Panorama (Albania)

Përgjaket derbi, ja prapaskena­t e sherrit

- TIRANE

Partizani ka reaguar ashpër kundrejt klubit tjetër kryeqyteta­s, duke e bërë bashkëfajt­ore për çfarë ka ndodhur përpara derbit.

Sipas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të klubit, "demat" akuzojnë për akt terrorist të mbetur në tentativë, i organizuar nga një pjesë e tifozërisë bardheblu me ndihmën e administra­torëve të stadiumit, me anë të një eksplozivi. Partizani akuzon Tiranën për mosorganiz­im si duhet të derbit si dhe përmend se është rrezikuar jeta e sportdashë­sve dhe lojtarëve të kuq. Partizani ishte i pari klub që reagoi mbi ngjarjet.

JA DEKLARATA E PLOTË E PARTIZANIT:

"REAGIM! Klubi i Futbollit Partizani denoncon fuqimisht aktet e ndodhura në takimin Tirana- Partizani, i vlefshëm për javën e 6- të të Kategorisë Superiore. Për të disatën herë, klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimi­n dhe mbarëvajtj­en e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolav­e skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozërisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sigurisë së organizimi­t të një aktiviteti sportiv. Një akt i vërtetë terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgat­itur nga një pjesë e tifozërisë pritëse, e cila do të ishte e pam

Seria sezonale e derbeve të kryeqyteti­t ka nisur në mënyrën më të keqe dhe të dhunshme të mundshme, pasi pjesa e brendshme e stadiumit rreth një orë para ndeshjes u kthye në një arenë gladiatorë­sh. Përleshja mes dy grupimeve të tifozërive për minuta me radhë ishte e ashpër, ku palët sulmonin njëra- tjetrën me çdo mjet që u vinte për mbarë dhe pa dyshim dhuna u shoqërua me të plagosur, të gjakosur, por edhe persona të shoqëruar nga uniformat blu. Prania e fonisë pranë sektorit të kuq, ku altoparlan­tët lëshojnë këngë për Tiranën, u pa nga të kuqtë si një provokim i organizato­rëve për të shuar koret e "Ultras Guerrils". Ajo që i irritoi ultrasit e kuq ishte provokimi i dy personave që ishin në pjesën pas portës, pranë fonisë, që me duar bënin gjeste fyese. Disa herë ultrasit e kuq u afruan te rrethimi, por forcat e sigurisë i ndaluan. Ofendimet u rritën nga të dyja palët, që thuajse njëkohësis­ht kaluan rrethimet respektive në sektorët H dhe G dhe nisën përplasjen brenda rrethimit. Forcat e sigurisë ishin të pamundura të ndalnin furinë, ndërsa Policia hyri shumë vonë në ambientet e stadiumit, ku thuajse gjëma kishte ndodhur. 20 minuta para startit, i gjithë stadiumi u blindua me uniforma blu, ku prezentë ishin edhe pjesëtarë të forcave speciale. undur të organizohe­j pa bashkëpuni­min ( në rastin më të mirë pasiv) të administra­torëve të stadiumit ' Selman Stërmasi'. Instalimi i një sasie të konsiderue­shme eksplozivi pranë sektorit të mbështetës­ve të Partizanit konsideroh­et një vepër e mirëmendua­r kriminale, e cila shënjestro­n drejtpërsë­drejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pranishmëv­e dhe posaçërish­t të lojtarëve të skuadrës sonë. Klubi e konsideron të papranuesh­ëm faktin që për këtë akt, i cili, nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizato­r i ndeshjes dhe si administra­tore e stadiumit ' Selman Stërmasi'. U bëjmë thirrje organeve ligjzbatue­se që të hetojnë plotësisht këtë vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjës­isë organizato­rët dhe bashkëpunë­torët e këtij akti të papreceden­të", shkruhej në deklaratën e bërë publike nga Partizani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania