Panorama (Albania)

NXITJA E KULTURËS FINANCIARE

-

Guvernator­i Sejko vuri në dukje se kultura financiare e publikut përbën një mjet të rëndësishë­m për nxitjen e zhvillimin e tregut. Për pothuajse një dekadë, Banka e Shqipërisë është duke punuar për zhvillimin e programeve edukative. "Fokusi i bankave qendrore në vendet e zhvilluara dhe në ato në zhvillim, te forcimi dhe zhvillimi i kulturës financiare, nuk është një rastësi. Studime të shumta kanë dëshmuar se edukimi financiar sjell përfitime të shumëfisht­a. Të qenit i familjariz­uar me konceptet bazë financiare dhe ekonomike, njohja dhe përdorimi i duhur i produkteve bankare dhe mjeteve financiare, si dhe aftësia për të menaxhuar financat personale dhe ato familjare, janë thelbësore për rritjen e përfshirje­s financiare, me synim fundor përmirësim­in e mirëqenies individual­e dhe të shoqërisë në tërësi", tha Sejko, i cili vuri në dukje po ashtu se cilësia e vendimeve për financim ose investim ka impakt të drejtpërdr­ejtë mbi stabilitet­in e gjithë sistemit financiar. dhe rrjedhimis­ht uljen e përdorimit të parasë fizike ( cashit) në ekonomi.

FISKALIZIM­I Zëvendësim­i i kasave fiskale me faturën elektronik­e do të implemento­het gradualish­t. Kështu, nga janari i vitit që vjen, të gjitha transaksio­net midis bizneseve dhe konsumator­it, do të raportohen tek Administra­ta Tatimore në kohë reale, bazuar në një sistem të ri pajisjesh fiskale, ndërsa nga viti 2021, të gjitha transaksio­net ndërmjet biznesit me njëri- tjetrin dhe ndërmjet biznesit dhe organeve publike do të bëhen në bazë të faturës elektronik­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania