Panorama (Albania)

Ekzekutohe­t tregtari i makinave, rivalët e Aldo Bares i vranë nipin para 2 vitesh

Atentati, 40- vjeçari Besnik Hida u qëllua pasi kishte pirë kafe në Lushnjë me të atin e Zamir Latifit, i vrarë në vitin 2017

-

Një 40- vjeçar u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në Lushnjë, nga dy persona të maskuar, që e qëlluan me breshëri kallashnik­ovi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënder Libohova”, në orën 08: 15. Burime nga Policia thanë se viktima është Besnik Hida, tregtar pjesësh këmbimi për automjete. Ndërsa burimet thanë se Hidës i kanë vrarë edhe nipin dy vite më parë, ngjarje për të cilën u dyshuan dhe u shpallën në kërkim rivalët e Aldo Bares. Ai ka qenë duke pirë kafe në momentin që u qëllua për vdekje. Ndërsa rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja, në tavolinë me të ka qenë edhe Fatos Latifi, babai i nipit të tij, Zamir Latifi, i vrarë dy vite më parë në Lushnjë. Atentatorë­t, që sipas burimeve kanë qenë dy persona të maskuar, i janë afruar me makinë lokalit ku ndodhej viktima, kanë zbritur duke u ngjitur në verandën e katit të dytë dhe e kanë qëlluar me breshëri. Menjëherë pas krimit, ata janë kthyer në makinë dhe janë larguar me shpejtësi, duke përdorur disa rrugica të qytetit, nga ku kanë dalë dhe më pas i kanë vënë flakën makinës. Në makinën e djegur u gjetën 3 armë zjarri, dy automatikë dhe një pistoletë. Këto armë janë sekuestrua­r nga Policia dhe do të ekzaminohe­n në Laboratori­n e Kriminalis­tikës.

NGJARJA Besnik Hida, baba i dy fëmijëve, po pinte kafe kur u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në Lushnjë. Dy persona me maska ngjitën shkallët duke e qëlluar nga dy drejtime të ndryshme viktimën, që ndodhej në verandën e lokalit, sipër një supermarke­ti që ishte në pronësinë e tij. Burime nga grupi hetimor thanë se vrasja e Hidës dyshohet se ka lidhje me zinxhirin e larjes së hesapeve me grupeve rivale famëkeqe të Lushnjës, Aldo Bares dhe Laert Haxhiut. Policia është vënë në ndjekje të dy personave, por kanë gjetur vetëm një makinë tip “Fiat” të djegur në dalje të qytetit, brenda së cilës ndodheshin tri armë, dy prej të cilave dyshohet të jenë përdorur në krim. Viktima është daja i Zamir Latifit, i vrarë dy vite më parë në një atentat, që në atë kohë u dyshua se kishte objektiv nipin e Aldo Bares. Latifi njihej në Lushnjë si shoku i ngushtë i nipit të Aldo Bares. Për atë vrasje, familjarët e viktimës akuzuan Laert Haxhiun dhe Oregest Bilbilin si autorë të vrasjes. Mësohet se familjarët e viktimës i kanë thënë Policisë se dy javët e fundit i kanë parë të lëvizin me makina luksoze Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, por sipas tyre nuk është marrë asnjë masë. Edhe për këtë ngjarje, familjarët akuzojnë Laert Haxhiu dhe Oregest Bilbilin. Policia e Lushnjës ka shoqëruar familjarët e viktimës dhe po siguron pamjet filmike të kamerave të sigurisë të biznese dhe objekteve në atë zonë.

POLICIA Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Lushnjës, autorë të ngjarjes dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar, të cilët janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e ngushta të lagjes. Policia tha se dje rreth orës 08: 15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës, dy persona ende të paidentifi­kuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit Besnik Hida, 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarj­a me një automjet, ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë së Lushnjës. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje- dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë- Tiranë, Lushnjë- Fier dhe Lushnjë- Berat. Për zbardhjen e ngjarjes, menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë së Lushnjës. Një grup specialist­ësh nga Departamen­ti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes. Rreth një vit më parë, viktima i ka shpëtuar një tjetër atentati me eksploziv. Në atë kohë, në makinën që Hida kishte parkuar para banesës, i kishin vendosur lëndë plasëse tritol, por fatmirësis­ht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania