Panorama (Albania)

Raporti sekret, Shqipëria e mbushur me kanabis

-

TIRANE - Ndonëse 2019 pritej të ishte viti që do t’i jepte fund lulëzimit të kanabisit në vendin tonë, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ajo që ka ndryshuar është fakti se, tanimë Policia mban sekret të dhënat për asgjësimin e bimëve narkotike. Vetëm në javën e fundit të muajit shtator, Policia e Shtetit ka asgjësuar mijëra bimë narkotike, ku operacione­t kanë qenë të shtrira në qytete si Vlorë, Shkodër, Krujë, Gjirokastë­r, Librazhd dhe Kukës. Vetëm në Krujë ka pasur me dhjetëra persona të arrestuar për dyndjen e zonave malore me kanabis sativa. Ndërsa Librazhdi, i cili deri tani nuk është njohur për këtë fenomen, duket se ka hyrë dhe ai në “vallen” e kultivimit të drogës bashkë me Kukësin. Në Njësinë Administra­tive Orenjë të Librazhdit, në fund të muajit shtator, janë asgjësuar gati 3 mijë bimë narkotike. Kanabisi kultivohej në Malin e Merçitit, ku të përfshirë, përveç kultivuesv­e, është edhe një punonjës Policie dhe një inxhinier pyjesh. Edhe pse më parë Kukësi nuk është njohur si zonë për kultivimin e kanabisit, vitin e fundit policia ka zbuluar shumë parcela me bimë narkotike. Lidhur me aksionet e ditëve të fundit antikanabi­s, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për të gjithë punonjësit e policive të zonave që kanë administra­tive pasi nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e zonës që kanë në ngarkim. Përveç disa punonjës të Policisë së Shtetit në hetim janë dhe punonjës pyjesh, administra­torë të njësive lokale si dhe kryepleq fshatrash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania