Panorama (Albania)

Raporti i “Venecias”, Meta do përgjigjet brenda javës

Zëdhënësi i Presidenti­t, Blushi: Shterim kushtetues, ligjor, profesiona­l dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë

- MARIGLEN KUME

Presidenca lajmëroi dje se brenda kësaj jave do të bëjë publik një raport për të shtjelluar opinionin e Komisionit të Venecias.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi, shkroi dje se kreu i shtetit nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutë­s me dekretin e firmosur më 10 qershor për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Madje, Blushi theksoi se kreu i shtetit ka mbrojtur Kushtetutë­n dhe vendimin e Gjykatës së Strasburgu­t për të drejtën e zgjedhjes. “Brenda javës, institucio­ni i Presidenti­t të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendës dhe ndërkombët­ar raportin e tij për draftin e opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparen­cës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesiona­l dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë. Zero shkelje të Kushtetutë­s! Mbrojtje e shkëlqyer e Kushtetutë­s! Mbrojtje e shkëlqyer e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut! Mbrojtje e shkëlqyer e vendimit të Gjykatës së Strasburgu­t për të drejtën e zgjedhjes! Mbrojtje e shkëlqyer e detyrimeve ligjore që ka Shqipëria nga Marrëveshj­a e Stabilizim­Asociimit me Bashkimin Europian”, shkroi Blushi. REAGIMI

Presidenti Ilir Meta reagoi pak ditë më parë pas publikimit të raportit paraprak të Venecias, ku këmbënguli se ai nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutë­s së Shqipërisë dhe se aktet e tij kanë qenë të justifikua­ra. “Kam bërë mbrojtje të shkëlqyer dhe parimore të Kushtetutë­s, pluralizmi­t politik, të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventës Europaine të të Drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangsh­me që burojnë nga marrëveshj­a e Shqipërisë me BE- në për Marrëveshj­en e Stabilizim- Asociimit, edhe sipas vetë vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgu­t për të sqaruar se zgjedhje nuk do të thotë procedurë dhe proces mekanik votimi”, tha Meta pak ditë më parë.

 ??  ?? KOMISIONI I VENECIAS
KOMISIONI I VENECIAS
 ??  ?? Meta me ekspertët e “Venecias”
Meta me ekspertët e “Venecias”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania