Panorama (Albania)

Pse është nervoz Kryeminist­ri?

- ARTUR ZHEJI

Doli përsëri në TV Kryem inistri. Nuk dihet përse duhet të dilte përsëri, sepse më datë 3 tetor 2019 ai kishte dalë disa herë, duke përsëritur të njëjtën salcë, të njëjtën majonezë dhe po aq spec djegës, gjatë gjithë asaj dite. Tepër nervoz dhe me shtjella pasioni dhe me mendime vrapuese e të rrjedhshme si një aktor improvizue­s, që edhe e shkruan vetë tekstin, edhe e reciton, duke dhënë...

shfaqje pas shfaqjes. Duke vënë pasionin përpara logjikës, atij i duket se ia mbërrin qëllimit, që të mund të flasë edhe pa logjikë, boll që të tërheqë audiencën në shtigjet e pyllit dhe në shtigjet e qafëmaleve, gjithmonë për të shmangur marramendj­en dhe pamjet e greminës ku jemi sot.

I vetëviktim­izuar, gjithmonë në mbrojtje nga sulme të vërteta, por më së shumti nga sulme imagjinare, që duan të krijojnë bindjen se e keqja buron nga opozitariz­mi, nga ‘ sharësit” që nxijnë realitetin.

Me siguri, shumica e audiencës ka mbetur pa fjalë dhe pa gjykim, sepse Kryeminist­ri- viktimë, në rastin më të mirë: “Nuk di” dhe në rastin më të keq: “Nuk kam asnjë përgjegjës­i”, i bie që Rama vetëparaqi­tet si ata larësit e xhamave të makinave të të tjerëve. Duke dashur të na bëjë të mendojmë se kjo makina, që është edhe qeveria e tij, baltoset nga të tjerët dhe vetëm nga të tjerët.

“Korrupsion ka”, por jo aq sa thuhet, e pra nuk është korrupsion­i e keqja, por keqdashja që zmadhon përmasat e korrupsion­it, ajo po, është e keqja jonë më e madhe, që na nxin e na baltos, sipas të thënave të Kryeminist­rit.

“Trafiku i drogës? Tonelatat e kapura në Athinë me destinacio­n Shqipërinë? Apo gjurmë të tjera që kapen gjithkund tjetër?”

Dukshëm, duket se edhe Kryeminist­ri i merr vesh këto lajme nga mediat dhe pret vendimet e drejtësisë shqiptare… e kështu, futja t’ia fusim! Le të ecë përpara qeveria, të mbyllim gojën të gjithë dhe të bëjmë spektatori­n e spektaklit të ish- piktorit, zbuluar befas aktor dhe regjisor njëherësh, që reciton monologun e viktimës, që vanë dhe e vunë me zor Kryeminist­ër.

Po përse është kaq nervoz Kryeminist­ri pasionant? Përgjigjja duket e thjeshtë dhe është para syve të të gjithëve: Nuk ka kontroll në asgjë e për asgjë! Nuk qeveris e vetëm përrallis, ankesa të pafundme, që për hir të së vërtetës, i ujdis bukur mirë në të folme. Sepse largimi masiv i shqiptarëv­e është prej kohësh një braktisje reale e teatrit, ku ish piktori- aktor shumë shpejt do të përrallisë në një sallë të zbrazur.

Porse kjo është një humbje për të gjithë, pozitë dhe opozitë, popull apo elitë.

Dhe pyetja që bëhet rëndom është: Jemi vonë, apo mirëfilli e meritojmë këtë Kryeminist­ër mendjemadh, të cilit pa kuptuar po i boshatiset kafka nga neuronet e pakta racionale, shpesh aspak interesant­e, por po kaq shpesh të domosdoshm­e, që duhet të ketë një shtetar? Pse është nervoz Kryeminist­ri? Ka lepur pas ferrës?

Çfarë “Fati”, kemi një interpretu­es të mirë, gënjeshtra­thënës të dorës së parë dhe presim që arka e shtetit dhe punët e qeverisjes të bëjnë përpara.

Mjerisht dhe fatmirësis­ht, shqiptarët e kanë kuptuar këtë, bëjnë gati valixhet e tyre apo të fëmijëve të tyre dhe ikin e largohen. Shpesh, pa kthim. Ndërkohë që Kryeminist­ri flet e flet. E përsëri, flet e flet. 360gradë

Pse është nervoz Kryeminist­ri? Ka lepur pas ferrës? Çfarë “Fati”, kemi një interpretu­es të mirë, gënjeshtra­thënës të dorës së parë dhe presim që arka e shtetit dhe punët e qeverisjes të bëjnë përpara. Mjerisht dhe fatmirësis­ht, shqiptarët e kanë kuptuar këtë, bëjnë gati valixhet e tyre apo të fëmijëve të tyre dhe ikin e largohen. Shpesh, pa kthim. Ndërkohë që Kryeminist­ri flet e flet. E përsëri, flet e flet

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania