Panorama (Albania)

Biseda sekrete e Enverit me Kadri Hazbiun në ‘ 82: Beqir Balluku nuk duhej pushkatuar, dinte sekrete

ZBARDHET TAKIMI PAS VDEKJES SE MEHMETIT. ÇFARE I TREGOI ISHSHEFI I SIGURIMIT PER FIQRETE SHEHUN DHE AKUZAT PER HAXHI LLESHIN

- AFRIM IMAJ

Ne qoftë se ne, Beqir Ballukun ose me të tjerët vajtëm me ndonjë përqindje më të vogël dyshimi, jo te Beqiri, po te grupi i tij, këta tani janë spiunë dhe Mehmet Shehu ka qenë në ato pozita që edhe për kuadro nga më të ndryshmet, ka folur si ka dashur. Ju, me të drejtë, keni pasur takime me të dhe ju duhej të bisedonit me të, si është karakteris­tika e këtij apo atij personi etj

Vijon nga numrat e kaluar

"Vrau veten apo e vranë?". Ajo që ka koleksionu­ar në kasafortën sekrete Enver Hoxha për fundin tragjik të Mehmet Shehut, duket sikur i jep fund dilemës tashmë legjendare të ngjarjes më të bujshme të regjimit komunist.

I divorcuar me bashkëpunë­torin e tij më të afërt në shtator të vitit ' 81, shefi i Partisë që kishte përpunuar planin për eliminimin e tij, si në rastet e tjera me "puçistët" e ushtrisë, "sabotatorë­t e ekonomisë" apo "devijatorë­t" e kulturës, është befasuar si asnjëherë kur mori lajmin për vetëvrasje­n e Shehut. Kryeminist­ri i vetëflijua­r që ishte piketuar për t'u kryqëzuar, kishte sfiduar papritur gjithë skemën e Hoxhës për ta kaluar në sagën vrastare, me stigmatizi­me në mbledhje byroje e plenumi, që përligjnin fillimisht uljen në përgjegjës­i shtetërore e Partie dhe përfundoni­n me dënimin me vdekje. Mehmet Shehu, që e njihte mirë këtë praktikë misterioze të shefit të tij, i dha fund jetës duke mbetur deri ditën e fundit Kryeminist­ër i Shqipërisë. Kjo nuk i dogji vetëm skemën e eliminimit Hoxhës, por e ekspozoi atë përpara një situate të rrezikshme, që kishte të bënte me mënyrën si do të lexohej ngjarja. Se Kryeminist­ri iku nga kjo botë pa një qortim zyrtar në forumet e larta të shtetit e të Partisë, çfarë mund të prodhonte një pështjelli­m të madh në opinionin publik. Ndryshe nga rastet e tjera, kur Hoxha ua përplaste në fytyrë "tradhtitë" bashkëpunë­torëve, këtë herë ishmikut të tij duhej t'ia provonte në kushtet post mortum. Tashmë që nuk funksionoi skema e eliminimit, ku epilogu tragjik përmbyllte një fushatë të tërë denigruese, Hoxha nxitoi të ndërtojë një skemë tjetër, e para e këtij lloji në praktikën e tij shfarosëse. "Prapësitë" që Shehut s'ia kishte vënë njeri në dukje sa ishte gjallë, Hoxha do bënte çmos t'ia rreshtonte një nga një pas vdekjes. Rasti nuk kishte të bënte me një prapsi të zakonshme, por me një aktivitet të ethshëm agjenturor kundër regjimit dhe pushtetit popullor. Për të plotësuar "tablonë e zullumeve" të ishKryemin­istrit, shefi i Partisë vuri në lëvizje të gjitha mekanizmat zyrtarë që drejtohesh­in prej tij. Përpjekjet e Hoxhës në kërkim të provave për të fajësuar Shehun janë arkivuar në një dosje sekrete, dokumentet e së cilës nuk janë bërë asnjëherë publike. Aty janë porositë e para për të arrestuar Fiqret e Feçor Shehun, por edhe një mori diskutimes­h me drejtues të lartë të Partisë e shtetit, të cilët i janë përgjigjur kryeshefit me dyshimet që kanë patur për ish- Kryeminist­rin e vetëvrarë. Fill pas ngjarjes së kobshme të dhjetorit ' 81, janë thirrur nga Hoxha me radhë Ramiz Alia, Hajredin Çeliku, Manush Myftiu, Muho Asllani, Adil Çarçani e tjerë, të cilët kanë ekspozuar para tij edhe detajin më të rëndomtë që mund të komprometo­nte Shehun. Ndër më interesant­ët në morinë e këtyre bisedave, është ajo me Kadri Hazbiun, njeriun që kishte drejtuar për një periudhë të gjatë Sigurimin e shtetit. Duke filluar nga sot, "Panorama" do të publikojë të plotë atë çfarë është kumtuar në takimin e panjohur HoxhaHazbi­u, më 15 prill 1982…

TAKIM I SHOKUT ENVER HOXHA ME SHOKUN KADRI HAZBIU NË ZYRË, MË 15 PRILL 1982

ENVER HOXHA: Ç'kemi ndonjë gjë të re, Kadri? KADRI HAZBIU: Kohët e fundit, shoku Enver, jugosllavë­t kanë afruar në kufirin verior një armatë. Këto janë të dhënat e zbulimit... ENVER HOXHA: Situata të tilla janë të pritshme kur kemi ngjarje te ne siç ishte kjo e Mehmetit dhe arrestimet e fundit të Feçor Shehut dhe të Fiqretes... KADRI HAZBIU: Të pritshme, shoku Enver. ENVER HOXHA: Çështja është këtu. Me këto që kanë ndodhur, aparati i Ministrisë së Brendshme dhe ai i Mbrojtjes duhen spastruar. E spastruam tani Mehmet Shehun, Feçor Shehun e Fiqrete Shehun arrestuam pas tyre edhe ca të tjerë. Por kjo nuk është e gjitha... KADRI HAZBIU: Tani mendimi im është top, shoku Enver. Me këta njerëz kemi të bëjmë me një veprimtari të theksuar armiqësore dhe kemi qenë në pikën e pjekurisë së një puçi. Tani situata duhet adresuar me kujdes, që mos të kemi dyshime të drejtuara kot... ENVER HOXHA: Po kujt se? KADRI HAZBIU: Si e kam unë mendimin për këtë, shoku Enver, ashtu siç thatë ju. Një herë, dyshimet ne duhet t'i vëmë me pozita të partishme. ENVER HOXHA: Me partishmër­i. KADRI HAZBIU: Pra, nga pozita të partishme do ta vëmë dyshimin, të gjitha këto do t'i analizojmë e do të vendosim çfarë do të bëjmë me arrestimet, kë do të arrestojmë dhe cilët duhen mënjanuar nga ky veprim. ENVER HOXHA: Po, por, cilët duhen mënjanuar. KADRI HAZBIU: Dhe unë, në qoftë se ia thashë këto shokut Hekuran, këtë e bëra se hezitoja. Unë kam hezituar vetëm për disa, se a biem tamam atje ku duam apo jo, pa këta njerëz që duheshin hequr nga këto organe, s'ka dyshim që duheshin hequr. ENVER HOXHA: Po, po, po. KADRI HAZBIU: Dhe në vartësi me këtë, shoku Enver e kisha çështjen për Ministrinë e Punëve të Brendshme, se për Ushtrinë s'më kish vajtur në mendje ta mendoja. Unë jam për këtë që, siç thashë, të arrestojmë, po do ta them mendimin tim pse dhe kë të arrestojmë.

ENVER HOXHA: Për ata që nuk ka ndonjë rrezik, nuk do të veprojmë, më parë do t'i ndjekim që të shohim se me kë ka lidhje ky ose ai person.

KADRI HAZBIU: Atë që nuk përbën rrezik, ne do ta lëmë, vetëm se do të marrin masa që ta mënjanojnë nga funksionet e rrezikshme.

ENVER HOXHA: Se do të zgjerojmë edhe lidhjet. Ishte e domosdoshm­e të pushkatohe­j Beqir Balluku? Po të mos e kishim pushkatuar atë, ai me siguri do të na nxirrte shumë gjëra tani, por ja, iku, e pushkatuam dhe i vdekuri s'flet, kështu nuk keni gjë nga ai tani.

KADRI HAZBIU: Po, po do të na nxirrte. Tani këtë kam unë, shoku Enver, e para. E dyta, mendoj që në këtë situatë duhet ta kemi kujdes Sigurimin, gjë që ju e dini vetë. Pse duhet ta keni kujdes? ENVER HOXHA: Po, po. KADRI HAZBIU: Duhet ta kemi kujdes, se këto faje dhe këtë lëmsh pune armiqësore, mund të gjejmë njerëz me faje, megjithatë Sigurimi do ruajtur, mendoj unë. Ju e dini vetë, shoku Enver, po është një situatë e disfavorsh­me kjo që është krijuar për organet e Sigurimit. ENVER HOXHA: Po, tani, ashtu është.

KADRI HAZBIU: Tani, ministri i Punëve të Brendshme u arrestua, u arrestuan edhe disa të tjerë pas tij, rrjedhimis­ht nga kjo mund t'i ngarkohen Sigurimit shumë gjëra. Bile një orvatje u bë, qysh përpara se të ndodhte vetëvrasja e Mehmet Shehut janë bërë përpjekje që ta bënin përgjegjës sigurimin për të gjitha ato që u folën, se ishin parullat e tyre ato, ju e dini ketë. ENVER HOXHA: Po, të tyret ishin. KADRI HAZBIU: Mendoj gjithashtu, shoku Enver, që në këto situata duhet të ruhemi dhe nga dizinforma­cioni i mundshëm. ENVER HOXHA: Po, edhe kjo ka mundësi të ndodhë.

KADRI HAZBIU: Pse e gjykoj unë këtë kështu? Sepse është një punë e pastër spiunazhi kjo, gjë që është e qartë. Ne qoftë se ne, Beqir Ballukun ose me të tjerët vajtëm me ndonjë përqindje më të vogël dyshimi, jo te Beqiri, po te grupi i tij, këta tani janë spiunë dhe Mehmet Shehu ka qenë në ato pozita që edhe për kuadro nga më të ndryshmet, ka folur si ka dashur. Ju, me të drejtë, keni pasur takime me të dhe ju duhesh të bisedonit me të, si është karakteris­tika e këtij apo atij personi etj.

ENVER HOXHA: Po, po, shumë gjëra, medoemos që duhet të kishim biseduar ne me të, deri te plani i Kosovës. KADRI HAZBIU: Tani Mehmet Shehu këto gjëra i ka biseduar të tëra shtruar e hollë me Fiqret Shehun. ENVER HOXHA: Medoemos që i ka biseduar me të dhe s'ka asnjë dyshim për këtë. KADRI HAZBIU: Fiqret Shehu di tani çfarë kam unë në biografinë time, kur jam kritikuar, përse jam kritikuar, për njërën e për tjetrën. ENVER HOXHA: Po, po të tëra i di ai dhe, si rrjedhojë i di edhe Beogradi.

 ??  ?? ENVER HOXHA, KADRI HAZBIU DHE BEQIR BALLUKU
ENVER HOXHA, KADRI HAZBIU DHE BEQIR BALLUKU
 ??  ?? ENVER HOXHA, BEQIR BALLUKU DHE KADRI HAZBIU
ENVER HOXHA, BEQIR BALLUKU DHE KADRI HAZBIU
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania