Panorama (Albania)

Me 300 shkolla në 35 shtete, çfarë ofron fondacioni MAARIF

-

Fondacioni Turk Maarif është prezent në 35 vende, 6 kontinente, ku ofron arsim nga parashkoll­ori deri në universite­t. Numri i vendeve që Fondacioni operon është duke u rritur shpejt, duke e bërë një institucio­n arsimor pionier jo vetëm në cilësinë e arsimit, por një institucio­n i cili ushqen njerëz me mendje të pastër, të cilët i përdorin njohuritë për paqen dhe mirëqenien e njerëzimit. Vetëm me ndihmën e arsimimit një komb mund të arrijë çdo sukses duke ngjitur majat më të larta. Programeve Akademike Europiane pranë State University of New York, Empire State College shprehet: “Studentët tanë i fitojnë diplomat e tyre përmes një programi rigoroz akademik dhe janë të përgatitur mirë për të përmbushur kërkesat e ekonomisë globale ose për të ndjekur një karrierë akademike. Universite­ti sfidon studentët tanë dhe ne insistojmë në arritjen e standardev­e të larta” Në aktiviteti­n për hapjen e vitit të ri shkollor në gjimnazin "New York High School", shkollën 9- vjeçare "New York Basic Education", IMSA High- School Elbasan ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sh. T. Z. Murat Ahmet Yörük, anëtarja e bordit drejtues së Asan, drejtori i zyrës së Fondacioni­t Maarif në Shqipëri Z. Fatih Cankurt, personalit­ete të shquara shqiptare, prindër dhe nxënës. Natyra ka ndikim pozitiv në zhvillimin psikologji­k, fizik dhe social të fëmijës, ndaj për herë të parë në Shqipëri, Fondacioni Turk Maarif ndërtoi në Tiranë, një kopsht ku 2000m i dedikohet mësimit në natyrë të fëmijëve. Fondacioni Turk Maarif shërben si një portë për arenën ndërkombët­are të arsimit të Turqisë, që do të kontribuoj­ë në rritjen e ndërveprim­it kulturor dhe civilizues, duke hapur rrugën për arritjen e mirëqenies së përbashkët.

Fondacioni Turk Maarif është Shënime: themeluar sipas ligjit Nr. 6721, miratuar më 17 qershor 2016 nga parlamenti turk dhe është i vetmi subjekt i autorizuar për ofrimin e shërbimeve arsimore jashtë vendit. “Edukimi është arma më e fortë që ne kemi për të ndryshuar botën. Fondacioni Turk Maarif synon të edukojë fëmijët me mendje të bukur dhe shpirt të dëlirë me qëllimin që të jenë udhëheqës të suksesshëm, me integritet, ndershmëri dhe modesti” tha Drejtori për Shqipërinë, Z. Fatih Cankurt

 ??  ??
 ??  ?? Foto nga Ceremonia e Diplomimit të University of New York Tirana 2019
Foto nga Ceremonia e Diplomimit të University of New York Tirana 2019
 ??  ?? Foto nga New York Basic Education
Foto nga New York Basic Education
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania