duam të dimë sot nga prokurori, të shpjegojë provat që lidhin të mbrojturin prej meje me akuzat e ngritura", tha avokati. Por. për prokurorin, ky nuk ishte momenti, pasi në mënyrë të zgjeruar do të shqyrtohen gjatë konkluzion­eve përfundimt­are. Në të njëjtën linjë të mbrojtjes shkoi edhe avokati Arben Prenga, i cili teksa kërkoi të dinte se çfarë kishte bërë Armando Pezaku që ishte pjesë e një grupi kriminal, tha se ai ishte vetëm një shofer dhe pretendime­t e Prokuroris­ë nuk mbështetes­hin në prova. "Armansasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar. Ngarkesa me banane dhe kokainë ka kaluar tranzit në Itali dhe Maltë dhe më pas ka mbërritur në Shqipëri. Pas sekuestrim­it të 613 kilogramëv­e kokainë në Maminas vetëm pak ditë më parë, të gjitha institucio­net shqiptare janë hedhur në garë cila të marrë meritat e sekuestrim­it. Ndërsa në fillim, nga ana e ministrit të Brendshëm, Xhafa, u tha se aksioni u realizua me ndihmën e partnerëve, ka qenë Kryeminist­ri i vendit. Edi Rama, i cili në një status në faqen e tij në "Facebook", do të thoshte se ky operacion është zhvilluar pa ndihmën e ndërkombët­arëve, por është i gjithi atribut i autoritete­ve vendëse. Ditën e djeshme, në këtë lojë meritash është hedhur edhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave, që në njoftim për mediat ishte në një linjë me Kryeminist­rin, duke thënë se operacioni ishte vepër e strukturav­e shqiptare. do Pezaku ka qenë një i punësuar në kompaninë, në konteineri­n e së cilës është gjetur sasia e lëndës narkotike. Prokurori duhet të na thoshte çfarë ka bërë i mbrojturi prej meje që është pjesë e grupit kriminal. Nëse ai është vetofruar apo nëse i kanë thënë se duhet të shkonte për të marrë kontenieri­n. Duhet të na thoshte se cilat prova e lidhin me bashkëpuni­min e posaçëm. Shteti kishte të gjitha mundësitë për të vazhduar operacioni­n, ne këtu nuk mund të diskutojmë vendimmarr­jen për ndërprerje­n, por mund ta paragjykoj­më atë", përfundoi Arben Prenga.

 ??  ?? Kokaina e kapur në Maminas
Kokaina e kapur në Maminas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania