Panorama (Albania)

Makina e krimit iu grabit çiftit që bënte seks në Tiranë

Automjetit tip “Fiat” nuk i ishin ndryshuar as targat

-

Makina tip “Fiat”, që u gjet e djegur në Lushnjë pas atentatit ku mbeti i vrarë Besnik Hida, rezulton të jetë grabitur në Tiranë nga dy persona të maskuar, mbrëmjen e 24 shtatorit, kur brenda saj ndodhej një çift në momente intime.

Burime nga Policia konfirmuan këtë fakt, duke pohuar se makinës nuk i ishin ndryshuar as targat, kishte të njëjtat me ato që u denoncuan nga i zoti i saj, që për fatin e tij të mirë, ndonëse u ndodh në një situatë të sikletshme, arriti t’i telefonojë Policisë. Në të kundërt, sot mund ta shihte veten në ndonjë rajon Policie, e nuk është çudi edhe si person të dyshuar për vrasje. Megjithatë, burimet thanë se personat që kanë kryer grabitjen e mjetit, jo domosdoshm­ërisht mund të jenë edhe autorë të vrasjes që ndodhi dje në Lushnjë. Nuk përjashtoh­et mundësia që atentati ndaj Hidës të jetë organizuar nga disa persona, që mund të kenë pasur role të ndryshme dhe personat që grabitën makinën mund të kenë pasur si detyrë sigurimin e mjeteve për kryerjen e krimit.

NGJARJA

Grabitja e çiftit ka ndodhur gjatë orëve të vona të datës 24 shtator, në afërsi të mbikalimit të Kamzës në Tiranë. Dy të dashuruari­t kanë qenë në intimitet kur dy autorët janë afruar te makina tip “Fiat”, ku ata ndodheshin dhe u kanë drejtuar armët. Nën kërcënimin e armës, ata janë detyruar të zbresin nga makina, duke iu bindur urdhrave të grabitësve. Burime nga Policia thanë se dy të dëmtuarit edhe janë dhunuar nga autorët. Më pas, dy grabitësit kanë hipur në makinën e çiftit dhe janë larguar. Menjëherë pas ngjarjes, djali dhe vajza kanë lajmëruar Policinë, duke bërë denoncimin e ngjarjes. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve, duke bërë fillimisht këqyrjen e kamerave të sigurisë së rrugës dhe të bizneseve pranë vendngjarj­es. Nga verifikime­t ka rezultuar që automjeti tip “Fiat”, në të cilin ndodheshin dy grabitësit, ka lëvizur në drejtim të Elbasanit. Karakteris­tikat dhe targat e mjetit u janë dhënë të gjitha shërbimeve të Policisë së Tiranës, por edhe të Elbasanit, në mënyrë që të bëhet ndalimi i makinës. Burimet thanë se po punohet për identifiki­min dhe kapjen e autorëve.

GRABITESIT

Nisur nga deklarimet e çiftit të grabitur, por edhe rrethanat e ngjarjes, Policia ka dyshime se autorët mund të jenë persona që i njohin dy të dëmtuarit. Nga deklarimet që ata kanë dhënë në Polici, mësohet se në momentin e grabitjes, përveç kërcënimit me armë, autorët edhe i kanë shantazhua­r, duke u thënë se kanë bërë video gjatë kohës që ata ishin në momente intime. Duke qenë se femra që ndodhej në makinë ishte e martuar, autorët e kanë kërcënuar duke i thënë se do e bënin publike videon në rast se do të lajmëronte Policinë. Vetë çifti ka deklaruar se nuk ka arritur t’ua shohë fytyrat dy autorëve, për shkak se ata ishin të maskuar, por nisur nga shantazhi që u kanë bërë, kanë dyshime se mund të jenë persona që i njohin.

POLICIA

Në njoftimin zyrtar në lidhje me grabitjen e makinës, Policia e Tiranës nuk dha shumë detaje, qoftë në lidhje me të dëmtuarit, ashtu edhe për makinën. “Më datë 24.09.2019, gjatë orëve të mbrëmjes, në Tiranë, dyshohet se 2 persona të paidentifi­kuar kanë vjedhur nën kërcënim një mjet dhe sendet personale të 2 shtetasve, që ndodheshin në të. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë, po kryen veprimet për identifiki­min e autorëve, administri­min e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Materialet u referuan pranë Prokuroris­ë së Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale ‘ Vjedhja me dhunë’, e kryer në bashkëpuni­m”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ??
 ??  ?? Makina e atentatorë­ve të Hidës që iu grabit çiftit në Tiranë
Makina e atentatorë­ve të Hidës që iu grabit çiftit në Tiranë
 ??  ?? Vendi ku u vra Besnik Hida
Vendi ku u vra Besnik Hida
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania