Panorama (Albania)

Meta, në Estoni: Mbështetje për integrimin

“Më 18 tetor presim lajm të mirë nga Këshilli Europian për negociatat”

-

Presidenti Meta, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Estoni, është pritur nga Presidentj­a e Estonisë, Kersti Kaljulaid. Në takim me Presidente­n estoneze, Meta ka shprehur falënderim­et për mbështetje­n e vazhdueshm­e të këtij vendi në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se më 18 tetor Shqipëria shpreson të marrë lajmin e mirë nga Këshilli i Bashkimit Europian, për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it në BE. Dy krerët e shteteve firmosën edhe një memorandum bashkëpuni­mi për procesin e Integrimit Europian mes dy vendeve. Në njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Presidenti­t thuhet se Meta e vlerësoi këtë memorandum si një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë, që të mësojë nga përvoja estoneze në këtë fushë. “Më duhet të them që kemi pasur një shkëmbim pikëpamjes­h shumë të frytshme për shumë çështje me interes të përbashkët. Ne ndajmë të njëjtat vlerësime për sfidat e sigurisë në Europë, mbi zhvillimet në rajonet tona dhe proceset e integrimit euroatlant­ik, si dhe për nevojën për të intensifik­uar bashkëpuni­min ekonomik midis Shqipërisë dhe Estonisë. E falënderoj Presidente­n Kaljulaid për mbështetje­n e vazhdueshm­e të Estonisë në procesin e integrimit europian të vendit tim. Ne presim që më 18 tetor të marrim lajmin e mirë nga Këshilli i Bashkimit Europian, për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë në BE”, u shpreh Meta ndër të tjera në fjalën e mbajtur në kryeqyteti­n estonez, Talin. Meta, në këtë vizitë të parë të një presidenti shqiptar në Estoni, është pritur nga Kryeminist­ri i Estonisë, Jüri Ratas, dhe nga kreu i Kuvendit estonez, Henn Polluaas.

 ??  ?? Meta me Presidente­n e Estonisë, Kersti Kaljulaid
Meta me Presidente­n e Estonisë, Kersti Kaljulaid
 ??  ?? Meta me kryeparlam­entarin estonez
Meta me kryeparlam­entarin estonez

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania