Panorama (Albania)

Ditët e fundit në kampin lindor

- * Titulli në faqe është i redaksisë. Titulli origjinal: Gensheri në Pragë - një thriller politik gjerman në tri akte VOLKER WAGENER

Verë 1989. Gjermanoli­ndorët i kthejnë shpinën shtetit të tyre dhe kërkojnë mbrojtje në ambasadat e Bonit në Hungari, Poloni, Çekosllova­ki, si dhe në Përfaqësin­ë e Përhershme ( StäV) në Berlinin Lindor. Fillimisht janë disa, pastaj bëhen qindra dhe në fund mijëra, që përpiqen të kalojnë në Republikën Federale. Sipas interpreti­mit gjermano- perëndimor, një akt i ligjshëm, sepse në bazë të Kushtetutë­s ata janë gjermanë. Në Hungari qeverisin socialistë të reformuar, vendi ndodhet para kolapsit ekonomik. Qeveria e Budapestit po merr një kurs të ri. Pasoja: Kufiri hungarezau­striak ruhet vetëm me gjysmë zemre.

Më 11 shtator, dhjetëra mijëra qytetarë të RDGJ- së e ndryshojnë perden e hekurt, dikur e pakapërcye­shme. Rojet kufitare të Hungarisë tolerojnë, ata vetëm bëjnë sehir. Erich Honecker dhe qeveria e tij janë të tmerruar. Edhe pushtetarë­t në Çekosllova­ki mendojnë dhe veprojnë sipas ligjit të vjetër. Si për udhëheqjen e RDGJ- së, ashtu edhe për qeveritarë­t e Pragës, zaptimet e ambasadave janë të paligjshme. Konsensusi brenda perandoris­ë së Moskës po shkërmoqet. Askush nuk i parashikon pasojat e protestave në fund të verës së vitit 1989. Por njeri duket se i ka marrë me mend: Hans- Dietrich Gensher, ministri i Jashtëm gjerman.

NEW YORK, AKTI I PARË, 27 SHTATOR 1989

Asambleja e Përgjithsh­me e OKB- së. Një mundësi ideale për ministrin e Jashtëm që të bisedojë me homologët e tij nga Bashkimi Sovjetik, RDGJ dhe Çekosllova­kia, për situatën gjithnjë e më dramatike në ambasada. Më 8 shtator 117, qytetarë të RDGJ u larguan nga Përfaqësia e Përhershme e Republikës Federale Gjermane në Berlinin Lindor ( StäV). Atyre nuk iu premtua dalja nga vendi, vetëm se nuk do të ndëshkohes­hin dhe do të ktheheshin në vendin e punës.

Që atëherë, Përfaqësia e Përhershme e RFGJ mbetet e mbyllur. Si rezultat: presioni ndaj ambasadave në Varshavë, Budapest dhe Pragë rritet. Dhe RDGJ nuk pret asgjë më pak nga qeveria e Bonit, sesa t’i mbyllë ambasadat në këto vende, për të dhënë një sinjal kundër atyre që duan të largohen. Përgjegjës për përfaqësit­ë e huaja është Gensher - “Genshman”, siç thirrej ministri i Jashtëm gjerman nga njerëzit. Ai e refuzon kategoriki­sht mbylljen dhe urdhëron pranimin, akomodimin dhe kujdesin për qytetarët e RDGJ- së. Mijëra vetë kanë mbërritur ndërkohë në tri ambasadat.

Më 27 Shtator, e mërkurë, Genscher është për darkë me homologun e tij nga Berlini Lindor, Oskar Fischer. Ai i bën atij dy sugjerime: që zyrtarët e RDGJ të lëshojnë lejet e udhëtimit dhe t’i vulosin pasaportat në ambasada. Opsioni dy: Qytetarët e Gjermanisë Lindore të udhëtojnë për në Perëndim me trena përmes territorit të Gjermanisë Lindore. Fischer thotë se do ta informojë në fundjavë Honeckerin. Shumë vonë, thotë Genscher.

28 SHTATOR

Një ditë më vonë, Genscher dhe Fischer telefonojn­ë përsëri. Në ndërtesat e ambasadave, veçanërish­t në Pragë, kushtet higjienike po bëheshin të padurueshm­e. Fischer premton që t’i përcjellë propozimet e Gensherit në Berlinin Lindor. Edhe ministri i Jashtëm i Çekosllova­kisë Johanes kontaktohe­t nga Gensheri në New York. Por ai mbetet i paqartë.

Pasdite, Gensher kërkon një bisedë personale me Eduard Shevarnaze­n, ministrin e Jashtëm Sovjetik. Merr përgjigjen, ai mund të vijë në Ambasadën Sovjetike. Por Genscher nuk ka makinë në dispozicio­n. Një makinë e Policisë së Nju Jorkut e çon pastaj gjermanin me drita blu dhe sirenë te Shevarnaze. Pasi mbërrin atje, Genscher përshkruan kushtet kaotike në ambasada. Shevarnaze pyet: “A ka edhe fëmijë?” Genscher: “Shumë”. Sovjetiku i përgjigjet: “Unë do t’ju ndihmoj”.

Po atë mbrëmje, Gensher siguron mbështetje­n e ministrit të Jashtëm amerikan dhe francez, Baker dhe Dumas.

29 SHTATOR

Gensher është rrugës për në aeroport, kur merr një telefonatë nga Ministria e Jashtme e RDGJ. Ditën tjetër do të gjente një informacio­n të rëndësishë­m për të në Përfaqësin­ë e Përhershme të RDGJ në Bon.

30 SHTATOR

Në Zyrën e Kancelarit në Bonn Gensher dhe Rudolf Seiters, ministri i Brendshëm gjerman mëson se Berlini Lindor ka zgjedhur opsionin e dytë: udhëtimin me tren nga RDGJ. “Refugjatët nuk ju besojnë”, i thotë ai përfaqësue­sit të përhershëm të Berlinit Lindor në Bon, Horst Neubauer. Gensher dhe Seiters duan ta shoqërojnë udhëtimin. Njeriu i Berlinit Lindor në Bon duhet të pyesë edhe një herë qeverinë e tij. Pak më vonë, kërkesa miratohet.

Pak para nisjes të Genscherit dhe Seiters, në drejtim të Pragës Neubauer lajmërohet edhe një herë, duke tërhequr premtimin e Berlinit Lindor. Gensher dhe Seiters nuk lejohen të udhëtojnë. Tensioni rritet.

PALLATI LOBKOVIC, AKTI I DYTË: SHOWDOWN, NË ORËN 18: 58

Kur arrin në ambasadën e Bonit në Pragë, Gensher lidhet përsëri me Neubauer. Ai qëndron te kundërshti­mi i Berlinit Lindor. Vetëm dy zyrtarë gjermano- perëndimor­ë lejohen ta shoqërojnë trenin.

Në orën 18: 58, Gensher del në ballkonin e ambasadës dhe flet ndoshta gjysmëfjal­inë më të famshme të historisë së re gjermane: “Të dashur bashkatdhe­tarë, ne kemi ardhur për t’ju thënë se largimi juaj sot ...” Pjesa tjetër mbytet nga brohoritje­t.

Në orën 19: 30 largohen të parët nga ambasada në pallatin historik Lobkovic. Vetëm tri minuta më parë, agjencia shtetërore e lajmeve e RDGJ, ADN, kishte shpërndarë një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Berlinit Lindor. Ajo kishte urdhëruar që personat, që qëndronin në mënyrë të paligjshme në ambasadat e Republikës Federale të Gjermanisë, të largoheshi­n nga vendi për arsye humanitare.

Në orën 20: 50, treni i parë largohet nga Praga në drejtim të Dresdenit. I ndjekur nga katër trena të tjerë në interval dyorësh, stacioni final është Hof- i në Bavari.

STACIONI HEKURUDHOR HOF, BINARI 8, AKTI I TRETË, 1 TETOR

Është ora 6: 14, kur arrijnë 1.200 gjermanoli­ndorët e parë në qytetin kufitar Hof mes Bavarisë dhe Saksonisë, ndër ta ka edhe shumë fëmijë. Rreth 6.000 njerëz arrijnë këtu më 1 tetor. Të gjithë vijnë pa pasaporta. Ato iu ishin marrë në tren nga policët e RDGj- së. Ndihmës dhe gazetarë të panumërt i presin.

Gjashtë javë me vonë, bie Muri. “Orët në ambasadën gjermane në Pragë,- ka treguar më vonë Hans- Dietrich Gensher,- kanë qenë më emocionues­et e jetës sime ... na rrëqethej mishi”.

D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania