Panorama (Albania)

“Nuk kanë qenë 28 mijë dëshmorë, të rinumërohe­n”, debat në Kuvend edhe për 56 mijë veteranët me status

PERPLASJA MES DEPUTETEVE DHE ZV. MINISTRIT TE MBROJTJES PER STATUSIN E VETERANIT. PSE DYSHOHET TE NUMRI I DESHMOREVE

- ARDIT HOXHA

Një ndryshim në statusin për veteranët e Luftës së Dytë Botërore ka shkaktuar debat të fortë në Komisionin Parlamenta­r të Sigurisë. Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza në drejtim të kolegëve të tij socialistë, në lidhje me numrin e dëshmorëve të kësaj lufte dhe përfitimet që garantohen nga ndryshimi në këtë status. I ftuar në këtë komision për të raportuar, zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u është përgjigjur disa prej akuzave të Murrizit, i cili më pas e vijoi përplasjen me kryetaren e Komisionit, Ermonela Felaj, dhe deputetin e PS- së, Spartak Braho. Murrizi e ka konsiderua­r të ekzagjerua­r numrin e veteranëve që përfitojnë nga ky status. Ai shtoi më tej se numri i 28 mijë dëshmorëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore, është një gënjeshtër komuniste, që vazhdon sot e kësaj dite. Sipas Murrizit, nga një diskordanc­ë mes shifrave dhe sipas tij janë 9 mijë veteranë që dalin tepër dhe se lista është e fryrë. Më tej, ai përsëriti kërkesën e tij për të ngritur një komision parlamenta­r që do të numërojë numrin ekzakt të dëshmorëve, duke sugjeruar që të numërohen të gjitha varret në Varrezat e Dëshmorëve në vend.

DEBATI I PLOTË NË KOMISIONIN E SIGURISË Petro Koçi - Janë 56 mijë e 300 e ca dhe kur i rrumbullak­osim shifrat themi rreth 56 mijë e 500 individë, të cilëve u është njohur statusi i veteranit.

Myslim Murrizi - Pra, 56 mijë e 300 kanë pasur statusin e veteranit në vitin 1994. 28 mijë thoni që kanë qenë dëshmorë, pra bëjnë 84 mijë në total. Ndërkohë që në histori kemi mësuar që Ushtria Nacionalçl­irimtare e partizanëv­e ka pasur 70- 75 mijë vetë. Na dalin 9 mijë tepër, nga i keni gjetur?! Çfarë është gënjeshtër këtu: numri i dëshmorëve, numri i partizanëv­e apo numri i veteranëve? 9 mijë nuk janë pak, nuk na rakordojnë shifrat, del si ajo 7 herë 7. Unë si deputet i kam bërë një kërkesë, edhe Sigurimeve Shoqërore, edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të parë listën e votuesve se sa kemi gjallë në moshën 91, 92 deri te 100 vjeç. 9 mijë ku i keni gjetur? Dalin 9 mijë tepër.

Ermonela Felaj – Në fakt, pyetja juaj nuk është se ka lidhje me ndryshimin që propozohet në një ligj, që ka 25 vjet në fuqi.

Myslim Murrizi - Pse çfarë kujton ti, se para 25 vjetësh nuk kanë qenë komunistët në pushtet? Ermonela Felaj – Nuk ka lidhje, ligji ka 25 vjet në fuqi. Myslim Murrizi – Për cilën kategori bëhet ndryshimi? Ermonela Felaj – Për të gjithë ata që në mënyrë të pakontestu­ar u është njohur statusi i veteranit.

Myslim Murrizi - Më jepni vendimin e vitit 1957, kush e ka firmosur, Koçi Xoxe?

Petro Koçi - Unë i prisja pyetjet me karakter politik, por jo kërkesën për të parë një dokument. Ky është një fakt që dihet historikis­ht...

Myslim Murrizi: Nuk ka lidhje me historinë... Më 28 nëntor 1912, ti nuk ke qenë, por përsëri është një datë që njihet...

Petro Koçi - Meqenëse ka qenë periudha e komunizmit, e prisja të bëhej një pyetje e tillë. Por dua ta krahasoj edhe me një çështje tjetër. Në vitin 1957 është themeluar Universite­ti i Shqipërisë për herë të parë, sa herë festojmë hapjen e Universite­tit të Shqipërisë, gjithmonë kujtojmë atë datë, pavarësish­t se kush ka qeverisur në atë kohë. Pra, jemi nisur nga kjo logjikë. Ka edhe një përkatësi tjetër, edhe organizata tjetër është formuar pothuajse në atë datë, pavarësish­t se në një vit tjetër, por është afër 20 korrikut, që do të shpallet tashmë, si Dita e Veteranëve të Luftës. Për sa i përket moskorresp­ondimit të shifrave, e para, nuk merr statusin e veteranit patjetër ai që ka qenë me armë në dorë duke luftuar në rreshtat e formacione­ve të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, por janë të gjithë ata që në role, rrethana të tjera janë shpallur veteranë të luftës. Për të përfituar statusin, nuk duhet patjetër të ketë qenë një partizan me armë në dorë, por mund të ketë pasur funksione të tjera.

Ermonela Felaj - Ju lutem, të respektojm­ë radhën! Kush ka pyetje, para se të kalojmë te diskutimet? Po, zoti Braho.

Spartak Braho – Pa dyshim që ky korrigjim, ndonëse i vonuar për caktimin e datës së Organizatë­s së Veteranëve, është një masë e rëndësishm­e apo një propozim në kohë i qeverisë në kuadër edhe të festimit të 75- Vjetorit të Çlirimit të vendit. Ermonela Felaj - Ka diskutime nga kolegë të tjerë? Myslim Murrizi - Pasi mora përgjigje shteruese nga zoti Koçi për pyetjet, pashë që përveç përgjigjev­e për pyetjet, filloi të bëjë njëfarë morali dhe histori. Zoti Petro, me thënë të drejtën, nuk kam nevojë për histori, jam i tejngopur, sidomos me histori komunistës­h. Pas njëzet e nëntë vjetësh postkomuni­zëm nuk kemi pse të tallemi më me shqiptarët. Nuk kam pse shoh me shall të kuq në qafë veteranë lufte që kanë lindur mbas prishjes së kooperativ­ave. Është turp. Ata që kanë qenë në luftë, aq sa të jenë gjallë, por që kanë qenë realisht në luftë, jo ata që u paskan çuar çorape partizanëv­e, që kanë ngrënë e kanë pirë. Përderisa flasim për luftë, megjithëse ju nuk e njihni, lufta ka periudhën nga 1939 me Mujo Ulqinakun e deri më 24 maj të vitit 1944, kur u krijua Qeveria e Përmetit. Unë di që mbas 24 majit të vitit 1944, as Partia e Punës nuk paguante 1200 lekë. Jo, jo. Kur ke ardhur ti, në dyzetegjas­htën? S’ka pasur luftë më. Me kë kanë luftuar këta? E kam thënë edhe në Parlament, kur kam folur: unë nuk tallem me ta, por 5, 3 dëshmorë për qendër votimi është absurde. Pa mi gjeni! Ja ku jeni deputetët këtu. Njëzet e tetëmijë dëshmorë! Për çfarë? Për të bërë si vëllezërit tanë rusë në kohën e komunizmit, me një dëshmor për çdo kilometër katror? Ngrini një komision. Jua thashë: do t’ju sponsorizo­j edhe unë, me sa të kem takat, jua lë rrogën gjashtë muaj. Shkoni e numërojini Varrezat e Dëshmorëve se sa janë! Sepse po të jenë vrarë 28 mijë, me 124 gjermanë e 315 italianë, i bie që një nga ata armiq, gjermanë e italianë, për të cilët kemi thënë se kanë ikur, të ketë vrarë 70 trima nga këta tanët. Kjo është denigruese. Nuk mundem që për 29 vjet të dëgjoj pallavrat e çdolloj komunisti nostalgjik në këtë sallë e në atë sallë të Kuvendit, që paskemi bërë luftë heroike! Ku pra? Hajde të numërojmë Varrezat e Dëshmorëve. Përralla ke bërë ti, Spartak, gjithë kohën. Të kemi dëgjuar pesëdhjetë vjet dhe na ke bërë për të vjellë me përrallat tuaja.

Përderisa flasim për luftë, megjithëse ju nuk e njihni, lufta ka periudhën nga 1939 me Mujo Ulqinakun e deri më 24 maj të vitit 1944, kur u krijua Qeveria e Përmetit. Unë di që mbas 24 majit të vitit 1944, as Partia e Punës nuk paguante 1200 lekë. Jo, jo. Kur ke ardhur ti, në dyzetegjas­htën? S’ka pasur luftë më. Me kë kanë luftuar këta? E kam thënë edhe në Parlament, kur kam folur: unë nuk tallem me ta, por 5, 3 dëshmorë për qendër votimi është absurde. Pa m’i gjeni! Ja ku jeni deputetët këtu. Njëzet e tetëmijë dëshmorë! Për çfarë?

 ??  ?? GJATE HOMAZHEVE TE VARREZAT E DESHMOREVE
GJATE HOMAZHEVE TE VARREZAT E DESHMOREVE
 ??  ?? Komisioni i Sigurisë
Komisioni i Sigurisë
 ??  ?? Myslim Murrizi
Myslim Murrizi
 ??  ?? Zv. ministri Petro Koçi
Zv. ministri Petro Koçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania