Panorama (Albania)

Sherr për gardhin, vret vëllanë bashkë me nipin, në fund qëllon edhe veten

Përveç pistoletës, sekuestroh­et një sëpatë me njolla gjaku. Dy vëllezërit nuk flisnin me njëri- tjetrin prej disa vitesh

-

Floget Dakuci, pas një jave do të festonte 20- vjetorin e tij të lindjes. Për fatin e tij të keq, ai nuk do ta kremtojë kurrë këtë përvjetor.

Shkak për ndërprerje­n në mes të jetës së tij u bë një konflikt i vjetër mes babait dhe xhaxhait të tij. Babai i tij, Kujtim Dakuci, 51 vjeç, u qëllua për vdekje nga vëllai i tij i madh. Shkak është bërë një konflikt i vazhdueshë­m mes tyre për një sipërfaqe të vogël toke. Sali Dakuci, 53 vjeç, babai i dy vajzave dhe një djali, e vrau me pistoletë, ndërsa Flogeti, në përpjekje për ta penguar, mbeti dhe ai i vrarë. Pas vrasjes së dyfishtë, 53- vjeçari qëlloi edhe mbi veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14: 30 në Xibër të Klosit, që ndodhet në kufi me Qarkun e Tiranës, në anën tjetër të Parkut Kombëtar të Dajtit. Saliu dhe Kujtimi nuk kanë vëllezër të tjerë dhe pas ngjarjes tragjike në familjen e tyre, tashmë i vetmi mashkull që ka mbetur është djali i autorit, i cili aktualisht ndodhet në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së martës në fshatin e largët Xibër, në Bashkinë e Klosit. Brenda pak minutave, tre persona humbën jetën. 53vjeçari Sali Dakuci, pasi vrau vëllain dhe nipin, qëlloi edhe mbi veten. I gjithë fshati është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Mësohet se vëllezërit Dakuci ishin konfliktua­r herë pas here mes tyre për një gardh, duke pretenduar heqjen e tij. Për shkak të pronësisë mbi një rrip toke kishte bërë që ata të mos komunikoni­n mes tyre. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, sepse dëshmitarë të saj kanë qenë vetëm tri viktimat: Floget, Kujtim e Sali Dakuci. Pas krismave kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes fqinjët. Pak minuta pas krimit të rëndë, banorët e fshatit Xibër kanë dëgjuar krisma të tjera. Pak pa mbërritur Policia, ata kanë zbuluar se edhe Sali Dakuci kishte vrarë veten me një plumb në kokë. Banorët thonë se ai duhet të ketë marrë lajmin e vdekjes së vëllait dhe nipit dhe për shkak të kësaj, ka vrarë veten. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur pak orë pas ngjarjes në fshatin malor për të zbardhur shkaqet, që çuan në këtë tragjedi të rëndë brenda familjes. Po ashtu, efektivë të Policisë së Klosit fillimisht kanë sekuestrua­r armën e krimit, kanë dërguar pastaj tri kufomat në morgun e Spitalit Burrel për ekspertizë­n mjeko- ligjore dhe në mbrëmje kanë marrë në mbrojtje dy familjet, për të evituar ndonjë ngjarje tjetër të rëndë.

Përveç pistoletës, policia ka sekuestrua­r edhe një sëpatë, e cila kishte njolla gjaku. Nga oficerë të Policisë Gjyqësore mësohet se ka qenë Floget Dakuci, që i ka kërkuar xhaxhait të largojë gardhin që ishte në afërsi të oborrit të shtëpisë së tij. Fillimisht zënka ka qenë me fjalë, pastaj Flogeti e ka goditur Saliun me një dru. 53- vjeçari u është shmangur goditjeve të mëtejshme. Ka vajtur në shtëpi, ka marrë pistoletën që mbante pa leje dhe ka shkuar në oborrin e shtëpisë së vëllait, duke qëlluar këtë të fundit dhe djalin e tij dhe i ka lënë fare pranë njëri- tjetrin, në gjendje kritike për jetën.

Ka qenë Floget Dakuci, që i ka kërkuar xhaxhait të largojë gardhin që ishte në afërsi të oborrit të shtëpisë së tij. Fillimisht zënka ka qenë me fjalë, pastaj Flogeti e ka goditur Saliun me një dru. 53- vjeçari u është shmangur goditjeve të mëtejshme. Ka vajtur në shtëpi, ka marrë pistoletën dhe ka shkuar në oborrin e shtëpisë së vëllait, duke qëlluar këtë të fundit dhe djalin e tij dhe i ka lënë fare pranë njëri- tjetrit, në gjendje kritike për jetën

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania