Panorama (Albania)

Dy gomonet me 1.1 tonë kanabis u nisën nga Vlora

Trafikantë­t punësonin skafistë të zotë për të lundruar në erëra të forta dhe det mbi 5- 6 ballë. Katër të arrestuari­t, nga Vlora

- GREQI/ SHPRESA DINE

U nisën nga Vlora me 1.7 tonë kanabis, zbulohet itinerari i ndjekur nga katër skafistët shqiptarë të arrestuar në Greqi.

Departamen­ti i Antidrogës së Rojës Bregdetare greke ka bërë të ditur të dhënat e operacioni­t, që çoi në bllokimin e dy gomoneve super të shpejta, në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike në Turqi. Fillimisht u bllokua njëra nga gomonet, në bordin e së cilës ishin tre skafistë, ndërsa më pas u zbulua dhe mjeti tjetër lundrues me një skafist. Gjithashtu, u zbulua edhe vendi ku kishin fshehur kanabisin, në një shpellë në ishullin Alonis, në detin Egje. Policia greke thotë se kanabisi i sekuestrua­r në aksionin që zgjati 7 ditë, është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në një operacion të vetëm të trafikut të drogës. Hetuesit grekë thonë se bëhet fjalë për një rrjet të fuqishëm të trafikut të drogës ShqipëriTu­rqi.

Në deklaratën për mediat të kreut të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, Petros Jeffery, ai tha se grupi, përveç transporti­mit të kanabisit në Turqi, merrte nga ky vend heroinë për ta dërguar në Shqipëri. “Bëhet fjalë për shkatërrim­in e një rrjeti kriminal të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Turqi dhe të trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri”, tha Jeffery. Përveç arrestimit të katër skafistëve shqiptarë, edhe dy të tjerë janë në kërkim pasi besohet se kanë qenë në gomonen e dytë.

Në deklaratën e bërë nga Policia greke, theksohet se nisja e gomoneve është bërë nga Vlora, duke rrëzuar kështu pretendimi­n e Policisë së Shtetit, e cila e mohoi një fakt të tillë. Trafikantë­t përdornin gomone të mëdha dhe të shpejta në mënyrë që të transporto­nin drejt Turqisë sasi sa më të mëdha kanabisi. Sa u takon skafistëve, të cilët besohet se janë paguar për të kryer transporti­n, përzgjidhe­shin ata më të zotët, pasi do të duhej të lundronin në mot të keq. “Në datën 25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transporto­nin drogë në brigjet e Turqisë. U organizua operacion nga Policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter, 1 avion, si edhe 2 avionë të tjerë të FRONTEX në verilindje të Detit Egje. Operacioni rezultoi në kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave që ndodheshin në të, të moshës 25, 42 dhe 42 vjeç. Në datën 29 shtator, u zbulua një tjetër gomone me një shtetas në të, në zonën detare të Agistrio. Për rrjedhojë u arrestua skafisti 42 vjeç. Për të njëjtën çështje janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë. Nga hetimi u arrit të krijohej edhe profili i këtij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone, që kanë mundësi të transporto­jnë sasi të mëdha droge, motorë të shpejtë dhe skafistë të zotë. Po ashtu, zgjidhnin të lundronin në ditë me vranësira, erëra të forta dhe det mbi 5- 6 ballë. Në datën 30 shtator, në ishullin Piperi u gjetën dhe sekuestrua­n 106 pako me 1 172 kg marijuanë”, thuhet në komunikatë­n e Policisë Greke.

 ??  ?? Itinerari i dy gomoneve
Itinerari i dy gomoneve
 ??  ?? VENDI KU ISHTE FSHEHUR DROGA NE KAMION
VENDI KU ISHTE FSHEHUR DROGA NE KAMION
 ??  ?? Kanabisi i sekuestrua­r
Kanabisi i sekuestrua­r
 ??  ?? Tre nga skafistët e arrestuar
Tre nga skafistët e arrestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania