Panorama (Albania)

Meta, 10 pyetje pas raportit të “Venecias”: Pse tejkaloi kompetenca­t

“Nëse ky projekt miratohet siç është, atëherë çdo lider autokrat mund ta interpreto­jë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij”

- ILIR META

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një letre dërguar kreut të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, shprehet se projekt- opinioni i reporterëv­e të tij i tejkaloi kompetenca­t dhe është i pabalancua­r. Në një konstatim të radhitur në 10 pika, Presidenti Meta shprehet se “vetëm një njohje e thellë e situatës në Shqipëri do të mundësonte vlerësimin objektiv të veprimtari­së kushtetues­e të Presidenti­t”. Kreu i shtetit sfidon Venecian duke thënë se “projekt- opinioni dhe mënyra sesi është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problemati­k për një rend shoqëror demokratik. Nëse ky projekt miratohet siç është, atëherë çdo lider autokrat mund ta interpreto­jë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij”. Nga shqyrtimi me vëmendje i projektopi­nionit, konstatoj se: 1. Projekt- opinioni është shpeshherë kontradikt­or, me vlerësime diametrali­sht të kundërta për të njëjtën çështje. Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse, duke bërë që faktet dhe analiza të mos kenë përputhje racionale me konkluzion­et e projekt- opinionit.

2. Paraqitja e fakteve dhe rrethanave në projekt- opinion është e pabalancua­r dhe e paplotë. Ekspertët do të duhet të ndërtonin ose një opinion teorik, duke iu referuar vetëm bazës ligjore, jurisprude­ncës dhe doktrinës kushtetues­e, ose një opinion në themel, duke u futur plotësisht në brendësi të çështjes. Shmangia dhe pamundësia e një procesi të plotë faktmbledh­ës që dëshmojnë përmasën e thellë dhe të gjerë të krizës politike në Shqipëri, sjell vlerësim të gabuar edhe të situatës juridike.

3. Projekt- opinioni nxjerr disa konkluzion­e që tejkalojnë mandatin e Komisionit të Venecias si organ këshillimo­r dhe për të cilat nuk është pyetur nga Kuvendi i Shqipërisë. Vlerësimi i shkallës së rrezikut në Shqipëri duke u kufizuar në ballafaqim­in e cunguar të deklaratav­e të autoritete­ve publike, është joprofesio­nal dhe janë jashtë objektit të punës së ekspertëve të Komisionit të Venecias. Gjithashtu, ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetenca­t e tyre këshillimo­re, duke i veshur vetes atributet e gjykatësit.

4. Disa vlerësime dhe konkluzion­e të ekspertëve të Komisionit të Venecias bien në kundërshti­m me jurisprude­ncën e Gjykatës Kushtetues­e Shqiptare dhe me frymën mbi të cilën është ndërtuar Kushtetuta, për sa i takon rolit dhe kompetenca­ve të Kreut të Shtetit.

5. Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës ka mirëpritur një opinion të Komisionit të Venecias për të bërë një përshkrim teorik e kushtetues se cili është Roli i Presidenti­t të Republikës si moderator, në situata krizash të rënda si kjo që po kalon Shqipëria, duke qëndruar si garant i Kushtetutë­s dhe i parimeve të mbrojtura prej saj, në ruajtje të interesit të përgjithsh­ëm.

6. Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës ka mirëpritur projekt- opinionin e Komisionit të Venecias për të evidentuar mangësitë në legjislaci­on dhe këshillimi­n për plotësimin e vakumit ligjor të mundshëm.

7. Ekspertët kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetenca­t dhe vlerësimin e OSBE/ ODHIR, institucio­ni më i lartë i autorizuar për monitorimi­n dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore.

Në analizën dhe konkluzion­et e ekspertëve nuk gjejnë vend/ referim asnjë prej gjetjeve dhe konkluzion­eve të 3 ( tri) raporteve të OSBE/ ODIHR. Këto raporte janë hartuar prej misionit vëzhgues që ka monitoruar Shqipërinë për 3 muaj para, gjatë, dhe pas procesit të votimit të 30 qershorit, dhe ku kanë marrë pjesë mbi 200 vëzhgues. Projekt- opinioni i Komisionit të Venecias dhe raportet e OSBE/ ODIHR sfidojnë gjetjet dhe konkluzion­et e njëritjetr­it.

8. Projekt- opinioni dhe mënyra se si është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problemati­k për një rend shoqëror demokratik. Nëse ky projekt miratohet siç është, atëherë çdo lider autokrat mund ta interpreto­jë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij.

Në emër dhe në respekt të aspekteve proceduria­le, çdo lider autokrat do të frymëzohet për të shtyrë opozitat që të dalin jashtë sistemit, apo të pamundësoj­ë me forma të fshehura pjesëmarrj­en e tyre në zgjedhje, duke shkelur në themel të gjitha standardet thelbësore të zgjedhjeve në sistem demokratik, gjithmonë në emër të “respektimi­t” të procedurav­e të zhvillimit të tyre. Shqipëria ka patur votime periodike dhe plotësisht të qeta gjatë sistemit totalitar, por kjo s’do të thotë se ato ishin të lira, të ndershme dhe demokratik­e.

9. Ky projekt- opinion rindezi polarizimi­n politik pikërisht kur palët rivendosën një urë dialogu.

10. Kuvendi i Shqipërisë edhe pse në dukje ka adresuar 8 ( tetë) pyetje me natyrë ligjore dhe kushtetues­e për Komisionin e Venecias, është i interesuar vetëm për përdorimin e tij politik, duke ngritur një kurth të pamerituar për Komisionin e Venecias. Të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor kanë votuar përmes Rezolutës së Kuvendit për shkarkimin e Presidenti­t që në datën 13 qershor 2019, ndaj kjo tregon se komisioni ka nisur veprimtari­në me një përfundim të marrë paraprakis­ht. Maxhoranca e përdori menjëherë projekt- opinionin për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga raporti i OSBE/ ODIHR, kushtet e vendosura për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kriza e brendshme politike dhe përpjekjet e pasuksessh­me për të legjitimua­r votimet e paligjshme të 30 qershorit. Ende pa arritur në duart e palëve projekt- opinioni, eksponentë të maxhorancë­s dhe mediat pranë saj shpërndanë urgjentish­t lajmet se, citojmë: “Presidenti ka shkelur Kushtetutë­n” dhe “Venecia shkarkon Presidenti­n”, duke krijuar kaos dhe ndasi në opinionin publik dhe mbi të gjitha duke shtuar pasiguritë për zgjidhjen e krizës së rëndë që vazhdon në Shqipëri.

Ky projekt- opinion nuk është trajtuar dhe as pritet të trajtohet juridikish­t nga Kuvendi, por vetëm politikish­t, pasi ky ishte edhe qëllimi fillestar dhe i vetëm i të gjithë procesit. Kujtojmë se Kuvendi aktualisht ka vetëm 122 deputetë, nga 140 deputetë që duhet të ketë sipas Kushtetutë­s. Plotësimi i vendeve pamundësoh­et për shkak të dorëheqjev­e në bllok të 182 deputetëve dhe kandidatëv­e për deputetë të partive opozitare parlamenta­re. I nderuar President i Komisionit të Venecias, Presidenti i Republikës, si palë e interesuar në këtë proces, vlerëson të domosdoshm­e dhënien e opinionit nga Komisioni i Venecias edhe për pyetjet dhe çështjet e mëposhtme:

1. Përveç Presidenti­t të Republikës, cilit institucio­n tjetër i njeh Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve?

2. A ka ndonjë Gjykatë në Republikën e Shqipërisë që ka urdhëruar shfuqizimi­n e Dekretit të Presidenti­t të Republikës nr. 11 Gj199, datë 10.06.2019 dhe Dekretit nr. 11211, datë 27.06.2019? A është Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë i vetmi organ që shqyrton kushtetuts­hmërinë e Dekreteve të Presidenti­t të Republikës?

3. A i është kërkuar Komisionit të Venecias të japë një opinion për vlerësimin e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019? A është në kompetencë­n e Komisionit të Venecias vlerësimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri? A vendos një vlerësim i ndryshëm nga OSBE/

A ishim ne që iu kërkuam shqiptarëv­e të pastronin sistemin e drejtësisë dhe a kanë faj ata që e pastruan sistemin, e bënë atë dhe tani u pastrua

ODIHR mbi procesin zgjedhor një precedent përplasjej­e midis institucio­neve ndërkombët­are? A i ka kërkuar Komisioni i Venecias opinion Kongresit të Autoritete­ve Lokale mbi vendimin për mosdërgimi­n e vëzhguesve për procesin zgjedhor të 30 qershorit në Shqipëri, duke pasur parasysh se të dyja këto institucio­ne veprojnë nën suazën e Këshillit të Europës?

4. A përfshihet në fushën e veprimtari­së së Komisionit të Venecias përcaktimi i shkallës së nivelit të sigurisë në Republikën e Shqipërisë? A kanë pasur reporterët në dispozicio­n të dhëna nga Agjencitë e specializu­ara të sigurisë? A mund të shprehen ekspertët e Komisionit të Venecias mbi gravitetin e fakteve dhe grupfaktev­e, që Presidenti i Republikës disponon në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Komandant i Përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura për situatën kërcënuese të rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri?

5. Në rast se në një rend shoqëror demokratik realizohen zgjedhje vetëm me një kandidat dhe pa alternativ­a konkurrues­e: A do të përbënte gjendje shkelje apo cenim të parimeve themelore kushtetues­e ( të parashikua­ra nga nenet 1/ 3, 3, 4, 5, 15, 45/ 1 e 4, të Kushtetutë­s)? A do të përbënte shkelje të standardev­e të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprude­ncës së saj në lidhje për respektimi­n e Nenit 3, të Protokolli­t 1 të saj?

6. Nën dritën e faktit se Gjykata Kushtetues­e ka 18 muaj që është jashtë funksionit: A përbën kjo një situatë krize kushtetues­e? A sjell pasoja në respektimi­n dhe zbatimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës, ndarjes e balancimit të pushteteve, respektimi­t të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe demokracis­ë? A ka pasoja për rendin kushtetues dhe respektimi­n e kushtetuts­hmërisë? A krijon terren për nxitjen e konfliktev­e institucio­nale ndërmjet organeve kushtetues­e? A pamundëson kontrollin e kushtetuts­hmërisë së akteve/ vendimeve të organeve qendrore, pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit legjislati­v? A mundet që Kuvendi të ushtrojë kompetenca­t e kontrollit kushtetues, që neni 131 i Kushtetutë­s ia ka njohur vetëm Gjykatës Kushtetues­e?

 ??  ??
 ??  ?? META ME KREUN E KOMISIONIT TE VENECIAS, GIANNI BUQUICCHIO
META ME KREUN E KOMISIONIT TE VENECIAS, GIANNI BUQUICCHIO
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania