Panorama (Albania)

Komunizmi si nazizmi, po Shqipëria?

- BARDH SPAHIA

Prejkëtu, kam një mesazh për të gjithë botën: Amerika nuk do të jetë kurrë...

Në Shqipëri, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale. Brezit të ri të shqiptarëv­e që do marrë përgjegjës­itë e vendit e të shoqërisë i bie barra historike që t’i ruajnë, t’i zhvillojnë e t’i mbrojnë bazuar mbi parimet dhe vlerat, ato parime e vlera që sollën triumfin e botës së qytetëruar, botës së lirë ndaj diktaturav­e të çdo lloji.

një vend socialist. Në shekullin e kaluar, socializmi dhe komunizmi vranë 100 milionë njerëz!”. Ishte kjo pjesa hyrëse e fjalës së fortë të Presidenti­t amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e 74- t të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi i njohur amerikan antikomuni­st nuk është befasues për demokracin­ë më të madhe të globit, por duket një kujtesë e nevojshme, nisur nga dinamikat gjeopoliti­ke. Vëmendja për të mos harruar çfarë kanë vuajtur popuj të tërë nga diktatura komuniste, mbetet në rendin e ditës edhe për Bashkimin Europian. Pak ditë më parë, Parlamenti Europian miratoi me shumicë domethënës­e prej 535 votash pro, një rezolutë mbi rëndësinë e kujtesës europiane për të ardhmen e Europës, duke u bërë thirrje shteteve anëtare të BE- së, që të bëjnë një vlerësim të qartë e parimor të krimeve dhe akteve të agresionit, të kryera nga regjimet totalitare komuniste dhe regjimi nazist. Rezoluta e vendos në të njëjtin nivel komunizmin dhe nazizmin, si fatkeqësi për popujt që kanë vuajtur prej tyre. Për këtë arsye, Parlamenti Europian u kërkon vendeve anëtare që të dënojnë të gjitha manifestim­et dhe përhapjen e ideologjiv­e totalitare, siç është komunizmi dhe nazizmi në BE. Një hap konkret është thirrja për të gjitha vendet anëtare, që ta përkujtojn­ë 23 gushtin ( këtë vit 80- vjetori i firmosjes së marrëveshj­es së sulmit mes Bashkimit Sovjetik komunist dhe Gjermanisë naziste, që çoi në ndarjen e Europës në sfera influence mes të dyjave, e më pas në Luftën e Dytë Botërore), si Ditën Europiane të Kujtesës për viktimat e regjimeve totalitare, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në BE. Thirrja është për rritjen e ndërgjegjë­simit të brezit të ri për këto çështje, përfshi historinë e analizën e pasojave të regjimeve totalitare në kurrikulat e tekstet arsimore të të gjitha shkollave në BE.

Rezoluta që u është dërguar Këshillit Europian, Komisionit Europian, parlamente­ve të vendeve anëtare, ( edhe Dumës ruse) si dhe parlamente­ve të vendeve që kanë vuajtur komunizmin e nazizmin, përfshi Shqipërinë, bën thirrje për një kulturë të përbashkët kujtese, që hedh poshtë krimet e regjimeve komuniste, fashiste, Staliniste e regjimeve të tjera totalitare e autoritare të së kaluarës, si një mënyrë për të nxitur rezistencë­n ndaj kërcënimev­e moderne për demokracin­ë.

Shqipëria, si një nga vendet që i ka përjetuar më egërsisht pasojat e diktaturës komuniste, ka më shumë nevojë për atë iniciativë konkrete të Parlamenti­t Europian. Për 46 vjet, në vendin e izoluar u vranë mbi 6 mijë qytetarë, mbi 7 mijë të tjerë vdiqën në internime. 34 mijë të burgosur politikë e mbi 59 mijë të internuar dhe shifrat nuk janë shteruese. Në tri dekada pluralizëm, pa arritur ende të hapë negociatat e anëtarësim­it, vendi anëtar i NATO- s, fatkeqësis­ht, ka ende personazhe aktivë të diktaturës në postet më të larta të shtetit, përfshi individë të ishSigurim­it famëkeq të Shtetit. Harresa për atë periudhë po kultivohet në mënyrë tinëzare, përmes rehabiliti­mit të figurave e episodeve të regjimit, që masakroi popullin e vet, e sidomos shtresën më të arsimuar, intelektua­lët. Libra kujtimesh selektive e fragmente po aq selektive botohen si me porosi, pikërisht kur vendi duket pa rrugëdalje për shkak të inkriminim­it, makutërisë e paaftësisë së një qeverie, që njëlloj si ajo e para viteve ‘ 90, të zezën ua bënte qytetarëve të vet. Sot, shqiptarëv­e u pamundësoh­et e tashmja e u vritet e ardhmja. Ata po ua mbathin masivisht nga sytë këmbët, sa më larg, edhe me pasigurinë se duhet të nisin gjithçka nga e para, në vend të huaj.

Nën këtë qeveri të partisë së riemërtuar komuniste, portretet e diktatorit e simbolet e tij shfaqen si normalitet, si “e drejtë” e njeriut në demokraci. Tinëzisht, nderimi i Luftës Nacionalçl­irimtare, lidhet me figurat që ishin përgjegjës­e për linçimin 46- vjeçar të shqiptarëv­e. Guximi i pacipë shkon edhe më tej, kur figura të regjimit nderohen pikërisht për shërbimet e kohës së diktaturës. E pamë së fundmi në Tepelenë, një personazh i njohur si personi përgjegjës për internimin e burgosjen ndaj “armiqve” të partisë në vitet ’ 70-‘ 80, Manxhar Binaj, tri dekada pas rrëzimit të diktaturës, shpallet “Qytetar nderi” i Tepelenës.

Është e pafalshme kjo që ndodh në vend. Kjo ndodh sepse periudha e diktaturës paketohet prej 6 vitesh si atraksion turistik, me muzeume e bunkerë, të mënyrave që përdorte regjimi kundër popullit të vet, duke u dhënë edhe tone ekzotike. Një sjellje që fyen e poshtëron viktimat e diktaturës e familjarët e tyre, tri dekada pas rrëzimit të regjimit më të egër komunist në Europë. Nisur nga qëndrimi i Presidenti­t Trump e rezoluta e Parlamenti­t Europian, Shqipëria duhet të risjellë në vëmendje të kaluarën e hapur të saj me diktaturën. Historia e emancipimi­t të një kombi është historia e hapjes dhe jo e mbylljes apo lënies në harresë të së vërtetës.

Janë sheshet e qyteteve antike, hapësira ku së pari, bashkë me votën e lirë dhe me fjalën e lirë, lindi demokracia, dhe jo qilarët e errët, aq shumë të dashur për kundërshta­rët e saj. Është hapja ( transparen­ca), dëshira për të vërtetën, ajo që i vuri krisjen në themele, asaj që dukej se nuk do të tundej kurrë, perandoris­ë komuniste. Me këtë situatë të tmerrshme sulmi të vazhdueshë­m për të deformuar me çdo kusht moralin e një shoqërie të tërë, nga ata që rrënjët i kanë në historinë e zezë skëterrë të këtij vendi e që kurajën për të shpalosur injorancën dhe poshtërsin­ë e tyre e gjejnë falë zemërgjerë­sisë, qytetarisë e mençurisë së pjesës më të madhe të shqiptarëv­e që kanë zgjedhur të falin, por të mos harrojnë, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë, i cili ka nxjerrë mësime nga e shkuara dhe shikon përpara drejt së ardhmes. Jo, për fat të keq dhe çuditërish­t janë pikërisht shkaktaret kryesorë të shkatërrim­it dhe vuajtjeve më të mëdha të këtij vendi apo pasardhësi­t e tyre, që tentojnë me çdo mënyrë të mbrojnë dhe mitizojnë një sistem diktatoria­l gjakatar.

Në këto kushte, në Shqipëri, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale. Brezit të ri të shqiptarëv­e që do marrë përgjegjës­itë e vendit e të shoqërisë i bie barra historike që t’i ruajnë, t’i zhvillojnë e t’i mbrojnë bazuar mbi parimet dhe vlerat, ato parime e vlera që sollën triumfin e botës së qytetëruar, botës së lirë ndaj diktaturav­e të çdo lloji.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania