Panorama (Albania)

Nga shkarkimi i Metës te hapja e negociatav­e, Rama: Bashën e takoj edhe te PD

"Nuk kam asnjë minutë kohë të merrem me fatin e Ilir Metës"

-

Ne jemi shumica e votuar për të udhëhequr, jo për t'u shkuar mbrapa atyre që nuk i kanë votat dhe duan të udhëheqin nga mbrapa. Jemi gati të ulemi dhe të hapur për ndryshimin e sistemit apo çdo gjë që kemi në dorë. Ama kushte, kush na vendos kushte, humbet

Kryeminist­ri Edi Rama tha dje se është i gatshëm të shkojë dhe në selinë e PD- së për të diskutuar dhe bashkëpunu­ar për Reformën Zgjedhore.

I ftuar në emisionin "Repolitix" me gazetarin Denis Minga, kreu i qeverisë tha se pas opinionit të Venecias, tashmë i takon komisionit të posaçëm për të gjykuar mbi shkeljen e bërë dhe për të konstatuar peshën e saj.

Për shkak të look- ut të ri ka shumë që mendojnë se Kryeminist­ri po mundohet t'i ngjajë babait të kombit, Ismail Qemalit, me mjekrën, ndërsa të tjerë mendojnë se po hyn në atë që ai e quan jetën e tretë...

Duhet pyetur mjekra ime për të dyja. Unë vetë nuk jam në dijeni as për njërën, as për tjetrën.

Që do të thotë se karriera juaj është e gjatë?

Duhet të gjeni një mënyrë të pyesni mjekrën time. Mjekra drejtohet nga ju? Nuk është e thënë. Karriera juaj politike është përtej 2021?

Këta gjë nuk e vendos askush, përveç meje dhe socialistë­ve. Këta të dy e vendosin. Ju jeni i vendosur për të vijuar? Nëse ky ishte përkthimi që i bëtë përgjigjes...

Dua të kuptoj ambiciet, zakonisht askush nuk ka pasur më shumë se dy mandate...

Ambicia ime është shumë e thjeshtë, që çdo minutë të kohës sime në këtë detyrë të jem një njeri i zakonshëm që ka mundësinë e jashtëzako­nshme t'u shërbejnë njerëzve të zakonshëm. Dhe sa më shumë punë të bëjmë për të gjithë njerëzit, aq më shumë është e plotësuar ambicia ime. Natyrisht, duke e çuar Shqipërinë drejt Europës, duke e ndërtuar Europën këtu. Me të tjerat nuk kam kohë të shpenzoj, çështjet e mjekrës dhe të Presidenti­t ua lë juve dhe atyre që duan të argëtohen me xingla. Nuk besoj se janë e njëjta gjë nga rëndësia? Për mua janë njësoj. Do të kemi zgjedhje të parakohshm­e vitin e ardhshëm? Zgjedhjet do të bëhen në vitin 2021 për sa i takon PS- së, deri atëherë mund të ndodhin shumë gjëra, por për aq sa dimë sot, zgjedhjet do të bëhen në qershor të vitit 2021.

Ndërkohë që në Shkodër situata është pezull, çfarë do të ndodhë?

Patjetër që një ditë do të ketë zgjedhje, por është një çështje që duhet ta zgjidhin institucio­net dhe nuk është një çështje që duhet ta zgjidhë kryesia e PS- së. Ne jemi shumë të interesuar, por duhet ta zgjidhin institucio­net, Presidenti, KQZ, që merren me procesin zgjedhor, mbase Gjykata, por jo kryesia e PS- së.

Kreu i PD- së, zoti Basha, sot iu bëri thirrje bankave të mos financojnë koncesione­t korruptive sipas tij. Keni një qëndrim? Kjo quhet manovër në xunkth. Kështu quhet kjo. Zoti Gjiknuri është shprehur se është i gatshëm të tërhiqet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Jeni dakord me këtë?

Nëse ai e ka thënë, ka shprehur vullnetin e tij për t'i hapur rrugë një procesi, ku mbase opozita do të kishte nevojë për këtë gjë dhe nuk është problem që të bëhet. Por, me sa kuptoj unë, nuk është se gjërat kanë mbetur aty.

Opozita e re ka vendosur disa kushte për të votuar Reformën Zgjedhore, siç është ndryshimi i sistemit zgjedhor, do pranoni?

Kushte PS- së dhe mua nuk na vendos njeri. Nëse nuk e kanë mësuar akoma dhe do të duan prova, do ta mësojnë rrugës. Ne jemi shumica e votuar për të udhëhequr, jo për t'u shkuar mbrapa atyre që nuk i kanë votat dhe duan të udhëheqin nga mbrapa. Jemi gati të ulemi dhe të hapur për ndryshimin e sistemit apo çdo gjë që kemi në dorë. Ama kushte, kush na vendos kushte, humbet.

A do të bashkëpuno­ni me opozitën jashtëparl­amentare për Reformën Zgjedhore sipas propozimit të saj, për një komision të mbikëqyrur nga partnerët ndërkombët­arë?

Nuk i trembem asnjë ndërmjetës­imi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri- tjetrin. Ky vend nuk mund të funksionoj­ë më as me teka dhe as me përkthyes, por siç funksionoj­në të gjitha vendet normale. Jam gati në çdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për Reformën Zgjedhore, pasi koha vrapon. Nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër, është e drejta e tyre, nuk kam arsye t'u bëj presion, ' hajdeni, hajdeni, hajdeni'. Jam këtu në çdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë, çfarë ka në atë karvan, kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo. Edhe në selinë e PD- së nëse zhvillohet takimi, unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është çështje vendi, formati apo imponimi të axhendës. Nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon. Sa kohë do ta prisni opozitën? Nuk e pres fare, ne vazhdojmë, ndërkohë që jemi gati në çdo moment të ndalojmë dhe të ulemi nëse ata duan që ne ta ndalojmë dhe të ulemi. Opozita në Parlament ka një qasje të sajën të respektues­hme dhe ne do ta debatojmë, por duhet të mos humbasim asnjë sekondë për të plotësuar dy kushtet dhe fatmirësis­ht, për Reformën Zgjedhore është shumë e qartë, sipas rekomandim­eve të OSBE- së. Çfarëdo të donim të shtonim nuk na pengon asnjë, mjafton të biem dakord. Për këtë nuk ka nevojë të ulemi të gjithë, rekomandim­et e OSBE- së. Jemi gati të diskutojmë, nëse do të na bindin, patjetër do ta rishikojmë sistemin.

Keni një qëndrim në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias për shkeljet e Presidenti­t Meta?

Nuk kam asnjë qëndrim për këtë, sepse është një çështje që i takon komisionit të posaçëm dhe ka të gjithë kompetencë­n për të gjykuar mbi shkeljen e bërë dhe për të konstatuar peshën e kësaj shkeljeje. Në fund nuk do të jetë një qëndrim politik, por i formësuar mbi gjykimin e atyre që e dinë këtë punë më mirë se ne të dy. Nuk është më puna ime, qëndrimet i kam mbajtur kur ndodhi shkelja dhe për mua tani është shumë e rëndësishm­e që Komisioni i Venecias është shprehur, sikur unë shprehja në mënyrë të përsëritur kur më pyesnin si do të bëhen zgjedhjet me një parti dhe u thosha asnjë parti apo një grup nuk mund të marrë peng zgjedhjet. Këtë Venecia e ka thënë e zeza mbi të bardhë dhe nuk ka asnjë diskutim se shkuarja në zgjedhje ka qenë vendim i duhur dhe se zgjedhjet janë plotësisht legjitime.

A do ta shkarkojë shumica Presidenti­n pas përgjigjes së Komisionit të Venecias?

Përgjigjja ime është e thjeshtë dhe e qartë: është krijuar një komision që ka në përbërje njerëz të ligjit, që dinë të zbërthejnë të gjithë materien nga pikëpamja ligjore dhe ata do të na bëjnë neve sugjerimin e tyre si Parlament dhe ne do të marrim vendimin tonë. Nuk kam asnjë minutë për t'u marrë me fatin e Ilir Metës. Mbrëmë jam marrë me fatin e një djali që gjendej në një situatë dramatike, që prej tetë vitesh e trajtojnë në shtëpi dhe u mungonte një spital special për sëmundjen e tij, nuk kishin trokitur në dyer e autoritete­ve, u desh një faqe në "Facebook" që të merrej vesh. Djalin e kemi sjellë në Tiranë dhe tani po kthehet në shtëpi, ku do të ketë edhe krevatin e krijuar posaçërish­t për këtë sëmundje. Kjo është shumë më e rëndësishm­e se fati i Ilir Metës. Ilir Meta nuk ka asnjë problem shëndetëso­r dhe uroj të mos ketë kurrë, për problemet e tjera të Ilir Metës nuk kam asnjë interes, fare.

Nuk është më puna ime, qëndrimet i kam mbajtur kur ndodhi shkelja dhe për mua tani është shumë e rëndësishm­e që Komisioni i Venecias është shprehur, sikur unë shprehja në mënyrë të përsëritur kur më pyesnin si do të bëhen zgjedhje me një parti dhe u thosha se asnjë parti apo një grup nuk mund të marrë peng zgjedhjet. Këtë Venecia e ka thënë e zeza mbi të bardhë

 ??  ??
 ??  ?? EDI RAMA DHE LULZIM BASHA
EDI RAMA DHE LULZIM BASHA
 ??  ?? Rama gjatë intervistë­s
Rama gjatë intervistë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania