Panorama (Albania)

Gara për Kryeprokur­orin, si do vlerësohen kandidatët

Integritet­i, profesiona­lizmi dhe morali janë kriteret e vlerësimit

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë përcaktoi gjatë mbledhjes së kësaj të marte metodologj­inë e vlerësimit për tre kandidatët për Prokuror të Përgjithsh­ëm, ndërsa miratimi i rregullore­s do të bëhet në një tjetër mbledhje, pasi anëtarët kërkuan më shumë kohë.

Në përfundim të mbledhjes, zëvendëskr­yetari i KLPsë, Alfred Balla, duke iu përgjigjur interesit të mediave, tha se ishte përcaktuar mënyra se si do të bëhej vlerësimi për kandidatët, por për shkak se anëtarët kërkuan të njihen me disa dokumente, miratimi do të bëhej në një moment të dytë. "U kërkua nga disa anëtarë që të njihen, të kenë materiale shtesë, që në mbledhjen e ardhshme ta miratojmë. Në draft ne nuk kemi bërë gjë tjetër, veçse kemi bërë në mënyrë të imët vetë rregullore­n tonë. Në rregullore është përcaktuar se kriteret për Kryeprokur­or lidhen me integritet­in profesiona­l, moral, aftësinë akademike", tha Balla.

SPAK Balla iu përgjigj edhe pyetjeve për Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion, konstituim­i i së cilës ka mbetur pezull për shkak të procesit të vetingut. Brenda tetorit, tha nënkryetar­i i KLP- së, do të kemi një vendimmarr­je në lidhje me numrin e prokurorëv­e që do ngrihet SPAK. "Jemi në pritje të mbarimit të procedurav­e të ankimimit për dy kandidatë të SPAK- ut. Është Këshilli që do vendosë nëse do fillojmë me 10 apo me më pak se 10. Brenda muajit tetor mund të kemi një vendimmarr­je", tha ndër të tjera nënkryetar­i i KLP- së.

KANDIDATËT Kryeprokur­orja e përkohshme Arta Marku ka mbaruar studimet e larta dhe magjistrat­urën në Universite­tin e Tiranës. Pasi ka kryer stazhin për 2 vjet në Prokurorin­ë e Fierit, ka ushtruar funksionin si prokurore në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për 15 vite. Për 7 vjet ka qenë drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsion­in në Prokurorin­ë e Rrethit Shkodër, si dhe zëvendësdr­ejtuese e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Fatjona Memçaj, aktualisht prokurore në Prokurorin­ë e Apelit Tiranë, në vitin 2003 mbante postin e prokurores së Rrethit në Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoresh­ë e Koordinimi­t Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe prej vitit 2013, mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë. Gjithashtu, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhëni­e. Më herët, drejtues i Prokuroris­ë për Krime të Rënda dhe aktualisht prokuror të në këtë prokurori, Olsian Çela ishte kandidatur­a e parë e dorëzuar pranë KLP- së. Prokurori Olsian Çela ka punuar në Prokurorin­ë e Tiranës, pasi përfundoi magjistrat­urën në vitet 1998- 1999. Gjithashtu, ka kryer edhe një sërë trajnimesh e specializi­mesh brenda dhe jashtë Shqipërisë për hetimin e trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

 ??  ?? Një nga mbledhjet KLP
Një nga mbledhjet KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania