Panorama (Albania)

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim kartëmoned­hat e reja

Duke nisur nga dje, në treg kanë nisur të qarkullojn­ë prerjet e reja 200 lekë e 5000 lekë

-

Siç edhe ishte njoftuar më herët, Banka e Shqipërisë ka hedhur dje në treg kartëmoned­hat e reja, përkatësis­ht prerjet 200 lekë dhe 5000 lekë.

Në aktiviteti­n e organizuar me këtë rast, me prani të nxënëseve dhe mësuesve të një shkolle 9- vjeçare në kryeqytet, janë prezantuar seritë e reja të k a r t ë - m o n e d h a v e . Zv. guvernator­ja Natasha Ahmetaj vuri në dukje se kartëmoned­hat 200 lekë dhe 5000 lekë, që janë hedhur për herë të parë në qarkullim, përtej funksionit bazë të tyre, mbartin edhe vlera artistike e simbolike të kombit dhe historisë së tij. Ahmetaj informoi nxënësit dhe të pranishmit për arsyen e mbajtjes të së njëjtës tematikë në pamjen e serisë së re të k a r t ë - monedhave shqiptare, duke e risjellë atë më të freskët në ngjyra e konfigurim. Ajo shtoi se tematika lidhet me evokimin e epokave të historisë së kombit shqiptar, përmes paraqitjes së portreteve të personalit­eteve simbol të tyre, të cilët kanë lënë gjurmë në kujtesën kombëtare. Futja në qarkullim e kartëmoned­have të reja bëhet nëpërmjet sistemit bankar shqiptar. “Duke filluar që sot ( dje), datë 30 shtator 2019, bankat tregtare që janë furnizuar pranë Bankës së Shqipërisë kanë tërhequr kartëmoned­hat e reja 200 lekë dhe 5000 lekë. Bankat e tjera tregtare do t’i tërheqin këto kartëmoned­ha sipas nevojave që do të kenë për kartëmoned­hat 200 lekë dhe 5000 lekë. Kjo do të thotë se futja në qarkullim e kartëmoned­have të reja është një proces, i cili do të ndodhë gradualish­t, ditë pas dite”, bën me dije BSH. Në këto kushte, kartëmoned­hat ekzistuese të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojn­ë paralelish­t me kartëmoned­hat e reja. Veç prerjeve 200 dhe 5000 lekë, në qarkullim do të hidhen edhe kartëmoned­hat e reja 500, 100 dhe 2000 lekë. Ndërkohë që për herë të parë, në treg do të futet edhe prerja 10 000 lekë.

 ??  ?? Kartëmoned­hat e reja
Kartëmoned­hat e reja
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë aktiviteti­t të organizuar nga Banka e Shqipërisë
Dje, gjatë aktiviteti­t të organizuar nga Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania