Panorama (Albania)

Me logo “KF Elbasani”, si u kapën 9 milionë USD kokainë, dyshimet për porosi nga Shqipëria

Shoferi i kamionit pranon të bashkëpuno­jë me Policinë: Trafikantë­t më paguan 10,000 dollarë për ta transportu­ar

-

Të paketuara me logon e ekipit të futbollit të Elbasanit, kapen 613 kg kokainë në Brazil. Një sasi rekord kokainë e pastër është sekuestrua­r nga Policia Federale braziliane, në një zonë rurale në Brasnorte.

Droga u gjet e fshehur në dyshemenë e kamionit, ndërsa katër persona përfunduan në pranga. Sasia e kokainës, sipas Policisë braziliane, në treg do të kapte shifrën e 9 milionë dollarëve dhe kishte si destinacio­n final Europën, pa përcaktuar një vend konkret. Por duke parë logon e klubit të Elbasanit, do të thotë se lënda narkotike do të transporto­hej në Shqipëri si ndalesë e fundit. Përveç drogës, u sekuestrua­n kamioni dhe dy automjete tip “Fiat”, të cilat shërbenin për kontrollin e rrugës teksa shoqëronin kamionin. Operacioni i inteligjen­cës dhe mbikëqyrje­s kishte mbështetje logjistike nga një aeroplan i Komandës Ajrore të Policisë Federale – CAOP, me qëllim të mbledhjes së të dhënave në fermën që ishte përdorur edhe si laborator për përpunimin e drogës së fortë. Policia, gjatë kontrollit të ushtruar të dielën e 2 shtatorit, gjeti edhe materiale të përdorura për rafinimin dhe paketimin e kokainës, peshore dhe sende të tjera. Shoferi i kamionit i konfirmoi Policisë se kishte marrë 10,000 dollarë për ta transportu­ar ngarkesën. Koordinato­ri i Grupit, Nantel Col. José Nildo de Oliveira, duke folur për operacioni­n ka deklaruar se kokaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare sesa llojet e tjera të narkotikëv­e, duke shtuar se sasia ishte më e madhja e kapur këtë vit në rajon. Ende nuk dihen detajet se si do të transporto­hej sasia e madhe e drogës në Shqipëri, por tashmë trafikantë­t duket se kanë zgjedhur një tjetër strategji pas dështimit të rrugëve me kokainë të fshehur në kontenierë me banane. Ndërkohë, qyteti i Elbasanit, që dyshohet se ishte destinacio­ni final i drogës, cilësohet si nyja e trafikut të drogës, pasi në këtë vend ka dyshime se ekzistojnë dhe laboratorë për punimin e kokainës, e cila më pas trafikohet drejt vendeve të BE- së. Brazili është vendi më i madh për importimin e mishit në Shqipëri. Bllokimi i kamionit ku fshihej sasia e madhe e drogës ndodhi në një zonë rurale, brenda një ferme.

 ??  ?? Kokaina e kapur me logon e klubit të Elbasanit
Kokaina e kapur me logon e klubit të Elbasanit
 ??  ?? Mbishkrimi në pakot me kokainë
Mbishkrimi në pakot me kokainë
 ??  ?? Kamioni ku ishte fshehur kokaina
Kamioni ku ishte fshehur kokaina
 ??  ?? Kokaina e fshehur në kamion
Kokaina e fshehur në kamion

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania