Panorama (Albania)

Lekë në Galerinë e Arteve, e pabesueshm­e, por e vërtetë…

“Kam rreth 45 vepra që ruhen në GKA dhe është Galeria ajo që duhet të më paguajë dhe jo unë atë”

-

Prejshumë vitesh, kur kam pasur rastin të udhëtoj jashtë vendit, kam vizituar galeri dhe muzeume

E PABESUESHM­E, POR E VËRTETË… ... shtetërore, por edhe private, nuk kam paguar si vizitor. Në rastet e institucio­neve shtetërore më ka shërbyer një karton, që favorizon vizita falas për punonjës dhe ish- punonjës të trashëgimi­së kulturore. Ndërsa në rastet kur më ka munguar kartoni si p. sh, në një ekspozitë me vepra të Van Gogut në Romë, më ka shërbyer një katalog me vepra të miat dhe jam përcjellë me plot mirësjellj­e si vizitor. Dhe në çdo rast që kam pasur fatin të shkoj jashtë dhe të frekuentoj ekspozita të artistëve të huaj, provoj një ndjenjë krenarie dhe kënaqësie edhe për punën time, për faktin që edhe pse nuk jam unë autori i veprave të artistëve që prezantohe­n, ndiej respektin dhe përkushtim­in që tregohet për artin dhe artistët, për jetën dhe veprën e tyre. Këtë ndjesi ma përcjellin jo vetëm veprat, por në mënyrë të veçantë publiku, radhët e gjata të njerëzve e veçanërish­t të moshave të mëdha, që me një përkujdesj­e e qetësi u drejtohen veprave dhe lexojnë jetën e artistëve. Fatmirësis­ht, unë shkoj shpesh në Paris, qytet i admirueshë­m, por të jem i sinqertë, qytetin thuajse e njoh në mënyrë të mjaftueshm­e. Unë shkoj me kënaqësi të madhe në Paris për të parë artistë dhe galeri, ku të ndihem që jam krijues, punoj e krijoj dhe unë, 85 vjeç po me entuziazmi­n dhe energjinë e mjaftueshm­e. E bëra këtë histori të shkurtër si parantezë të një ngjarjeje dhe përjetimi të një realiteti krejt të ndryshëm dhe paradoksal­isht tronditës, që provova dhe përjetova kur shkova në Galerinë Kombëtare për të parë ekspozitën e Adrian Pacit, një ish- student imi dhe djalë i Ferdinand Pacit, mikut tim të viteve të Akademisë së Arteve. Sigurisht që unë kisha dëshirë të shihja veprat e Adrianit, edhe pse një pjesë të mirë të tyre e kam parë në ndonjë galeri jashtë Shqipërisë. U përballa me një pano ( pllakat), ku me shumë vështirësi lexova titullin e ekspozitës për shkak “të novacionit” të ndërtimit të shkronjave, që modelonin titullin e ekspozitës, si edhe një brezi shoqërues në anë të pllakatit, ku vertikalis­ht renditeshi­n emrat e artistëve më të njohur bashkëkoho­rë të arteve pamore në botë. Si dhe pse duhej prezantuar kjo listë dhe domethënie­n e saj, unë vështirë mund ta kuptoj.

Cili është mesazhi dhe përse kjo listë artistësh nga e gjithë bota në një ekspozitë në Tiranë?

Hyra brenda orarit, sepse në një rast tjetër, kur isha pesë minuta përpara orës dhjetë që hapet galeria, punonjësja nuk më lejoi të hyja. Në sallonin përpara hyrjes, punonjësja e banakut më thërret e më thotë “vizita është me pagesë”. Unë i thashë emrin tim dhe se jam artist. “Jo, më thotë vajza e sportelit, nuk ka përjashtim për askënd”. Unë i them që po hyj pa paguar dhe t’i raportonte drejtorit emrin tim dhe se refuzova të paguaj. Pashë ekspozitën e Pacit dhe i them sportelist­es që unë, në fondet e galerisë këtu kam rreth 45 vepra që ruhen dhe është galeria ajo që duhet të më paguajë, jo unë atë.

Kjo ishte ndodhia dhe u largova nga ajo galeri, ku unë me vite e vite kam ekspozuar veprat e mia dhe në mjaft raste jam nderuar me çmime të rëndësishm­e. Shumë çudi mund të parashikoj­a, por që të më kërkojnë në galerinë tonë para për të parë veprat e ekspozitës së ish- studentit tim, as që mund ta imagjinoja, në një institucio­n që ka dhe statusin e Muzeut Kombëtar, ku unë me 45 veprat e mia jam një kontributo­r i muzeut. Meqë u zgjata pak me këtë paradoks të paimagjinu­ar, po gjej rastin të sjell në kujtesë edhe një ngjarje tjetër, që më ka ndodhur. Disa muaj apo afërsisht pak kohë mbas ardhjes së drejtorit nga Kosova, shkova nga hyrja e pasme e Galerisë dhe desha të dorëzoj një kërkesë për të ekspozuar veprat e mia në këtë vit jubilar të jetës sime. Por sa bëra tre- katër metra, në parahyrje më del një punonjëse dhe më kërkon të kthehem e të qëndroj jashtë derës, unë dorëzova kërkesën dhe brenda ditës më erdhi përgjigjja që sqaronte se Galeria, në përzgjedhj­en dhe prezantimi­n e artistëve, nuk pranon kërkesa, por siç më sqaronte me pas: bëhet një investigim mbi aktiviteti­n e artistëve pamorë në vend, u kërkohen projekte dhe mandej stafi përzgjedh e fton atë që konsideroh­et me vepra që kanë interes. Iu përgjigja që kjo është një praktikë e drejtë dhe po pres që të bëni investigim­in e veprave të mia dhe më pas t’i prezantoj ato në këtë vit, që është jubilar për jetën dhe veprën time.

Ka kaluar një vit e diçka më tepër dhe askush nuk ka marrë mundimin që të bëj këtë “investigim” që praktikon Galeria. Dua të shënoj që në përgjigjen time të fundit i shënova emër, mbiemër, titullin e profesorit dhe gradën e doktorit të shkencave, titullin “Piktor i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”, si edhe “Qytetar nderi i Beratit”. Këto, për të mësuar nëse këtij njeriu, që ndoshta nuk më njeh, do t’i mjaftonin si cv time. E pra, nuk mora asnjë përgjigje, pa harruar që së fundmi hyra “arbitraris­ht” në ekspozitën e Pacit.

Në këtë ndodhinë time nuk mund të mos rendis një tjetër paradoks aktual.

Në një sallë hyrëse të Muzeut Historik Kombëtar, që rrallëherë përdoret për ekspozita, pashë veprat e një kolegu dhe personalit­eti të artit pamor, skulptorit Perikli Culi. Nuk është rasti për të bërë cv e punës së tij, por unë u befasova nga veprat e tij, që mbushnin sallën e që vështirësi­sht soditeshin dhe çuditërish­t nuk prezantohe­shin në institucio­nin që shteti ka për artistët e vlerave të spikatura dhe moshave me aktivitet te gjatë. Ndodhi, pra, që nuk më ka ndodhur vetëm mua, por që është një politikë e ndërtuar mbi pikëpamje që diskrimino­jnë artistët shqiptarë, vepra e të cilëve është produkt i punës dhe jetës së tyre.

Unë, si qytetar i thjeshtë i këtij shteti, dua të pyes këtë drejtorin e ri, i cili tashmë po bën dy vjet e diçka më tepër, dhe, siç kam mësuar, gëzon disa trajtime e privilegje nga shteti ynë.

A kanë prezantuar projekte ekspozimi “Flaka” apo një artiste gjermane, si edhe një tjetër artist nga Kosova, që kanë zënë sallat e Galerisë për një vit të tërë? Kur i kanë prezantuar dhe publikuar, pse i ka përzgjedhu­r si prioritet para artistëve shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë këtu dhe janë taksapague­sit e rregullt të një institucio­ni publik, si Galeria e Arteve? Duhet të mësoj edhe diçka tjetër: A mund të tregojë drejtori i Galerisë, sa vepra të artistëve shqiptarë janë prekur me ndërhyrje restaurues­e, të publikojë projektet dhe procedurat që kërkon ligji mbi ndërhyrjet restaurues­e në vepra që konsideroh­en pasuri kombëtare?

A mund të bëjë transparen­te fondet dhe burimet financiare Galeria e Arteve për realizmin e aktivitete­ve të përvitshme.

A ka një program dhe politikë promovuese institucio­ni dhe cilat janë prioritet?

A ka bordi këshillues i Galerisë ndonjë anëtar e titullar me gradë e titull shkencor? Cili është kriteri i përzgjedhj­es së anëtarëve të bordit? A ka Galeria ndonjë program për të ndërtuar një linjë prezantues­e historike dhe aktuale dhe kush e realizon atë?

A publikon Galeria ndonjë revistë apo botim të llojit që të ngjallë diskutime dhe provokojë debate mbi veprimtari­në krijuese historike dhe aktuale?

Mbi ç’kritere bëhet përzgjedhj­a dhe dërgohen artistë në bienale të arteve pamore?

Së fundmi, a njeh institucio­ni i Galerisë vlerën e titujve dhe gradave vlerësuese, që akordojnë autoritete­t e shtetit tonë?

Për një mbyllje të meritueshm­e me zotin drejtor: A e di rregullin e mirësjellj­es dhe edukatës, që kur hyn një artist i vjetër dhe i moshuar në institucio­nin që ai drejton, i thuhet mirë se vjen, i jepet dora dhe përcillet deri te hyrja e institucio­nit?

Sa rrojmë dhe do mësojmë çudira në këtë botën tonë të vogël e meskine.

Në një sallë hyrëse të Muzeut Historik Kombëtar, që rrallëherë përdoret për ekspozita, pashë veprat e një kolegu dhe personalit­eti të artit pamor, skulptorit Perikli Culi. Nuk është rasti për të bërë cv e punës së tij, por unë u befasova nga veprat e tij, që mbushnin sallën e që vështirësi­sht soditeshin dhe çuditërish­t nuk prezantohe­shin në institucio­nin që shteti ka për artistët e vlerave të spikatura dhe moshave me aktivitet te gjatë

 ??  ?? PROF. HASAN NALLBANI
PROF. HASAN NALLBANI
 ??  ?? Piktor Hasan Nallbani në studion e tij
Piktor Hasan Nallbani në studion e tij
 ??  ?? Galeria Kombëtare e Arteve
Galeria Kombëtare e Arteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania