Panorama (Albania)

Balla: Partitë të marrin përgjegjës­itë, ODIHR foli për zgjedhjet

-

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga përgjigjja e Këshillit Europian për çeljen e negociatav­e, kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, kërkon nga opozita që të marrë përgjegjës­itë e saj në këtë proces. Në fjalën e tij në Komisionin e Integrimit, ditën e djeshme, Balla tha se rrugën e Shqipërisë drejt BE- së nuk mund ta frenojë askush. “Pa dyshim që të gjitha partitë politike duhet të marrin përgjegjës­itë e tyre në këtë proces. Është një proces ku të gjitha palët kanë detyrime. Kushdo që u mundua të pengonte Reformën në Drejtësi, besoj që e ka marrë mesazhin e qartë. Kushdo që u mundua të pengonte zgjedhjet e 30 qershorit, e ka marrë mesazhin e qartë, kjo edhe nga raporti paraprak i Komisionit të Venecias apo nga raporti përfundimt­ar i ODIHR”, tha Balla. Në mbledhjen e parë të Komisionit të Integrimit, pas vendimit të Bundestagu­t gjerman që mandaton qeverinë që të votojë pro Shqipërisë më 17- tetor, Balla tha se 9 pikat e rezolutës nuk janë kushte, por detyra shtëpie. “Do të theksoja se Reforma në Drejtësi është reforma thelbësore dhe guri i themelit, mbi të cilin është ngritur qoftë vlerësimi pozitiv nga ana e KE në 29 maj të këtij viti, qoftë dhe vlerësimi nga ana e Bundestagu­t gjerman në seancën e shkuar, ku u ritheksua dhe një herë fakti që Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishë­m në rrugën europiane. Dua ta bashkëndaj me ju sot që çështjet e ngritura nga Bundestagu janë detyra shtëpie, për të cilat ne duhet të intensifik­ojmë punën për plotësimin dhe realizimin e tyre. Qoftë Reforma e plotë Zgjedhore, qoftë plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetues­e apo Gjykatën e Lartë, përmbyllja e ngritjes së institucio­neve të reja si SPAK dhe BKH, janë të gjitha në rrugë të mbarë”, tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania