Panorama (Albania)

DISIPLINA DHE PROKURORIA, HETIM PENAL DHE SPORTIV

-

Ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit është bërë pjesë e hetimeve si nga organet hetimore të Prokuroris­ë, ashtu edhe nga organet disiplinor­e të Federatës Shqiptare të Futbollit. Si një ndeshje futbolli, aktet e dhunës para ndeshjes, por edhe mbarëvajtj­a e ndeshjes, do të hetohet dhe do të dilet me një vendim nga Komisioni i Disiplinës. Mirëpo, si të mos mjaftojë vetëm kjo, ngjarjet e ndodhura janë objekt hetimi edhe nga Policia Gjyqësore e Prokuroria. Këto të fundit kanë nisur hetimet në lidhje me dhunën mes dy tifozërive, por edhe për sasinë e lëndës piroteknik­e të gjetur në disa gropa pranë sektorit të tifozërisë mike, për të cilët janë shpallur edhe dy persona në kërkim. Në vijim, pritet jo vetëm vënia përpara ligjit e personave të proceduar, por edhe nëse do të ketë masa nga Komisioni i Disiplinës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania