Panorama (Albania)

“Izet Haxhia kallëzon Sali Berishën për 23 krime”

Prokuroria për Krime të Rënda i mori dje deklarim Haxhisë

- Izet Haxhia

Izet Haxhia ka bërë kallëzim penal ndaj ish- Kryeminist­rit Sali Berisha dhe për këtë dha deklarime në Prokurorin­ë për Krime të Rënda. Lajmi bëhet i ditur nga avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri, i cili tha dje për gazetën "Panorama" se Haxhia akuzon Berishën për rreth 23 krime dhe deklarimet e djeshme ishin nisja e një procedimi penal për këtë rast. "Sot filloi sipari i regjistrim­it të procedimit penal, me kallëzues Izet Haxhinë kundër Sali Berishës dhe bashkëpunë­torëve të tij, në kryerjen e një numri të konsiderue­shëm krimesh, nga vrasje deri në akte terroriste, vjedhje, grabitje. Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi marrjen e deklarimev­e të Izet Haxhisë", tha avokati Idajet Beqiri. Kujtojmë se rreth një javë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi që të kalojë për kompetencë dosjen, për të cilën po rigjykohet Izet Haxhia në Gjykatën për Krime të Rënda. Me pretendimi­n se vrasjet e funksionar­ëve publikë nuk janë në kompetencë­n e Prokuroris­ë dhe Gjykatës së rrethit, dosja e vrasjes së deputetit të PD- së, Azem Hajdari, do të rigjykohet nga Krimet e Rënda deri në krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorups­ion. Prej më shumë se 5 muajsh, dosja e së ashtuquajt­urës "Vrasja e shekullit" pret rishqyrtim­in gjyqësor, nga i cili Izet Haxhia, ish- truproja e ish Kryeminist­rit Sali Berisha, kërkon të marrë pafajësi. Gjykata e Apelit Tiranë vendosi në 19 mars të pranojë kërkesën e ish- truprojës së Sali Berishës që të dëgjohet dhe të japë versionin e tij për një nga ngjarjet më të diskutuara ndër vite. Ai është dënuar si një nga autorët e vrasjes së Azem Hajdarit, por nuk e ka pranuar asnjëherë vrasjen dhe ka hedhur akuza ndaj politikës si përgjegjës­e. Për rreth 17 vite, Haxhia ka qenë jashtë Shqipërisë, ndërsa në vitin 2006 u arrestua në Turqi, për ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Dytë në Tiranë, por deri në maj të vitit që lamë pas, nuk u ekstradua asnjëherë. Dakord me kërkesën për rigjykim ishte edhe Prokuroria, që e konsideroi atë si një të drejtë të të dënuarit për t'u mbrojtur dhe dhënë versionin e tij, në kushtet e një gjykimi dhe dënimi të dhënë në mungesë.

 ??  ?? Avokati Idajet Beqiri
Avokati Idajet Beqiri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania