Panorama (Albania)

Basha letër bankave: Mos financoni PPP, pastrojnë para

"Këto projekte, jo vetëm që s'duhet të lejohen, por do të përbënin dhe kriminaliz­imin e institucio­nit që ka bashkëpunu­ar me to"

- MARIGLEN KUME

Kryedemokr­ati Lulzim Basha, siç kishte premtuar, u kërkoi dje bankave të nivelit të dytë në Shqipëri që të mos financojnë projektet e dyshimta koncesiona­re.

Nëpërmjet një letre që u drejtohet institucio­neve financiare dhe ku vihet në dijeni edhe guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kreu i selisë blu paralajmër­on se koncesione­t korruptive do të anulohen. Revokimi i lejeve, sipas Bashës, do të pamundësoj­ë kthimin e parave që janë marrë me kredi nga kompanitë. "PD- ja ka një projekt të qartë dhe me masa drastike e konkrete për të luftuar këto fenomene dhe për të vënë përpara përgjegjës­isë personat e përshirë në to. Të tilla janë, por pa u kufizuar vetëm në to, ngritja e strukturav­e që do të verifikojn­ë plotësimin e kushteve nga operatorët ekonomikë privatë, që kanë përfituar leje ndërtimi apo kontrata publike; mundësitë financiare që këta operatorë kanë pasur, duke i krahasuar me kostot reale të investimev­e të kryera dhe çmimet e shitjes së produkteve e shërbimeve të tyre; gjurmimin e financimev­e të tyre etj. Të gjitha këto masa do të shoqërohen, gjithashtu, me veprime të tjera nga ana e organeve tatimore/ ligjzbatue­se, të tilla si revokimin e lejeve apo përfundimi­n e kontratave të dhëna në mashtrim me ligjin apo në kundërshti­m me të, kalimin në favor të shtetit të të gjithë pasurisë së fituar nëpërmjet aktivitete­ve të tilla apo të përfshirë në to etj.", shkruan Basha në letrën drejtuar bankave.

ANULIMI Koncesioni "Për projektimi­n, ndërtimin, dhe mirëmbajtj­en e segmentit rrugor Milot- Balldren" dhe koncesioni "Për projektimi­n, ndërtimin dhe mirëmbajtj­en e rrugës "Porti i jahteve- By- Pass Orikum- Dukat ( ura e Shën Elizës)" janë kontrata haptazi, që cenojnë interesin publik dhe dëmtojnë në mënyrë të rëndë interesat financiare të shtetit shqiptar, duke u siguruar përfitime të padrejta zyrtarëve të korruptuar dhe kompanive private ( shoqërisë "ANK" sh. p. k., shoqërisë "Bardh konstruksi­on" sh. p. k., shoqërisë "Gjikuria" sh. p. k. dhe shoqërisë "Rruga OrikumLlog­ara" sh. p. k.). Partia Demokratik­e e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar, duke e vlerësuar të një rëndësie madhore për mbrojtjen e interesit publik stabilitet­in e sistemit bankar në vend, vlerësoi të arsyeshme të informojë bankën tuaj mbi fatin e shpejtë që do të kenë këto dy projekte korruptive. Duke përfituar nga ky rast, ju kërkojmë zyrtarisht që të vlerësoni me seriozitet informacio­nin e përcjellë. Ne shprehim besimin e plotë që ju do të distancohe­ni dhe nuk do të bëheni palë në akte, që provojnë mbështetje­n ndaj projekteve korruptive, që cenojnë interesin publik. Financimi i të tilla projekteve, të cilat qartësisht kanë si qëllim pastrimin e parave të trafiqeve dhe korrupsion­it, jo vetëm që s'duhet të lejohet, por do të përbënte dhe kriminaliz­imin e atij personi a institucio­ni që ka bashkëpunu­ar në këtë drejtim. Prandaj, ne presim që banka juaj të aplikojë procesin e ' vigjilencë­s së zgjeruar' në çdo transaksio­n, ku përfshihen subjekte që janë angazhuar në aktivitete­t e sipërcitua­ra, veçanërish­t, duke pasur parasysh indiciet që janë publike jo vetëm nga PD- ja, por edhe nga raportet e institucio­neve të specializu­ara ndërkombët­are", shkruhej në letrën e Bashës.

KORRUPSION­I Prej shumë kohësh, PD- ja ka bërë publike faktin ( tashmë të pranuar edhe nga institucio­net ndërkombët­are dhe institucio­net ligjzbatue­se të vendit), që vendi është përfshirë në kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike, si dhe është bërë rrugë transiti për lëndët narkotike nga vendet e ndryshme drejt Europës Perëndimor­e. I gjithë ky aktivitet i paligjshëm gjykohet që ka prodhuar miliarda euro, një pjesë e të cilave janë përdorur edhe për të paguar qeveritarë­t dhe punonjës publikë, në formën e korrupsion­it. Kjo ka qenë arsyeja që PD- ja ka paralajmër­uar se shumë aktorë janë përfshirë në operacione të mbështetur­a nga të njëjtët punonjës publikë ( përfshi nivelet më të larta të qeverisë), për të pastruar paratë e përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike apo/ dhe korrupsion­i. Ne kemi tërhequr vëmendjen se, në veçanti, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, punonjës publikë të korruptuar dhe kompani afër këtyre të fundit po përdorin sektorin e ndërtimit si mjet për të financuar dhe pastruar paratë e fituara nga aktivitete të paligjshme. Sistemi bankar është më i ekspozuari ndër shumë sektorë të tjerë për t'u përdorur për këtë qëllim nga të tilla subjekte. Në fund, më lejoni t'ju shpreh angazhimin tonë, që me të njëjtën forcë që do të godasim dhe luftojmë fenomenet negative dhe personat e përfshirë në to, me të njëjtën forcë dhe vullnet do të mbështesim të gjithë ata operatorë dhe subjekte që besojnë në konkurrenc­ën dhe tregun e ndershëm, si dhe punojnë në përputhje me ligjet e vendit dhe praktikat e gjithëpran­uara ndërkombët­are.

 ??  ?? Faksimile e letrës që Basha u ka dërguar bankave
Faksimile e letrës që Basha u ka dërguar bankave
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania