Panorama (Albania)

Tetori Gjerman, 30- vjetori i rënies së Murit të Berlinit në qendër të aktivitete­ve

Ambasadori: Rrëzimi i murit të ambasadës dhe 3500 refugjatët në Gjermani shënuan fillimin e fundit të komunizmit

- ANILA DEDAJ

Ky jubile i 30- të i rënies së Murit të Berlinit do të jetë në qendër të Javëve Gjermano- Shqiptare të Kulturës.

Në këtë edicion të 13- të, të pasur me një larmishmër­i programesh, Tetori Gjerman do të zhvillohet nën moton “Gurë, gurë bëhet urë”. Ambasada Gjermane ka menduar që koncertet, filmat, mbrëmjet e leximit, ekspozitat, vallëzimet e pjesët teatrale të shoqërohen edhe nga debate kritike, duke e ftuar kështu publikun në shkëmbim idesh për një reflektim më të thellë. “Ne duam t’i shtrojmë pyetjen vetes, se si mundet që së bashku të kapërcejmë mure dhe barriera, të vjetra e të rejatë dukshme e të padukshme. Qëllimi i Tetorit gjerman, mbetet i njëjtë dhe këtë vit, ne dëshirojmë që përmes aktivitete­ve tona të ndërtojmë ura shkëmbimi midis Shqipërisë dhe shqiptarëv­e”, u shpreh ditën e djeshme Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili u ndal edhe tek përzgjedhj­a e tematikës. Rrëzimi i Murit të Berlinit, sipas tij, qe një ngjarje e rëndësishm­e, e cila ndryshoi jo vetëm historinë e Europës, por të mbarë botës. “Rënia e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989 ishte njëkohësis­ht një shembull që tregoi se ç’fuqi kolektive mund të prodhojë dëshira për liri e individit. Rënia e Murit si një ‘ fitore e lirisë’ pati për Gjermaninë dhe të gjithë Europën një rëndësi të jashtëzako­nshme. Kjo ngjarje u pasua, jo vetëm ribashkimi i dy Gjermanive, por edhe nga ndryshime sistemesh dhe procese transformi­mi në shumë shtete të Europës Qendrore dhe asaj Lindore, në Shqipëri po ashtu”, tha Zingraf. Ambasadori solli në vëmendje shembjen e murit të Ambasadës Gjermane, në korrik të ’ 90- ës. Sipas tij, 3500 refugjatët e vendosur në ambientet e ambasadës dhe udhëtimi i tyre për në Gjermani shënuan fillimin e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. “Gërmadhat e mureve të rrëzuara ishin gjithashtu një pjesë e themelit për ribashkimi­n e Europës”, shtoi më tej ai. TETORI GJERMAN 2019: GUR, GUR BËHET URË!

Ambasada Gjermane në Tiranë, organizon edicionin e 13- të të Tetorit Gjerman. Përgjatë gjashtë javëve të kulturës gjermane, tanimë një traditë e konsolidua­r, publiku do të ketë mundësi të shijojë një sërë aktivitete­sh në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Programi përfshin filma, letërsi, teatër, ekspozita, muzikë, kërcime, diskutime dhe ëorkshope. Hyrja për në këto aktivitete do të jetë e lirë. Seria e ngjarjeve artistike nis këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës, ku Orkestra Federale e mirënjohur e Jazz- it do të japë një koncert në teatrin “Migjeni”. Ndërsa, të dielën, publiku i Tiranës do të ketë mundësinë të shijojë përsiatje për lirinë përmes muzikës. Orkestra Simfonike e RTHS- së së bashku me dirigjenti­n gjermano- polak Mateusz Molêda dhe pianistin shqiptar Marin Gjollma, do të sjellin një koncert klasik. Natyrisht që nuk do të lihet pas as teatri. Goethe- Zentrum së bashku me regjisorin shqiptar Stefan Çapaliku do të sjellin në skenat shqiptare pjesën teatrale “Eldorado” të autorit Marius von Mayenburg. Kjo pjesë flet për një tregtar finok, i cili duke përfituar nga idili sipërfaqës­or i familjes do të hapë një biznes pasurish të patundshme në vende të largëta, të shkatërrua­ra dhe të pushtuara. As letërsia gjermanofo­lëse nuk do të mungojë këtë vit. Autorja Meral Kureyshi do të prezantojë romanin e saj “Elefantë në kopsht”. Edhe në projektet me nxënës gjermanish­tfolës do të trajtohen tema si liria, vetëpërmbu­shja dhe toleranca ndërnjerëz­ore. Arti modern dhe bashkëkoho­r gjerman do të bëhet i prekshëm për publikun në mënyra nga më të ndryshmet. Artistja gjermano- shqiptare Anna Ehrenstein, e cila trajton në veprat e saj vetëportre­tizimin e grave do të vijë me një ekspozitë mjaft interesant­e. Ndër të tjera Goethe- Zentrum do të organizojë një rezidence interaktiv­e kulturore për Komunën e Parisit, në lagjen me po të njëjtin emër në Tiranë. Përmes aktivitete­ve dhe diskutimev­e edhe këtë vit do të trajtohen përsëri tema aktuale shoqërore apo politike. Ashtu si në edicionet e tjera, të dashuruari­t pas kinemasë do të kenë gjithashtu pjesën e tyre këtë tetor. Gjatë Javëve kulturore do të shfaqen produksion­e të suksesshme gjermane me titra në shqip. Pjesë e programit janë filma si; “Rruga Bornholm” ( i cili i përshtatet temës së rënies së Murit të Berlinit), “Amelia vrapon”, “Korridorev­e” dhe filmi dokumentar “Virgjëresh­a e betuar dhe vajza” ( një film mbi traditën shqiptare të burrneshav­e).

 ??  ?? Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, dje në Ambasadën gjermane për prezantimi­n e javëve kulturore gjermano- shqiptare
Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, dje në Ambasadën gjermane për prezantimi­n e javëve kulturore gjermano- shqiptare
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania