Panorama (Albania)

Negociatat, Bushati: Kërkohet konsensus mbipartiak në Kuvend

“Kuvendi të nxisë ngritjen e Kushtetues­es dhe SPAK- ut brenda 2019”

- ARDIT HOXHA

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka bërë një kërkesë me 9 amendament­e në projektrez­olutën e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e hapjes së negociatav­e me Bashkimin Europian.

Në materialin e dërguar Kuvendit, Bushati kërkon konsensus mbipartiak në Kuvend sa u takon çështjeve të integrimit. “Roli mbikëqyrës dhe nxitës i Kuvendit bëhet gjithnjë e më i pazëvendës­ueshëm, pasi procesi i bisedimeve të anëtarësim­it kërkon konsensus mbipartiak që mund të jetësohet në Kuvend”, shkruan Bushati. Ai kërkon që të përcillet fryma unanime e parlamenta­rëve shqiptarë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. “Projektrez­oluta duhet të pasqyrojë me korrektësi faktet që e kanë shoqëruar vendin tonë në këtë proces, duke njohur progresin e arritur dhe skicuar rrugën drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim, me fokus të veçantë rolin e Kuvendit në këtë proces”, shkruan Bushati ndër të tjera në amendament­in e tij parashtrua­r Kuvendit. Më tej, deputeti i PS- së kërkon të bëhen ndryshime në pikat 5 dhe 8, duke kërkuar nga Kuvendi që të marrë angazhim për të mbështetur ngritjen e strukturav­e të reja të drejtësisë, Gjykatës Kushtetues­e, Gjykatës së Lartë, Prokuroris­ë Speciale Kundër Korrupsion­it ( SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit ( BKH), brenda vitit 2019. Ndryshimet në këto pika, sipas Bushatit, synojnë vendosjen e theksit te përmbushja e disa angazhimev­e parësore në procesin e anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian e që lidhen drejtpërdr­ejt me miratimin e Reformës Zgjedhore në përmbushje të rekomandim­eve të OSBE- ODIHR, me funksionim­in e disa prej organeve kyçe të Reformës në Drejtësi, si dhe me nevojën për të konsolidua­r ritmin e reformave në fusha, që kanë pikëprerje me sundimin e së drejtës. Gjithashtu, ai kërkon që projektrez­olutës me 10 pika t’i shtohet edhe një pikë e 11- të, ku t’i kërkohet Këshillit të Ministrave që të paraqesë brenda datës 31 tetorit 2019 planin e punës, metodologj­inë, planifikim­in e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Europian. Deputeti socialist shton se vendi duhet të demonstroj­ë që në Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare, gatishmëri­në dhe kapaciteti­n për të ndërmarrë e zbatuar me rigorozite­t të gjitha angazhimet që burojnë nga ky proces.

 ??  ?? Ditmir Bushati
Ditmir Bushati
 ??  ?? Këshilli i Europës
Këshilli i Europës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania