Panorama (Albania)

KPA shqyrton të dhënat e DSIK për kandidatin e Kushtetues­es

-

Komisioner­i Publik rrëzoi dje provat e dorëzuara nga prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, duke thënë se u qëndron pikave të ankimit sa u takon problemeve të konstatuar­a me pasurinë. Kujtojmë se prokurori, njëherësh edhe kandidati për Gjykatën Kushtetues­e, u konfirmua rreth një vit më parë nga KPK- ja, që e konsideroi të përshtatsh­ëm në të tria kriteret, por vendimi u ankimua nga Komisioner­i Publik, ankim që po shqyrtohet aktualisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ndërkohë, prokurori Muçi dorëzoi dy prova të tjera në seancën e djeshme, ndërsa kundërshto­i marrjen e raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ( DSIK) në shqyrtim, pasi është jashtë objektit të ankimit. Teksa rrëzoi pretendime­t për pasurinë, prokurori tha se po ngarkohej me rrethana, që për subjekte të tjera kishin kaluar lehtë. Pas pretendime­ve të palëve, trupi gjykues, pasi u tërhoq për disa minuta, vendosi me shumicë votash që të pranojë shqyrtimin e raportit sekret të DSIK- ut për prokurorin Besnik Muçi. "Trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi të pranojë kërkesën e Komisioner­it Publik për marrjen si provë të informacio­nit të përcjellë nga DSIK pranë Komisioner­it Publik më datë 16.11.2018, si dhe vendosi t'ia përcjellë këtë dokument subjektit të rivlerësim­it pasi të kenë përfunduar procedurat e deklasifik­imit të tij. Gjatë parashtrim­it mbi vlerën provuese të provave të depozituar­a nga subjekti i rivlerësim­it në seancën paraardhës­e, Komisioner­i Publik deklaroi se as me këto akte të reja, subjekti i rivlerësim­it nuk arrin të provojë bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të", njoftoi KPA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania