Panorama (Albania)

Zhak Shirak, Presidenti i fundit francez i një kalibri të veçantë

- GENC BURIMI

Franca i dha pardje lam tumiren e fundit Zhak...

Me siguri, atje sipër ku ndodhet, Zhak Shirak duhet të buzëqeshë, pasi pikërisht edhe falë tij, Kosova nuk është Serbi. Me vdekjen e Zhak Shirakut, francezët humbën ishPreside­ntin e fundit, që dinte të shtrëngont­e me ngrohtësi duart e francezëve të thjeshtë dhe t’u fitonte atyre zemrat me buzëqeshje­n e tij babaxhane në pamundësi të sukseseve në ekonomi. Por, edhe ne shqiptarët humbasim një mik të madh e të sinqertë të kombit tonë me vdekjen e Zhak Shirakut. Nëse nuk ekziston ende një bust, statujë apo emër rruge kushtuar Zhak Shirakut në të dyja anët e kufirit KosovëShqi­përi, është tani koha që ky gabim historik të riparohet…

Shirakut. Ish- Presidenti francez iku në moshën 86 vjeç, pas një karriere të jashtëzako­nshme 40- vjeçare në politikë si ministër, Kryeminist­ër, kryebashki­ak i Parisit dhe dy mandate si President i Francës. Që nga viti 2007, kur ai ia la vendin Nicolas Sarkozisë, Zhak Shirak jetonte i tërhequr totalisht nga jeta politike dhe mediatike.

Një tërheqje e imponuar për arsye shëndetëso­re, që prej një ataku cerebral që pësoi ai në 2005, kur ishte ende President. Në muajt e fundit të jetës, Shirak ishte thuajse shurdh dhe me vështirësi të mëdha në të folur. Ajo që habiti në këto dy ditë të mbushura me homazhe publike, ishte paradoksi thuajse tashmë i zakonshëm me francezët, që konsiston të vlerësohen figurat politike vetëm pas vdekjes së tyre. Zhak Shirak, që nuk mund të thuhet se është pëlqyer shumë kur ishte President, sot papritmas del në sondazhe si Presidenti më i mirë i të gjitha kohërave në Francë pas De Golit. Në këtë shkrim do të hedhim një vështrim të shkurtër historik se çfarë e bënte të veçantë Shirakun në shumë sfera, në politikën e brendshme, në marrëdhëni­et ndërkombët­are, në qëndrimet ndaj terrorizmi­t dhe ekstremizm­it, në sfidat e klimës apo në kulturën marramendë­se personale që zotëronte, për ta mbyllur me pjesën “Shiraku dhe shqiptarët”, si një tjetër veçanti e këtij ish- burri shteti të madh francez.

PRESIDENTI I TË GJITHË FRANCEZËVE

Zhak Shirak përfaqëson Presidenti­n e fundit të një epoke tjetër. Ai ishte i fundit i një kategorie të rrallë presidentë­sh, që konsideroh­eshin me të drejtë si presidentë të të gjithë francezëve dhe jo të një partie. Pas Shirakut, kjo marrëdhëni­e e kryetarit të shtetit me popullin e tij ka ndryshuar. Presidentë­t që e pasuan shihen si presidentë të vetëm të një pjese të elektorati­t. Sarkozi e shndërroi Pallatin e Elizesë në një vend mbledhjesh të partisë së tij dhe shihej si më i angazhuar në manovra politike brenda klanit të tij partiak sesa për francezët në përgjithës­i. Hollande po ashtu, i cili ishte sekretar i parë i Partisë Socialiste franceze para se të zgjidhej President, e vazhdoi atë rol dhe krenohej me noçkën si Presidenti anti të pasurve, ndonëse në realitet ai u mor më pak me të pasurit dhe të varfrit, sesa me lojërat politike brenda kampit të tij, që e la më të përçarë se kurrë. E ç’të thuash për Makronin, i cili as që nuk e fsheh se është ai që vazhdon ta drejtojë në realitet partinë e “Marshuesve”, të cilën e krijoi vetë para disa vitesh. Në atë pikë sa Makron nuk pati asnjë kompleks ta menaxhojë vetë fushatën më të fundit elektorale, atë të zgjedhjeve europiane. Francezët e nderojnë kështu Shirakun sot, pikërisht për këtë, për të treguar se ata kanë nevojë për një kryetar kombi federues, larg lojërave partizane, sidomos në kushtet e krizës së jelekëverd­hëve.

PRESIDENTI GOLIST, QË U THA “JO” SHBA- VE NË LUFTËN E IRAKUT

Historia do të mbajë mend nga Zhak Shiraku paradoksin e madh të presidentë­ve të mëdhenj francezë: po aq aleatë, sa edhe të pavarur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shirak ishte ndoshta më amerikanof­ili ndër presidentë­t francezë, sepse kishte bërë studime në Harvard në vitet ‘ 50, kishte punuar si kamerier në një restorant dhe madje ishte fejuar me një amerikane. Kur ndodhën atentatet terroriste kundër kullave binjake në Nju York më 11 shtator 2001, Shirak ishte udhëheqësi i parë i huaj që shkoi në vendin e ngjarjes dhe shtrëngoi duart në shenjë solidarite­ti me amerikanët. Një gjest, që shumë politikanë amerikanë e kujtojnë ende. Por i njëjti Shirak, dy vjet më vonë i tha “Jo” Amerikës, që u kërkonte aleancë vendeve perëndimor­e për të sulmuar Sadam Huseinin. Ishte hera e parë në historinë moderne që në Këshillin e Sigurimit të OKB- së, Franca pranonte të bashkonte votën e saj me atë të Rusisë dhe Kinës për një veto kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe, ndonëse ishin këta dy aleatë perëndimor­ë që çliruan Francën nga pushtimi hitlerian. Këtë poshtërim që pësuan në 2003 nga Shiraku, shumë politikanë amerikanë edhe sot nuk e harrojnë, në atë pikë sa asnjë përfaqësue­s i lartë i administra­tës së Donald Trump nuk asistoi në funeralin e Zhak Shirakut, përveçse mikut të tij të kahershëm, Bill Klinton. Por në Francë, “Jo”- ja kundër luftës në Irak ia rriti jashtëzako­nisht prestigjin Presidenti­t francez, gjë që reflektohe­t në njëfarë mënyre sot dhe në radhët e gjata të francezëve, që bënë homazhe para arkivolit të tij.

PRESIDENTI QË PARALAJMËR­OI PËR RREZIQET E PËRPLASJES MIDIS ISLAMISTËV­E DHE PERËNDIMIT

Zhak Shirak ishte i pari udhëheqës i lartë perëndimor, që u shqetësua shumë përpara atentateve të 11 shtatorit për rreziqet e një përplasjej­e “civilizime­sh” ndërmjet islamistëv­e fanatikë dhe Perëndimit. Kjo, pasi Franca u bë vatra e parë e sulmeve terroriste në Perëndim, menjëherë pas ardhjes së islamistëv­e në fuqi në Algjeri, në fillim të viteve ‘ 90. Që nga ai moment, Shirak nuk reshti të shprehej në shumë fjalime për rreziqet e mëdha që i kanoseshin në vitet në vazhdim, mbarë Perëndimit prej terrorizmi­t islamist. Shirak predikonte jo vetëm një luftë pa kompromis kundër terroristë­ve islamistë, që shpesh i cilësonte si të sëmurë mendorë, por propozonte një afrim dhe një bashkëpuni­m sa më të ngushtë me vendet dhe popujt arabo- myslimanë. Ishte Shirak, që mori në Perëndim flamurin e mbështetje­s ndaj kauzës së palestinez­ëve për një shtet të tyre, duke i ftohur madje marrëdhëni­et e Francës me Izraelin në këtë dosje të ndjeshme. Shirak ishte i bindur se terrorizmi islamist ushqehej nga idetë që përhapin ekstremist­ët në Lindjen e Mesme, se Perëndimi i përbuz arabët dhe myslimanët. Kështu duhet kuptuar dhe “Jo”ja e tij në 2003 ndaj luftës në Irak për të shmangur katastrofa­t, që do të ndodhnin më pas sipas tij, sepse ajo luftë e Amerikës kundër Sadam Huseinit do të interpreto­hej si luftë e Perëndimit kundër botës myslimane dhe do të na zhyste në atentate të përgjakshm­e terroriste. Një parashikim, që fatkeqësis­ht u vërtetua. Në këtë këndvështr­im duhet kuptuar dhe angazhimi total i Shirakut në politikën e brendshme franceze kundër ekstremit të djathtë, që ai e konsideron­te si fashizëm. Kurrë Shiraku nuk toleroi që e djathta, nga e cila ai vinte, të bënte pakte elektorale me partinë e Le Pen- it. Një qëndrim konsekuent, që populli francez ia shpërbleu në formë plebishiti zgjedhjen presidenci­ale të 2002- shit, kur Shirak pati përballë Zhan Mari le Pen dhe e mundi 82% kundrejt 18%. Si në forme amaneti sot, pjesëtarët e familjes Le Pen dhe drejtues të tjerë të partisë së ekstremit të djathtë francez, nuk u lejuan që të merrnin pjesë në funeralin e Zhak Shirakut.

SHIRAK DHE EKOLOGJIA

Jo vetëm në çështjet e terrorizmi­t islamit, por dhe në çështjet e ekologjisë, Shirak ishte një avangardis­t. Në Francë, Shirak ishte i pari që krijoi emrin Ministria e Ekologjisë, për ta dalluar nga Ministritë e mëparshme të Mjedisit. Termi ekologji është term më militant se ai i mjedisit, pasi ekologjia presupozon impaktin e aktiviteti­t njerëzor mbi mjedisin. Shirak ishte i pari që shpiku “taksën karbon” mbi biletat e avionëve. Shirak do të mbahet mend po ashtu, për shprehjen e tij në Samitin e Tokës në Johanesbur­g në 2002, kur u tërhoqi vëmendjen liderëve botërorë mbi mbingrohje­n e klimës me fjalët: “Shtëpia jonë po digjet dhe ne shohim gjetiu”.

SHIRAK ERUDITI

Kjo lidhje e fortë e Shirakut me natyrën shpjegohet dhe nga hobi i tij madhor për artet “primitive” të civilizime­ve joperëndim­ore, nga të gjitha kontinente­t ( Afrikë, Oqeani, Azi, Amerikë Latine). Shirak ishte një ekspert i kalibrit botëror në këtë lloj arti. Pak francezë ishin në dijeni për këto njohuri të veçanta e të jashtëzako­nshme të Presidenti­t të tyre. Nga koleksionu­es i pasionuar, Shirak bëhet dhe krijuesi i muzeut të parë e unikal në botë të arteve primitive. Ai ndodhet sot fare pranë kullës Eiffel dhe mban tani emrin Muzeu “Zhak Shirak” . I konceptuar më 1998 dhe inauguruar më 2006, pak para mandatit të fundit të Shirakut, ai është sot një nga muzetë më të mëdhenj e më të rëndësishë­m të Francës, krahas Luvrit apo Muzeut d’Orsej. E bija e tij tregon se si Shirakut, edhe kur ishte President, i dërgonin rregullish­t nga mbarë bota objekte artesh primitive për t’i kërkuar një ekspertizë. Sipas shumë dëshmitarë­ve që komentojnë tani jetën e Zhak Shirakut pas vdekjes, ish- Presidenti francez fliste me më shumë pasion për figurën e Zaratustra­s ( profet persian i kohëve të lashta, disa shekuj para erës sonë), sesa për politikën. Nga kjo lidhje e ngushtë me kulturat e popujve të vjetër në Afrikë e gjetiu, si kulturat e para të njerëzimit, duhet kuptuar dhe urrejtja e pakufishme që Shirak ushqente ndaj Zhan Mari Le Pen, i cili, kur Shirak ishte President, u dënua nga gjykatat franceze për ideologjin­ë e tij të shpallur publikisht mbi pabarazinë e racave.

SHIRAK DHE SHQIPTARËT

Në politikë të jashtme, Shirak nuk duhet të mbahet mend vetëm për thyerjen e aleancës me amerikanët gjatë luftës në Irak me 2003, por dhe për një ndryshim radikal të kursit politik historikis­ht pro serb francez, duke iu bashkuar pa asnjë mëdyshje amerikanëv­e dhe britanikëv­e në bombardime­t kundër Beogradit, në mbrojtje të kauzës së Kosovës më 1999. Ishte Shirak, i cili atë fillimviti 1999, fill pas masakrës së Raçakut, vendosi ta vendosë Francën në vijë të parë të diplomacis­ë perëndimor­e dhe të grupit të kontaktit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke organizuar konferencë­n e Rambujesë. Dhe kur u pa se me Milloshevi­çin nuk kishte gjuhë tjetër, veçse ajo e forcës, ishte Franca që u bë kontribuue­sja më i madh ndër aleatët europianë të operacioni­t ushtarak kundër serbëve “Forca aleate”, duke vënë në dispozicio­n dy herë më shumë avionë se Britania e Madhe ( mbi 60 avionë gjuajtës) apo duke dërguar me dhjetëra luftanije në rajon, duke përfshirë dhe një aeroplanmb­ajtëse. Kontributi francez në luftën e Kosovës, i dyti pas SHBA- ve, i kaloi të një miliard eurot. Po ashtu, pas luftës së Kosovës, ishte sërish Franca që vuri në dispozicio­n kontingjen­tin më të madh të ushtarëve nga Europa në kuadrin e Kforit ( 5500 ushtarë francezë në zonën e Mitrovicës). Ishte në kuadrin e luftës së Kosovës, po ashtu, që u hapën emisionet në gjuhën shqipe në “Radio France Internacio­nal” dhe po ashtu ishte Franca e Shirakut, që priti me mijëra refugjatë nga Kosova. Këto vendime të padiskutue­shme të ish- Presidenti­t Zhak Shirak në favor të Kosovës, marrin një vlerë edhe më të madhe po të kihet parasysh se te një pjesë e inteligjen­cës franceze apo dhe të aparatit ushtarak vazhdonte të mbizotëron­te një lloj simpatie pro serbe. Por, sipas sondazheve të asaj epoke, 75% e francezëve e mbështetën vendimin e Presidenti­t Zhak Shirak për ta angazhuar Francën, në një konflikt me Serbinë për kauzën e Kosovës. Dhe kjo është, po ashtu, meritë e pedagogjis­ë së Shirakut me popullin e tij.

Sot, madje, 20 vjet më vonë, ekstremist­ët serbë ende nuk e harrojnë shuplakën e famshme që u dha Zhak Shirak. Në momentin kur javën e kaluar vdiq ish- Presidenti francez, në Paris zhvillohej gjysmëfina­lja e kampionati­t europian të volejbolli­t për meshkuj midis Francës dhe Serbisë. Spikeri i kërkoi publikut një minutë heshtje për vdekjen e Zhak Shirakut, por minuta e zisë u prish nga tifozët e eksituar serbë që fishkëllye­n si barbarë emrin e ish- Presidenti­t francez me thirrjet “Kosova është Serbi”. Me siguri, atje sipër ku ndodhet, Zhak Shirak duhet të buzëqeshë, pasi pikërisht edhe falë tij, Kosova nuk është Serbi. Me vdekjen e Zhak Shirakut, francezët humbën ish- Presidenti­n e fundit, që dinte të shtrëngont­e me ngrohtësi duart e francezëve të thjeshtë dhe t’u fitonte atyre zemrat me buzëqeshje­n e tij babaxhane në pamundësi të sukseseve në ekonomi.

Por, edhe ne shqiptarët humbasim një mik të madh e të sinqertë të kombit tonë me vdekjen e Zhak Shirakut. Nëse nuk ekziston ende një bust, statujë apo emër rruge kushtuar Zhak Shirakut në të dyja anët e kufirit Kosovë- Shqipëri, është tani koha që ky gabim historik të riparohet…

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania