Panorama (Albania)

Shtesë 5% për pensionet, kategoritë që përfitojnë

Zbardhet strategjia e re e qeverisë për skemën e pensioneve. Kush përfiton nga vendimi për rritjen me 5% të masës së përfitimit dhe çfarë është pensioni minimal

- ADA HAZIZOLLI

Duke qenë se skema e re e pensioneve të ofron pak apo aspak mundësi për të bërë rritje, qeveria është duke parë tjetër mundësi, duke rishikuar pensionet e ulëta.

Kështu, më shumë se 10 mijë të moshuar, që aktualisht trajtohen me pension minimal, pritet të përfitojnë nga vendimi për rritjen me 5 për qind të pensioneve. Një gjë e tillë përcaktohe­t në "Planin Kombëtar të Moshimit", një program 5vjeçar i hartuar nga Ministria e Shëndetësi­së, si mbështetje tërësisht e dedikuar për këtë kategori. Sipas këtij dokumenti, qëllimi është caktimi i një pensioni minimal, pra pragu apo dyshemeja për përfitimet që do të lidhen në të ardhmen. Njëkohësis­ht, kjo do të prekë edhe ata pensionist­ë që janë në skemë. Sipas draftit, janë 10 mijë pensionist­ë që trajtohen me pensione të ulëta, të cilët do të kenë mundësi që të përfitojnë një shtesë me 5 për qind deri në barazimin e vlerës me pensionin minimal, që do të miratohet me vendim qeverie. "Grupet më vulnerabël nga pikëpamja e varfërisë absolute mes të moshuarve, janë ata me pensione minimale. Pensionet duhet të arrijnë të mbulojnë nevojat elementare të individëve për të siguruar jetën, shëndetin dhe përfshirje­n sociale. Është e nevojshme që të përcaktohe­n fillimisht kriteret mbi pensionin minimal dhe në mënyrë graduale të përmirësoh­en pensionet e ulëta, në përputhje me këto kritere", thuhet në dokument.

PENSIONI MINIMAL

Pas indeksimit të bërë në fillim të këtij viti, pensioni bazë minimal për pensionet e pleqërisë, invalidite­tit dhe ato familjare është 13 753 lekë, ndërsa ai maksimal është 27 506 lekë. Ndërsa për pensionist­ët në fshat, pensioni minimal është 9418 lekë dhe ai maksimal 13 753 lekë. Në "Planin kombëtar të Moshimit 2020- 2025" parashikoh­et caktimi i një pensioni minimal të unifikuar, që do të vendoset nga Këshilli i Ministrave dhe që do të shërbejë si prag për pensionet që do të lidhen në të ardhmen, duke mos lejuar pensione më të ulëta se vlera që do të miratohet. Por çfarë do të ndodhë me ata që marrin sot pensione minimale? Duke qenë se synohet përmirësim­i i situatës për të moshuarit, gjasat janë që pensioni minimal të mos jetë më i ulët se 13 800 lekë. Ata, të cilët sot trajtohen me pensione të ulëta, do të kenë mundësi që të përfitojnë edhe nga shtesa me 5 për qind. Nga të dhënat paraprake rezultojnë mbi 10 mijë të moshuar që gjenden në këto kushte, për rrjedhojë edhe do të përfitojnë nga rritja.

SKEMA

Reforma e pensioneve e zyrtarizua­r prej janarit të 2015- ës nuk parashikon rritje por vetëm indeksim. Ligji i ri ndryshoi në thelb edhe mënyrën e llogaritje­s së pensioneve, duke iu dhënë rëndësi kontribute­ve të derdhura ndër vite. Në vitin 2019, për të marrë atë që quhet pension maksimal, si burrat dhe gratë duhet të kenë 36 vjet e 8 muaj vjetërsi në punë. Ndërsa mosha e daljes në pension për burrat këtë vit është 65 vjeç dhe do të vazhdojë të jetë po kaq deri në vitin 2032. Ndërsa për gratë, nga viti 2015 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj në vit, këtë vit është 60 vjeç e 10 muaj, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë 61 vjeç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania