Panorama (Albania)

Fotoja Rama- Obama, Gjykata dënon me burg shtetasin amerikan

William Argeros deklaroi 80 mijë USD, që Bilal Shehu dha si kontribut për fushatën e Obamës dhe foton me Ramën

-

Një person, që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet për mbledhje fondesh për Presidenti­n Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rreme para një jurie të madhe, duke u përballur me deri 24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshj­es së tij për pranimin e fajit. Por gjykatësja Madeline Cox Arleo vuri në dukje mungesën e precedentë­ve penalë të 61- vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikonte në zgjedhjet amerikane. Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. Avokati John Azzarello, duke përfaqësua­r zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e Kryeminist­rit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama. Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është Kryeminist­ër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontribute­ve. Zyra e prokurorit amerikan pretendont­e se zoti Argeros organizoi kontributi­n përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017. Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha zotit Argeros një dënim më të rreptë, pasi ai pranoi se kishte gënjyer një juri të madhe. Zoti Argeros banonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai kishte banuar shumë vjet në Betlehem të Pensilvani­së, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimo­r burgu dhe mbështetje­n e riintegrmi­t të të burgosurve, tha avokati Azzarello. Disa nga ish- kolegët e tij i shkruan letra gjykatëses Cox Arleo për ta mbështetur. Me lot në sy, zoti Argeros i tha

MIJË

dollarë ishte shuma e paguar për të marrë pjesë në darkën fondmbledh­ëse të fushatës elektorale të Presidenti­t amerikan Obama, ku mori pjesë edhe kreu i opozitës në atë kohë, Edi Rama, i cili bëri dhe një foto me Obamën gjykatëses se "ndihem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjës­inë e plotë për atë që kam bërë".

BILAL SHEHU Gjykata amerikane shpalli fajtor në shkurt 2017 dhe e dënoi një vit me kusht ( që do të thotë që e vuan dënimin i lirë, por me kushtin që nëse e përsërit sërish veprën penale, dënohet me burg), Bilal Shehun, pronarin e një servisi makinash në New Jersy, i cili i mundësoi Edi Ramës në tetor të vitit 2012 pjesëmarrj­en në një takim me Presidenti­n e SHBA- ve, Barack Obama, ku Kryeminist­ri shqiptar, asaj kohe lider opozite, përfitoi të

TË DËNUAR

ka pasur çështja e fotos Rama- Obama në 2012, shqiptaro- amerikani Bilal Shehu dhe greko- amerikani William Argeros, të cilët akuzohen për mashtrim dhe financim të parave nga jashtë SHBA- ve në një fushatë elektorale bënte dhe një foto që më pas u shpërnda në media. Një gjykatë në New Jersey e shpalli fajtor Shehun për donacionin me vlerë 80 mijë dollarë, pasi ai pranoi para togave të zeza se shuma e parave kishte një burim jashtë SHBA- ve, çka është e dënueshme nga legjislaci­oni amerikan. Shqiptari me shtetësi amerikane pranoi para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisco, në tetor të vitit 2012. Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenci­ale. "Zëri i Amerikës" siguroi pyetjepërg­jigjet në Prokurorin­ë e Nju Xhersit të shtetasit shqiptaro- amerikan Bilal Shehu, i cili dyshohet se mundësoi foton. Paratë që derdhi për fushatën e Obamës u nisën nga Shqipëria. Në pyetjet drejtuar Shehut, të cilat janë siguruar nga "Zëri i Amerikës", nuk përmenden emra, por të dy shtetasit cilësohen si i Huaji 1 dhe i Huaji 2. I Huaji 1 rezulton të jetë qytetar grek, përmes një kompanie të të cilit rezulton të jetë bërë dhe lëvrimi i fondeve. Shehu ka pranuar se do të shoqëronte në ceremoninë e San Franciskos të Huajin 2 dhe se e ka bërë këtë në muajin tetor. Po ashtu, ai ka pohuar se të Huajit 2 nuk i është lejuar hyrja, por vetëm një foto me Presidenti­n Obama. "Zëri i Amerikës" ka mësuar gjithashtu nga burime zyrtare se paratë që janë kaluar në llogarinë e Shehut janë dërguar nga Shqipëria. Ligjvënësi republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabache­r, u kërkoi menjëherë autoritete­ve amerikane të hetonin burimin e parave, që siç theksonte ai, ishin "përdorur për të siguruar një fotografi, që kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, ka bërë me Presidenti­n Obama gjatë një aktiviteti për grumbullim fondesh në vitin 2012".

 ??  ?? Edi Rama dhe Bilal Shehu
Edi Rama dhe Bilal Shehu
 ??  ?? Rama dhe Obama
Rama dhe Obama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania