Panorama (Albania)

Nipin ia vranë rivalët e Aldo Bares, kush është tregtari që u ekzekutua dje

-

Zamir Latifi, nipi i Besnik Hidës, i cili u vra dje, mund t’i kishte shpëtuar masakrës së ndodhur pasditen e 11 tetorit të vitit 2017, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” në qendër të qytetit të Lushnjës nëse nuk do të kishte nxjerrë pistoletën për të qëlluar Laert Haxhiun. Ky i fundit, një nga të dyshuarit për vrasjen, po tentonte të hynte në lokalin bar- kafe për të ekzekutuar shënjestrë­n e tij, Xhulio Shkurtin, nipi i Aldo Bares ( Alfred Shkurtit). Mësohet se 26- vjeçari Latifi ishte i plagosur në këmbë kur ka tentuar t’i kundërpërg­jigjet autorit të atentatit me armën që mbante me vete. Por, fati nuk ka qenë me të, pasi Laert Haxhiu menjëherë ka reaguar, duke derdhur të gjithë plumbat e karikatori­t mbi trupin dhe kokën e Latifit. Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, Prokuroria rindërtoi të gjithë skemën e krimit. Kjo, bazuar nga dëshmitë e dhëna nga personat që i mbijetuan atentatit, dëshmitarë­t okularë si dhe pamjet filmike të bizneseve afër vendit të ngjarjes. Po të njëjtat burime sqaruan me detaje sesi i mbijetuan atentatit Marjus Xhepexhiu ( djali i pronarit të lokalit) dhe Saimo Xhelili. Në ngjarjen e rëndë që ndodhi në qendër të qytetit të Lushnjës, mbetën të vrarë dy të rinjtë Jurger Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërsa u plagos 26- vjeçari Marjus Xhepexhiu dhe kalimtari i rastit, Bujar Turku, 66 vjeç. Fati ka ndihmuar Xhulio Shkurtin, pasi 10 minuta para atentatit është telefonuar nga berberi. Shkurti u ka thënë shokëve të tij se i duhej të largohej pasi do të shkonte te berberi. Në atë moment, djemtë kanë vendosur të ngrihen dhe kanë dalë jashtë lokalit. Brenda në lokal ka qëndruar vetëm Armando me kamerierin. E ndërsa Xhulio Shkurti është larguar nga lokali, një i njohur ka përshëndet­ur Saimo Xhelilin. Ndërkaq, para lokalit kanë qenë në këmbë Zamir Latifi, Marjus Xhepexhiu dhe Jurger Hoxha. Këta të fundit kanë pikasur makinën tip “Benz”, nga e cila kanë zbritur tre persona ( një tjetër ka qëndruar brenda), por ka qenë shumë vonë.

 ??  ?? Zamir Latifi
Zamir Latifi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania