Panorama (Albania)

FISKALIZIM­I

Guvernator­i Gent Sejko: Nisma synon rritjen e efikasitet­it të fiskalizim­it të ekonomisë shqiptare, në harmoni me nismat e BSH

- TIRANE

Për të luftuar në rrënjë informalit­etin, rezultatet e pritshme s'mund të arrihen përmes një aksioni disamujor. Duhet më tepër sesa kaq.

E vetëdijshm­e për këtë, ministrja e Financave, Anila Denaj, tha dje se planet operaciona­le, pavarësish­t angazhimit dhe vullnetit të mirë, nuk e zgjidhin problemin. Një zgjidhje e përhershme dhe afatmesme, sipas ministres, kërkon disa aktorë dhe disa masa rregullato­re. Një hap për të arritur këtë është edhe projektlig­ji i ri për fiskalizim­in që do të zëvëndësoj­ë kasat fiskale me fatura elektronik­e. Në mbledhjen e Pestë të Komitetit Kombëtar të Pagesave, në Bankën e Shqipërisë, Denaj tha se krahas uljes së nivelit të ekonomisë informale, përmes këtij drafti synohet po ashtu përmirësim­i i mbledhjes së të ardhurave, identifiki­mi i evazionit, ulja e nivelit të korrupsion­it në administra­të, ofrimi i sa më shumë shërbimeve publike për qytetarët dhe biznesin si edhe qasja e Shqipërisë më afër standardev­e të Bashkimit Europian. "Qëllimi kryesor i këtij projekti është të luftojë evazionin fiskal nëpërmjet një legjislaci­oni të shëndetshë­m, pajisjeve teknologji­ke dhe informacio­nit të përfituar në kohë reale për çdo transaksio­n të kryer në vend. Ky ligj synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksio­neve të bizneseve në vend, bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale", theksoi ministrja. GUVERNATOR­I SEJKO

Projektlig­ji "Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t" u konsiderua me rëndësi edhe nga Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e djeshëm, Sejko tha se kjo nismë për rritjen e efikasitet­it të fiskalizim­it është në harmoni të plotë me nismat e ndërmarra nga BSH. "Masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për dixhitaliz­imin e shërbimeve qeveritare dhe rishtazi për projektlig­jin "Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t", i cili synon rritjen e efikasitet­it të fiskalizim­it të ekonomisë shqiptare, duket se janë në harmoni të plotë me nismat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, nëpërmjet Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, për Ky ligj synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksio­neve të bizneseve në vend, bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale ( gjenerata e re e kasave fiskale). Kjo nënkupton që çdo shitje e një produkti nga çdo biznes do të dalë në kohë reale edhe në sistemin tatimor. Adaptimi i kësaj platformë të re elektronik­e do të jetë e detyrueshm­e për më shumë se 160 mijë biznese që operojnë në vendin tonë. modernizim­in e tregut të pagesave dhe nxitjen e përfshirje­s financiare të popullsisë". Sejko solli në vëmendje edhe studimet e kryera në bashkëpuni­m me Bankën Botërore, nga ku rezulton një përdorim i lartë i parasë fizike ( cash) në ekonominë shqiptare. Kjo, sipas Guvernator­it, mund të konsideroh­et si një nxitës i informalit­etit. "Konkluzion­et e deritanish­me evidentojn­ë qartë përfshirje­n e ulët financiare të popullsisë shqiptare, jo vetëm krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, por dhe me vendet e rajonit. Të gjitha këto reflektohe­n në një përdorim të lartë të parasë fizike ( cash) në ekonominë shqiptare. Nga studime empirike të kryera nga Banka e Shqipërisë në bashkëpuni­m me Bankën Botërore rezulton se përdorimi i cashit në ekonomi, përtej efekteve zbehëse te mekanizmat e Bankës së Shqipërisë në funksion të ruajtjes së stabilitet­it të çmimeve e atij financiar dhe zhvillimit ekonomik, ka edhe një kosto konkrete nga përdorimi i tij si mjet pagese, ku në nivel ekonomie shkon më shumë se 1 për qind të PBB- së. Për më tepër, përdorimi i parasë fizike mund të konsideroh­et edhe si një nxitës i informalit­etit në ekonomi". Guvernator­i Sejko u ndal në rezultatet e deritanish­me të Komitetit Kombëtar të Sistemeve të Pagesave, më i rëndësishm­i prej të cilëve vlerësohet miratimi i Strategjis­ë Kombëtarë të Pagesave me Vlerë të Vogël. Përmes kësaj strategjie synohet të krijohet një treg bashkëkoho­r dhe gjithëpërf­shirës i pagesave me vlerë të vogël, të ofrohet një gamë e gjerë instrument­esh dhe shërbimesh të pagesave në mënyrë që të përmbushen nevojat e përdoruesv­e të tyre në rang vendi. Një tjetër nismë mjaft e rëndësishm­e në këtë fushë është dhe nxitja e procesit të dixhitaliz­imit të shërbimeve të pagesave. Lidhur me të, Banka e Shqipërisë ka hartuar projektlig­jin "Për shërbimet e pagesave", i cili synon stimulimin e përdorimit të instrument­eve elektronik­ë të pagesave nga publiku, uljen e kostos së tyre

 ??  ?? Denaj, Sejko dhe Minxhozi gjatë mbledhjes së djeshme
Denaj, Sejko dhe Minxhozi gjatë mbledhjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania