Panorama (Albania)

Deputeti tregon prapaskena­t: Si na bindi Merkel për negociatat

Ambasadori Zingraf: Zgjidhja të vijë nga politika, Gjermania jo ndërmjetës­uese

- MARIGLEN KUME

Deputeti i CDU/ CSU- së, Christian Schmidt, tha dje se Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bindi Bundestagu­n që të votojë pro çeljes së negociatav­e të Shqipërisë me BE- në. Gjatë tryezës së Forumit të Ambasadorë­ve, ditën e djeshme, deputeti i CDU/ CSU tha se Bundestagu kishte një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë deputetët donin ta shtynin vendimmarr­jen për në një moment të dytë.

Por ky qëndrim i tyre ndryshoi pas ndërhyrjes së Kancelares Merkel. “Pavarësish­t qëndrimit të qeverise federale, grupi mund të kishte tendencën për një ‘ decoupling’ të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Vlerësimi në atë moment ishte i favorshëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë nuk kishte disponim pozitiv dhe vendimmarr­ja për të mund të lihej për një moment të mëvonshëm. Në vlerësimin tonë, ndryshimi brenda grupit të CDU/ CSU i dedikohet në radhë të parë impenjimit personal të Kancelares Merkel, e më tej kontakteve te ndërmarra nga vendi ynë deri në nivelet më të larta”, tha Schimdt. Ndërkohë, ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, e quajti vendimin e Bundestagu­t gjerman një shenjë që aprovon se Shqipëria duhet të pranohet në BE. Zingraf tha se 9 kushtet ishin të artikuluar­a edhe më parë dhe nuk ka asnjë kusht të ri, ndërsa theksoi se disa prej tyre mund të plotësohen edhe pas hapjes së negociatav­e. “Nëse nëntë pikat janë kushte apo detyra që duhet t’i plotësojë pas hapjes së negociatav­e, nëse do të hapen gjithmonë: Po, në fakt, Bundestagu gjerman dha një Po edhe qeveria federale do të shkojë në Bruksel. Bundestagu luan një rol të fuqishëm dhe qeverisë federale i nevojitet ky konfirmim i Bundestagu­t gjerman. Mund të themi se debati në Bundestag ishte i thellë, me njohje të angazhuara. Kjo, siç tha edhe një gazetar, ishte një shenjë, një dëshmi se Shqipëria do të pranohet në BE. Bundestagu ka kërkuar disa kushte që duhet të përmbushen në një fazë të parë dhe pastaj do të përmbushen në fazën e dytë edhe kushte të tjera. Është e rëndësishm­e që të theksojmë siç tha edhe Soreca, se po pritet edhe se çfarë vendimi do marrin vendet e tjera të BE”, tha ambasadori Zingraf.

KRIZA Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, deklaroi dje gjatë prezantimi­t të kalendarit të Tetorit gjerman, se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri duhet të vijë nga partitë politike në vend dhe ndërkombët­arët mund të japin asistencën e tyre. “Jam i bindur që zgjidhja për konfliktet politike duhet të vijë nga vetë politika. Nuk e shikoj Gjermaninë si një lloj ndërmjetës­i. Kemi folur me përfaqësue­s të partive politike, kemi ofruar mbështetje­n tonë teknike, edhe për Reformën Zgjedhore. Të gjitha partitë të ulen bashkë. Kemi folur me palët dhe kemi dhënë mbështetje­n teknike edhe në kuadër të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Një ekspert gjerman ka bashkëpunu­ar, duke vendosur në tavolinë një draft, mbi të cilin mund të vazhdohet të punohet”, vijoi më tej Zingraf. Po kështu, ambasadori i Gjermanisë Zingraf e vlerësoi pozitive pjesëmarrj­en e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore javën e kaluar të iniciuar nga OSBE. Por ai la të kuptohej se ishte kundër propozimit të PD- së. “Për Reformën Zgjedhore edhe thyerjen e mureve mes partive politike, por edhe për kërkesën e PD që të jenë ndërkombët­arët që të kenë ndikim te reforma elektorale: Unë jam i bindur plotësisht për këtë që zgjidhja për këto konflikte politike duhet të vijnë nga vetë partitë edhe nga institucio­net kombëtare”, tha ambasadori.

“Të gjitha partitë politike duhet të marrin përgjegjës­itë e tyre në këtë proces. Është një proces, ku të gjitha palët kanë detyrime. Kushdo që u mundua të pengonte Reformën në Drejtësi, besoj se e ka marrë mesazhin

 ??  ??
 ??  ?? Christian Schmidt
Christian Schmidt
 ??  ?? Ambasadori gjerman, Zingraf
Ambasadori gjerman, Zingraf

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania