Panorama (Albania)

Zgjedhjet nuk e ndryshojnë kursin e Austrisë

- NORBERT MAPPES- NIEDIEK D. W.

Kush di të numërojë, do të thoshte se zgjedhjet e së dielës në Austri sollën një ndryshim kursi të vendit. Drejtimi - më majtas. Kush është më i vëmendshëm dhe e ka ndjekur edhe fushatën zgjedhore në shtator, do të arrijë te një përfundim tjetër. Vërtet që koalicioni i konservato­rëve të ÖVP- së dhe të djathtëve të FPÖ- së para dy vitesh së bashku morën katër për qind më shumë vota, vërtet që Të Gjelbrit me 3,8% dolën nga Parlamenti para dy vitesh e u rikthyen tani në mënyrë spektakola­re, - por kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar shumë atmosfera e zgjedhësve dhe orientimi i tyre.

Ish- kancelari, Sebastian Kurz, përfaqëson dhe administro­n një konsensus të gjerë konservato­r: Është mirë kështu siç jemi ‘ ne’. Jo më refugjatë, të huajt të jenë të sjellshëm ( para së gjithash më pak) - e në vend të kësaj krenari kombëtare dhe identitet. Kthim në politikën e para vitit 1968 dhe një BE- je që nuk na ndërhyn shumë. Me sfidat, ju lutemi na lini rehat. Shifra më e cituar e konfliktit zgjedhor ishte gjoja 02,% i gazit ndotës që ky vend i vogël dhe i pafajshëm emeton në botë. Më e rëndësishm­ja çmimi i benzinës mbetet i ulët. Për planetin le ta vrasin mendjen të mëdhenjtë! DISTANCA MES PARTIVE TË MBETET Fakti që Sebastian Kurz arriti të marrë vetëm 37,5% të votave dhe nuk mori 60% të tyre, shpjegohet me mentalitet­in politik në Austri. Me gjithë maninë për grindje për gjërat e vogla, partitë e shmangin çdo lloj mungese ujdie për çështjet e mëdha. Edhe votuesi e dëshiron që distanca mes partive të mbetet siç është. Do populli të shkojë djathtas, atëherë politikanë­t e të gjitha kampeve duhet ta ndjekin këtë sinjal.

Fakti që Të Gjelbrit para dy vitesh ishin shumë të dobët, lidhet me qëndrimin e tyre opozitar ndaj politikës strikte të qeverisë për refugjatët. Këtë herë, ata e shmangën me kujdes këtë temë. Tema tjetër - ndryshimi i klimës - gjen menjëherë shumë mbështetje, për sa kohë, që nuk kërcënojnë masa të dhimbshme. Kështu, një votë për këtë parti e qetëson ndërgjegje­n.

Socialdemo­kratët përkundraz­i u ndëshkuan. Fakti që edhe ata e shmangën me kujdes temën e migrimit, nuk mjaftoi për t’u afruar me votuesit. Zemërimin e tyre për riorganizi­min e sigurimit shëndetëso­r, një temë për specialist­ët e funksionar­ët, nuk e kuptoi kush. Protesta e tyre kundër rregullore­s së re të orarit të punës, që lejon ditë pune 12- orëshe dhe javë me 60 orë punë i anashkaloi interesat e vet klientelës socialdemo­krate. Pikërisht te shtresa punëtore është ende popullor modeli klasik familjar: Babai bën mbi orë, kurse nëna kujdeset për familjen dhe fiton diçka. E sikur kjo të mos mjaftonte, me kandidaten Pamela Rendi- Wagner, socialdemo­kratët nxorën në krye një kandidate të dobët dhe të pasigurt, që për shkak të mungesës së perspektiv­ës në radhët e veta, nxirrte si pllakate vetëm “humanizmin” dhe “solidarite­tin”. Por shenjat janë për burra të fortë dhe humor të keq. SPÖ nuk guxoi të linte gjurmën e fortë të saj. SHOK PAS VIDEOS SË IBICËS? ASPAK

Rezultati zgjedhor, sidomos rënia e FPÖ- së me 10% në këto zgjedhje, të çon në një përfundim të gabuar: pra, që zgjedhësit shprehën protestën e tyre kundër videos skandaloze të Ibicës, ku zëvendëska­ncelari, Heinz- Christian Strache duket si bën pazar me një gjoja oligarke ruse. Opinioni kishte katër muaj

kohë për t’u shokuar për këtë. Por shok nuk pati. Eh, kështu janë politikanë­t - ky ishte mesazhi. E nëse duan të bëjnë marrëveshj­e të pista, të paktën t’i bëjnë me elegancë dhe të kujdesen që të mos i kapin. KËRKIMI I PARTNERIT

Sebastian Kurz i ka tani të gjithë mundësitë për të realizuar politikën e tij. Madje, edhe me Të Gjelbrit ai do ta kishte një shumicë absolute, dhe kjo parti po i jep shenja fituesit se ka interes për një koalicion. Por kundërshti­m ka nga dega e partisë në Vjenë. Më e lehtë për Kurz do të ishte të merrte ‘ Neot’ rozë, një parti e vogël me qëndrime liberale në politikën ekonomike dhe shoqërore e qytetasve të shkolluar dhe në gjendje të mirë ekonomike. Por edhe partia nacionalis­te e djathtë, FPÖ, do të ishte një partner i mundshëm. Sekretari i saj i Përgjithsh­ëm, Harald Vilimsky, deklaroi në natën zgjedhore, se ai “nuk sheh porosi” të votuesve për vazhdimin e koalicioni­t me ÖVP. Gjuha e thatë veçse ka kuptim nga ana taktike. Në fushatën zgjedhore, FPÖ i bënte elozhe Sebastian Kurzit. Tani, ajo mund të ndërrojë taktikë dhe të rrisë çmimin. Por ka gjasa që FPÖ të refuzojë pushtetin dhe të kalojë në një opozitë të fortë - një skenar që Sebastian Kurzit nuk duhet t’i pëlqejë shumë. Në këto kushte Austrinë e pret një poker disajavor politik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania