Panorama (Albania)

SHBA: S’mbështesim asnjë kandidat, respektojm­ë qytetarët

Kadri Veseli u përfol si “kandidati i SHBA”, përgënjesh­truan edhe vendet e tjera të Quint- it

-

Fushata zgjedhore në Kosovë ka marrë reagimet e SHBA dhe ambasadorë­ve të vendeve të tjera të fuqishme në Kosovë, pas akuzave se kreu i PDK- së, Kadri Veseli, po bën fushatë duke u paraqitur si kandidati që do të forcojë lidhjet me SHBA e BE.

Në një poster të madh të vendosur në ndërtesën e PDK- së, shfaqet Veseli me Presidenti­n amerikan, Donald Trump. Posteri ka rënë në sy të amerikanëv­e dhe ka qenë gazeta “New York Post”, që ka publikuar një artikull se si Veseli po përpiqet të “përdorë” SHBA për të fituar zgjedhjet. Ndërkohë, për PDK- në dhe Veselin po bën fushatë edhe një shtetas amerikan, ish- zyrtar i administra­tës amerikane, Matt Witaker, i cili ka thënë në Gjilan se Kadri Veseli është mik i Shteteve të Bashkuara dhe mik i Iowa- s. Whitaker u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në këto zgjedhje për Veselin dhe një parti që e forcon raportin me Amerikën dhe jo dikush që e izolon dhe rrezikon marrëdhëni­et. Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se nuk e përkrah asnjë kandidat apo parti për zgjedhjet e 6 tetorit. Ky reagim besohet të ketë ardhur pas shkrimeve se PDK- ja po përkrahjet nga “njeriu i Trump”. “Qeveria e SHBAve nuk parapëlqen dhe nuk mbështet ndonjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojm­ë të drejtën dhe përgjegjës­inë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në këtë njoftim. SHBA është bërë pjesë e një mesazhi të përbashkët edhe me ambasadorë­t e tjerë të Francës, Gjermanisë, Italisë e Mbretërisë së Bashkuar, se “Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje, është i pasaktë”, thuhet në deklaratën e ambasadorë­ve të Quint- it.

 ??  ?? Posteri i Veselit me Trump në ndërtesën e PDK- së
Posteri i Veselit me Trump në ndërtesën e PDK- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania