Panorama (Albania)

Ndahet nga jeta tenori që luajti rolin e Skënderbeu­t

-

Tenori i njohur Gjon Athanasi ( 1925- 2019) është shuar në moshën 94- vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku prej 25 vitesh jetonte. Ai edhe u lind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse prindërit i kishin emigruar që prej vitit 1915. Për disa vite radhazi, familja e tij punoi për përmirësim­in e gjendjes ekonomike në Massachuse­tts, për t’u kthyer më pas sërish në Shqipëri. Ndonëse bënë përpjekje për t’u larguar sërish gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe më pas në komunizëm, kjo do të ishte e pamundur. Lidhjet e tij me këngën janë të kahershme, që në vegjëli nisi që të këndojë psalmet bizantine në kishën ku babai i tij ushtronte profesioni­n e klerikut ( prift ortodoks).

Ajo që do ta bëjë të pavdekshëm në kujtesën e publikut Gjon Athanasin, është roli i Skënderbeu­t në operën me të njëjtin emër, e shkruar nga kompozitor­i Prenk Jakova. Kompozitor­i, përpos që vlerësonte zërin e tenorit Athanasi, e shkroi rolin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu­t, në mënyrë që t’i përshtatej vokalit dhe figurës së artistit.

Nën regjinë e mjeshtrit të skenës teatrore, Pirro Manit, roli i Skënderbeu­t tek opera e cilësuar si vepra e parë historike në muzikën shqiptare, do të ngulitej gjatë te spektatori, duke e konsiderua­r si një nga arritjet e tij më të mira artistike.

Gjon Athanasi ka lënë në repertorin e tij shumë arie të njohura, por nuk kanë munguar as këngët popullore, patriotike dhe partizane. Ka punuar edhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, përreth 20 vjet.

 ??  ?? Tenori Gjon Athanasi
Tenori Gjon Athanasi
 ??  ?? Athanasi në rolin e Skënderbeu­t
Athanasi në rolin e Skënderbeu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania